Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

Ne konkursin nderkombetar te Neuroshkencave qe do te zhvillohet ne gusht te ketij viti ne San Diego te Kalifornise, Italia do te perfaqesohet nga i riu shqiptar Klajdi Zeneja.
klajdi-zeneja.jpg

Gjimnazisti me origjine nga Elbasani e me banim prej pese vjetesh ne Itali, fitoi Olimpiaden kombetare duke mundur 14 konkurentet e tjere te zgjedhur nga i gjithe vendi.

Te rinjte iu pergjigjen pyetjeve te nje jurie teper te specializuar dhe diskutuan mbi organizimin dhe komunikimin mes neuroneve, per proçeset e kujteses, funksionimin e kores se trurit e per origjinen e semundjeve qe e prekin ate.

18 vjeçari shqiptar, i cili deshiron te behet mjek neurolog pas studimeve universitare, u vleresua per angazhimin dhe njohurite e tij te gjera. Sfida e tij me e afert eshte konsursi ne Shtetet e Bashkuara, ku Klajdi do çoje dhe pak Shqiperi
tch
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

Sukses Klajdi:) Ishalla mer nje vend te mire, i cili do e ndihmoj te hy ne nje fakultet te mire te bej realitet endrren e tij:)
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

jemi rrac e zgjut ne :D
vetem qe e shumta e personave nuk aplikohen sic duhen
me behet shum qefi per te
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

po c'shqiperi do coje ai aman...po perfaqeson italine, i lumte djalit, lart e me lart studentet tane jashte:)
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

Nuk i thot asnjeri atij KLAJDI ITALIANI...por eshte Klajdi SHQIPTARI... edhe nqs ne konkurs reprezenton Italine, ai ngelet shqiptar...
Edhe eshte nje motiv krenarie qe ka mendje te tilla me prejardhje nga Shqiperia edhe pse nuk jetojne atje...
Pastaj gjithe studentet qe studjojne jashtetin reprezentojne Shqiperine... edhe nqs ne konkurse vene me shtetin ku studjojne...
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

shyqyr qe erdhi kjo dite qe te dalin talentet shqiptare neper bote
 
Titulli: Gjeniu shqiptar i neuroshkencave

Gjeniu shqiptar i neuroshkencave -


"Dua të studioj trurin e njeriut"


Klajdi Zeneja, adoleshenti nga Elbasani fiton konkursin e neuroshkencës në Itali Klajdi nga Elbasani, në gusht, në Kaliforni mes më të mirëve në botë. Atje do përfaqësojë edhe Shqipërinë


Një "gjeni" në neuroshkencë. Klajdi Zeneja nga Elbasani ka mundur bashkëmoshatarët e tij në Itali dhe ka dalë i pari në Olimpiadën e organizuar në këtë vend. Pasi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve në konkursin e neuroshkencës ka fituar vendin e parë si nxënësi absolut dhe që nuk ka bërë asnjë gabim gjatë përgjigjeve. Në këtë mënyrë, ai ka fituar të drejtën që në gusht të shkojë në Kaliforni për të konkurruar me studentët më të mirë në të gjithë botën. Ne kemi kontaktuar me Klajdin për të na rrëfyer emocionet e garës dhe ëndrrën për tu bërë mjek neurolog. Në atë konkurs, shprehet ai, nuk do përfaqësoj vetëm Italinë por, edhe Shqipërinë. Për Klajdin ka qenë hera e parë që merrte pjesë në një konkurs të tillë dhe tregon se konkurrenca nuk ishte e pakët, kur ka dëgjuar emrin e tij si fitues është emocionuar dhe në ato momente nuk e ka besuar. ثndrra i tij është të studiojë trurin e njeriut, ndërsa pasioni, muzika, madje premton se shumë shpejt do të formojë një grup muzikor me miqtë në Itali. Bashkëmoshatarët e tij i këshillon të impenjohen në qoftë se duan të arrijnë diçka. Sipas Klajdit, nuk mjafton vetëm talenti...

Klajdi, lajmi që keni dalë i pari në Olimpiadën Kombëtare në Itali ka ardhur edhe në Shqipëri, si ndiheni për këtë fakt?

Nuk mund ta mendoja se lajmi do të mbërrinte edhe në Shqipëri. U gëzova shumë kur mora urimet nga familjaret e mi në Elbasan, por sidomos kur shumë shqiptarë nga Italia dhe SHBA me kontaktuan në Facebook dhe me thanë se ndjehen krenar për fitoren time në konkursin kombëtar në Itali dhe unë shpresoj të vazhdoj t'i bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen edhe në San Diego.

Besoj se nuk është herë e parë që merrni pjesë në Olimpiada, na tregoni pak për këto eksperienca?

Kjo është hera e parë që marrë pjesë në një Olimpiadë të neuroshkencave dhe është një eksperiencë shumë e veçantë, të cilës i jam përkushtuar dhe do të vazhdoj t'i përkushtohem edhe në konkursin internacional.


Si ishte konkursi, i vështirë...?

Konkursi ishte shumë i vështirë për shkak të konkurrencës të studentëve të tjerë, të cilët ishin shumë të përgatitur dhe në fakt gjatë provës nuk mendoja që do të arrija të fitoja kundër tyre.
Lajmin që keni fituar Olimpiadën e morët në moment apo...?
Faza e fundit e garës u zhvillua me eliminim direkt midis 5 studentëve që u kualifikuan për pjesën e fundit të kompeticionit. Në këtë fazë na u bënë 5 pyetje, pas të cilave fitonte konkurrenti që kishte bërë më pak gabime dhe në fund njoftuan që fituesi isha unë, pasi nuk kisha bërë asnjë gabim. Në atë moment nuk e besoja dot që kisha fituar, isha shumë i lumtur.
اfarë ju pëlqen te neuroshkenca dhe cila është lënda juaj e preferuar?
Me pëlqeu nga fillimi funksionimi i trurit të njeriut dhe është për këtë arsye që vendosa të marr pjesë në këtë konkurs. Në fakt, lënda ime e preferuar është biologjia, sidomos dega e anatomisë.

Na tregoni pak për shkollën që vazhdoni atje dhe a ka nxënës të tjerë si puna juaj?

Këtu në Brescia studioj në vitin e katërt në liceun shkencor "Calini" që zgjodha, sepse mendoj të vazhdoj universitetin e Mjekësisë. Shokët e mi, Caterina Gallizioli dhe Michele Zubani, studiojnë në të njëjtën shkollë dhe në konkurs u kualifikuan si i dytë dhe i tretë.

Sa kohë u bë që jeni në Itali?

Në Itali kam ardhur rreth 6 vjet më parë.

Nxënës i mirë jeni bërë atje apo ke qenë edhe këtu?

Jam impenjuar në studimet, si në Shqipëri ashtu dhe në Itali. Mendoj se është i rëndësishëm studimi konstant për të arritur rezultate.


Jeni i përgatitur për të marrë pjesë në konkursin e Kalifornisë, ku do të përfaqësoni Italinë?


Për konkursin internacional që do të zhvillohet në datat 12-15 gusht po studioj disa kapituj për sëmundjet e sistemit nervoz.


Mendoni se do të fitoni ndonjë çmim edhe atje, apo pse jo të dilni edhe i pari?

Shpresoj të fitoj diçka edhe në Kaliforni, por do të jetë shumë e vështirë, sepse do të konkurroj me studentet më të mirë në botë, megjithatë do të përpiqem të kualifikohem sa më mirë dhe ndoshta të fitoj.

Klajdi, ju e keni ndarë mendjen për çfarë do t'i vazhdoni studimet?
Mendoj të vazhdoj universitetin për Mjekësi dhe me pas të specializohem në Neurologji, ky është projekti im për të ardhmen.
Sa kohë në ditë qëndroni duke studiuar?
Nuk kam një orar të caktuar për studimin. Studimi duhet të jetë konstant gjatë kohës dhe jo i përqendruar në një periudhë të shkurtër, mendoj që kjo është mënyra më e mirë e studimit, sepse memoria ka nevojë për studim konstant për të fiksuar informacionet.

Mendoni se këtë sukses e keni nga të lexuarit apo edhe dhunti?

Besoj se talenti i vetëm nuk mundet të arrijë rezultate të larta pa përkushtimin e duhur. Unë nuk jam Albert Einstein i ri dhe mendoj se as ai, megjithëse është gjeniu më i madh i historisë, ka elaboruar Teorinë e Relativitetit në një ditë. Pra, edhe Einstein është impenjuar në degën shkencore që më shumë i pëlqente: Fizika. Fitorja ime është rezultat i leximit, studimit dhe jo vetëm i dhuntisë.
Me çfarë merreni tjetër në kohë të lirë?
Kohën e lirë e kaloj me shokët ose duke bërë praktikë me kitarën. Tani është akoma herët, por shpresoj që një ditë do të ndërtoj një grup muzikor me shokët e mi.
اfarë u këshilloni bashkëmoshatarëve të t'u këtu në Shqipëri që të kenë të njëjtin suksese si ju?
U këshilloj bashkëmoshatarëve të mi që të impenjohen për të realizuar dëshirat e tyre në çdo degë, sepse vetëm talenti shpesh nuk mjafton për të arritur rezultate të larta.

Ju jeni shqiptarë që do të përfaqësoni Itali në këtë konkurs, nuk iu vjen pak keq që nuk do të përfaqësoni Shqipërinë?

Në Kaliforni nuk do të përfaqësoj vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë. Më vjen keq që në Shqipëri nuk organizohen olimpiada të tilla, sepse do të ishin një mundësi e veçantë për të gjithë shqiptarët e talentuar. Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top