Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares, 3 viktima nga shembja e pallatit

vitk

Anëtar i Respektuar
c
Trupi i vajzës është gjetur në afërsi të trupit të nënës së saj, Valbona Dalani, 35-vjeçare që u gjet në mesditë

K.Kotorri/E.Bani/K.Thanasi
Hene, 10 Nentor 2008 14:46:00

Gjirokastër- Gjendet nën rrënoja trupi i vajzës 13-vjeçare, Anxhela Dalani. Sipas burimeve zyrtare nga vendi i ngjarjes, trupi i vajzës është gjetur i pajetë dhe është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e pallatit të shembur në lagjen “11 janari” në Gjirokastër.

Trupi i vajzës është gjetur në afërsi të trupit të nënës së saj, Valbona Dalani, 35-vjeçare që u gjet në mesditë. Sipas shefit të zjarrfikëse në Gjirokastër, Dilaver Laci, trupi i vajzës është i padëmtuar. “Trupi i pajetë është gjetur pranë të ëmës, në një largësi 5-6 metër larg saj”- tha ai.

Trupi i pajetë është transportuar me autoambulancë në drejtim të spitalit, ku pritet që t’i nënshtrohen autopsisë. Me nxjerrjen e kufomës së vajzës, shkon në tre numri i viktimave dhe mendohet se i është dhënë fund operacion të kërkimit nën rrënoja.

12.38
Gjendet kufoma e dytë nën rrënojat e pallatit, nxirret 35-vjeçarja Valbona Dalani

Identifikohet viktima e dytë e ngjarjes së rëndë në Gjirokastër. Nën rrënojat e pallatit 5 katësh të shembur mesditën e djeshme u gjet pak më parë trupi i pajetë i 35-vjeçares Valbona Dalani.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, po punohet për nxjerrjen e padëmtuar të trupit. Specialistët që janë duke punuar për nxjerrjen e trupit të tretë, të vajzës, Anxhela mendojnë se janë afër gjetjes, për faktin se ato kanë qenë të dyja bashkë. Mëgjithatë kërkimet vijojnë.

12.30
Vijojne kerkimet per gjetjen e dy banoreve, nene e bije
Disa ore pas gjetjes se trupit te pajete te banores Parashqevi Zoto, 65-vjec, specialistet jane ende duke punuar ne vendin e ngjarjes per te gjetur trupat e dy shtetaseve te tjera, nene e bije, Valbona dhe Anxhela Dalani. Ende asnje shenje per gjetjen e tyre, nderkohe qe puna po vijon edhe pse ne kushte te veshtira. Nen rrenoja po germohet me shume kujdes per te shmangur mundesine e rrezimit te pjeses se mbetur te pallatit, e cila rrezikon shembjen.

Nxirret nga rrenojat trupi i pajete i 65-vjecares
10.04
Gjirokastër- Nga rrënojat e pallatit të shembur është nxjerrë trupi i parë i pajetë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se vetëm pak më parë është nxjerrë trupi i pajetë i Parashqevi Zotos, 65-vjeç.

“Trupi i gruas u gjet në anën perëndimore të pallatit, në krah të qytetit të Gjirokastrës” – thanë burimet.

Ata që janë duke punuar në vendin e ngjarjes janë duke nxjerrë tani nga rrënojat trupin e pajetë, ndërkohë që në vend është afruar edhe autoambulanca për të marrë trupin e saj.

ora.08.05
Tragjedi e paralajmeruar

Ankesat e banorëve të pallatit 5-katësh në vesh të shurdhër. Prençi: Shoqëruam edhe punonjës të Bashkisë

Banorët i dërguan peticion kryetarit të Bashkisë, Bime, për të ndaluar punimet në pallatin e ri

GJIROKASTثR- Një tragjedi e paralajmëruar ishte ajo e djeshmja në Gjirokastër. Ankesat e njëpasnjëshme dhe peticionet e banorëve, siç ka ndodhur shpesh në këtë vend, shkuan në “vesh të shurdhër”. U desh shembja e një pjesë të mirë të pallatit, me tre persona, mes tyre një fëmijë, nën gërmadha për të kuptuar se rreziku që banorët paralajmëruan vlente më shumë sesa nevoja për ndërtime.

Një rrezik që nisi pak kohë më parë, përfundoi tragjikisht mesditën e djeshme kur një pjesë e një pallati në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër u shemb dhe për pasojë u plagosën disa banorë ndërsa tre persona mbetën nën rrënoja. Tragjedia edhe mund të shmangej, nëse kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, do të kishte marrë në konsideratë peticionin e banorëve të pallatit apo nëse do të zbatoheshin procedurat e domosdoshme në fushën e ndëtimeve.

Hetimi

“Nga deklarimet e marra prej shumë banorëve të pallatit mësuam se pak kohë më parë, ata ishin ankuar, madje kishin bërë edhe një peticion, të cilin ia dërguan kryetarit të bashkisë, për të mos lejuar ndërtimet pranë pallatit, duke kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit”, -u shpreh mbrëmëpër “Shekullin” drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Ndërkohë, në deklaratën e dhënë për gazetën, Prençi u shpreh se deri në orët e vona të mbrëmjes, janë marrë shumë deklarime si dhe po mbahen të shoqëruar 15 persona, mes të cilëve përfaqësues së firmës së ndërtimit, punonjës të zyrës së urbanistikës dhe punonjës pranë bashkisë. “Janë ngritur dy grupe pune, një nga antikrimi ekonomik-financiar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe një grup nga policia e Gjirokastrës, të cilët po hetojnë me intensitet ngjarjen.

Deri më tani janë marrë shumë deklarime si dhe aktualisht janëshoqëruar 15 persona, dhe priten arrestime”,- shtoi më tej Prençi. Sipas tij, janë sekuestruar dokumentet e firmës së ndërtimit, si projektimi, zbatimi etj, të cilat do të verifikohen nga grupi hetimor.

Emergjencat

Për të bërë të mundur nxjerrjen e të paktën tre personave nga rrënoja u angazhuan punonjësit e emergjencave të mbërritura nga Tirana e Greqia. “Janë tre persona që rezultojnë që u mungojnë familjeve të banorëve të pallatit dhe mendohet se janë nën gërmadha, por ende nuk dihet nëse ka të tjerë persona duke llogaritur mysafirë të ndonjë familjeje, kalimtarë apo edhe punonjës të firmës”,- u shpreh për “Shekullin” drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

Sipas tij, është lokalizuar vendi ku mendohet të jenë tre të humburit, por është i vështirë kërkimi në rrënoja pasi do të priten hekurat, betonat gjë e cila të kushton kohë. Në kërkime janë angazhuar shumë punonjës, të cilët nuk do të vazhdojnë të largojnë gërmadhat edhe gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, deri në gjetjen e personave.

Policia shoqëron mbi 15 punonjës të kompanisë që kryente ndërtimin dhe punonjës të bashkisë

Kapen në kufi me Greqinë 2 inxhinierë të firmës "Arti"

GJIROKASTثR- Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, Prokuroria dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër nisën hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën atë. Pas evakuimit të banorëve, organi i akuzës shpërndau fletët e shoqërimeve për drejtuesit e firmës “Arti ndërtim sh.p.k”, e cila po kryente punimet disa metra më poshtë pallatit që u shemb, buzë rrugës kombëtare Gjirokastër – Kakavijë.

Deri në mbrëmje, nga ana e policisë u shoqëruan për t’u marrë në pyetje 15 vetë, mes të cilëve inxhinierë dhe drejtues të firmës zbatuese, e cila po merrej me ndërtimin e pallatit të ri. Ndër emrat e firmës përmenden Kristo Ristani dhe Filip اami. Të dy ata u ndaluan në pikën kufitare të Kakavijës, pak pas tragjedisë, ndërsa tentonin që të kalonin në shtetin fqinj.

Por burimet e policisë u shprehën se këta dy persona nuk ishin të vetmit. Ndërkaq, mësohet se u shoqërua edhe Sotiraq Janora, drejtues ligjor i “Arti ndërtim sh.p.k”, Gjergji Meçiu, drejtues teknik, si dhe Njazi اobani. Megjithatë, në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Nga ana e organit të akuzës mësohet se po hetohet për të parë nëse firma zbatuese ka marrë masat e duhura për mënyrën e kryerjes së punimeve, për të mbrojtur pallatin ngjitur me vendin e ndërtimit, që të mos shembej.

Punimet për ndërtimin e pallatit të ri kanë filluar prej pak kohësh. Mësohet se në muajin gusht, projekti i paraqitur mori miratimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Gjirokastër. Firma zbatuese “Arti ndërtim shpk” me drejtues ligjor Sotiraq Janora e drejtues teknik Gjergji Meçiu, si dhe kontruktor Luan Bufi po punonte në momentin kur u shemb pallati.

Mendohet se terreni jo i favorshëm dhe gërmimet e vazhdueshme sollën çarjen e tokës në një sipërfaqe të madhe dhe më tej edhe rrëzimin e pallatit, që ndodhej në majë të një kodre.

Herë pas here, frika për shembjen e pjesës së mbetur të pallatit ka bërë që ekipet e shpëtimit të ndërpresin punën

Tragjedia, kërkime nën rrënoja edhe natën

Forcat e policisë greke mbërritën në mesditë në vendngjarje për të ndihmuar nxjerrjen e trupave nga rrënojat

GJIROKASTثR- Dëmtimi i rëndë i asaj pjese të pallatit të mbetur në këmbë ka mbajtur peng për një kohë të gjatë nisjen e operacionit të kërkim-shpëtimit. Rreziku i shembjes nga momenti në moment e për rrjedhojë edhe frika e të tjerave viktimave i ka bërë autoritetet të hezitojnë për një kohë të gjatë, si dhe të sprapsen shumë herë nga gërmimet. Ka qenë kjo dilema që ka filluar dhe ndërprerë kërkimet.

Rreth orës 13:35 nisën kërkimet e para, por ato u ndërprenë pas 20 minutash, për shkak të lëkundjeve në pjesën e mbetur të pallatit. “ثshtë një gjendje shumë kritike. Nuk mund të ndërhyjmë ende, pasi nëse preken rrënojat, mund të bjerë edhe seksioni tjetër i pallatit”,- është shprehur dje në mesditë prefekti Spiro Ksera.

E ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po tentonin të gërmonin në kërkim të të zhdukurave, ka pasur kontakte të vazhdueshme me palën greke për një ndihmë më të specializuar. Këta të fundit shprehën gatishmërinë e tyre për të dërguar 100 forca të specializuara nga Janina në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Disa orë i janë kushtuar ekzaminimit të plotë të vendgjarjes dhe gjetjes së mënyrës për të ndërhyrë për nxjerrjen e trupave. Ekspertët grekë mbërritën rreth orës 15:30 të pasdites dhe nisën menjëherë operacionet, fillimisht me një qen policie. Në orën 16:00 të pasdites së djeshme, qeni ka lokalizuar vendin ku ndodheshin dy trupa, që dyshohet sei përkisnin anëtarëve të familjes Dalani: Valbona dhe Anxhela.

Ndërkaq, personi i tretë i identifikuar si e zhdukur është Parashqevi Zoto, rreth 65 vjeçe. Të zhdukurit rezultojnë të jenë në një thellësi prej pesë metrash, çka i ka bërë thuajse zero shpresat se mund të jenë ende gjallë.

Qeni i policisë, i sjellë nga forcat greke ka identifikuar dy vende poshtë të cilave mund të ndodhen të zhdukurat. Por edhe pas këtij momenti, ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë.

Megjithatë, forcat shqiptare dhe ato greke kanë vazhduar të gërmojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pa gjetur ende asnjërën prej viktimave. Autoritetet lokale të Gjirokastrës pohuan dje pasdite se operacioni do të vazhdojë edhe gjatë natës, pa ndërprerje, për të gjetur nën rrënoja trupat e munguar.

Ndërkaq, pritet që pasi të nxirren trupat, të bëhet edhe shembja e pjesës tjetër të pallatit, i cili vazhdon të jetë në rrezik shembjeje nga çasti në çast. Forcave që janë marrë me operacionet e kërkim-shpëtimit nuk u janë ndarë për asnjë çast familjarët e tre të zhdukurave, të cilët kanë pritur fillimisht me shpresë gjetjen e tyre, e më pas me ankth për një mort të tmerrshëm, që sapo ka filluar.

Kronologjia e ngjarjes çast pas çasti

11:45 – Shemben dy seksione të një pallati në lagjen “11 Janari”

11:50 – Në sektorin operativ të policisë mbërrin njoftimi për ngjarjen e ndodhur, çka vuri në lëvizje uniformat blu, mjekët, zjarrfikëset

12:30 - Familjarët ankohen se nuk po gjejnë të afërmit e tyre, ndërsa bëhet e ditur se janë shpëtuar 15 vetë, ndërsa katër rezultonin në gjenjde të rëndë dhe u dërguan për në spital.

13:30 – Një ekip prej shtatë personash u nis nga Greqia për të ndihmuar policinë shqiptare për fatkeqësinë e ndodhur

13:45 – Për në vendngjarje nisen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, krerë të departamentit të emergjencave, si dhe ministri i Energjitikës, Genc Ruli, njëkohësisht deputet i zonës.

14:10 – Mbërrin me helikopter në vendngjarje kryeministri Berisha për të inspektuar zonën. Ai premtoi se të gjithë përgjegjësit do të viheshin para drejtësisë dhe se do të jepej ndihmë për banorët e pallatit.

14:30 – Nga Tirana nisen specialistë për të dhënë ndihmën e tyre. Spitali i Gjirokastrës qëndroi gjatë gjithë kohës në gjendje gatishmërie. Në spital në këto momente ndodhej vetëm njëri prej të plagosurve.

15:00 – Bëhet e ditur se nën rrënoja ndodhen tre vetë, mes të cilëve një fëmijë. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ndaluan në kufi, në Kakavijë, përfaqësues të firmës që po ndërtonte një pallat pranë pallatit që u shemb dhe që dyshohet të ketë punuar keq nën themele, çka shkaktoi edhe tragjedinë.

15:10 – Dyshohet se edhe një familje e tërë ka mbetur mes rrënojave

15:50 – Rifillojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur personat e humbur. Në ndihmë edhe një qen i sjellë nga forcat greke të mbërritura në vendngjarje

17:34 – Në polici shoqërohen nëntë persona. Mes tyre inxhinierë të firmës së ndërtimit, të cilët janë marrë në pyetje lidhur me punimet, si dhe me shkaqet që çuan në shembjen e pallatit.

18:30 – U konfirmua se një nga familjet që dyshohej se ishte nën rrënoja, ishte gjallë dhe ndodhej në Tepelenë. Familja përbëhej nga nëna dhe dy vajzat

19:27 - Numri i të shoqëruarve nga policia shkoi në 12. Në vendngjarje mbërrin edhe kreu i PS-së, Edi Rama

20:30 – Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, u shpreh se do të merren masa për të ndihmuar banorët, të cilët janë përfshirë nga fatkeqësia

PRONONCIMET

Ministrja Godo

I është dhënë ndihma personave të lënduar. ثshtë një traumë e madhe, kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Jemi të trembur pasi mund të ketë ende persona nën rrënoja dhe shpresojmë që të jetë gjallë, pasi është një ngjarje shumë e rëndë. Do të merren masa për mbështetje. ثshtë një baba që ka humbur gruan dhe fëmijën, ende nuk gjendet fëmija tjetër. Do të dërgojmë një grup psikologësh për të ndihmuar familjarët

Kryeministri Berisha

Do të ketë hetim të plotë të gjthanshëm për të nxjerrë çdo përgjegjësi të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë. E gjithë kjo, ju siguroj, do të jetë objekti i një hetimi të plotë. Por, të bëjmë çdo gjë për të shpëtuar ata shpirtra që ndodhen nën rrënoja. Nuk përbën problem hetimi, sepse ata do të vendosen në hotel. Problemi është të gjenden ata personat që janë nën rrënoja. Problemi më madhor janë ata që kanë humbur njerëzit. Do të priten mendime ekspertësh për këtë gjë, për shembjen e pallatit, i cili në fakt është spostuar vetë disa metra.

Kryesocialisti Rama

“ثshtë pa asnjë lloj dyshimi një trishtim i madh që të shohësh jetë njerëzish të pafajshëmtë mbetetn nën rrënoja dhe natyrisht lind edhe revolta për të kërkuar që autorët të vihen para përgjegjësisë. ثshtë një rast që duhet hetuar deri në fund, në mënyrë që ata që e shkaktuan të vihen para përgjegjësisë dhe që kjo ngjarje të zbardhet deri në fund”. Rama u shoqërua në Gjirokastër nga Gramoz Ruçi

SHKAKU/ Mësohet se gjatë mbledhjes së KRRT-së ka pasur kundërshtime për mosdhënien e lejes së ndërtimit

Kryetari i Bashkisë, asnjë shpjegim për lejen e ndërtimit

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, tha se banorët të cilët ishin të përfshirë në fatkeqësi do të ndihmoheshin me të gjitha mjetet e duhura. Por, i kontaktuar me telefon nga gazeta “Shekulli”, me shprehjen “Tani jam në vendngjarje”, Bime nuk pranoi të komentonte asgjë. Ndërkaq mbetet ende për t’u zbardhur përgjegjësia e vetë kryetarit të bashkisë për fatkeqësinë e ndodhur.

Përgjegjësia për dhënien e lejeve të ndërtimit, në fakt, është e vetë kryebashkiakut, në një kohë që një mbikëqyrës i vendosur nga bashkia duhet të kishte qenë i pranishëm ndërsa vijonin punimet. Vendosja e piketimeve dhe mbrojtja e themeleve të pallatit përkrah është një nga kriteret e domosdoshme që duhet të kryente firma ndërtuese për të vazhduar më pas punimet për ndërtimin e një pallati tjetër.

Burime të sigurta kanë bërë të ditur se në kohën e dhënies së lejes së ndërtimit për këtë pallat, gjatë mbledhjes së KRRT-së së bashkisë, tre prej inxhinierëve, anëtarë të këtij organizmi, e kanë kundërshtuar me forcë lejimin e këtij ndërtimi të ri. Por, gjithsesi, për pallatin është dhënë miratimi dhe pak kohë më parë nisën edhe punimet, që sollën më tej edhe ngjarjen e rëndë.

Ndërkaq, kryebashkiaku në linjë telefonike, në tentativën për të kërkuar shpjegime për këto procedura, tha vetëm: “Nuk është koha e përshtatshme tani. Jam në vendngjarje. Po kërkohet për nxjerrjen e dy trupave…”Ndërsa policia ka shoqëruar 12 persona, të cilët janë marrë në pyetje. Të gjithë të shoqëruarit janë drejtues, inxhinierë e projektues të firmës “Alti ndërtim shpk”.

Strehimi i banorëve

Pas ngjarjes së rëndë dhe problemeve në lidhje me operacionet e kërkim-shpëtimeve, një tjetër çështje e nevojshme për t’u zgjidhur ka qenë ajo e strehimit.

Megjithëse, institucionet janë angazhuar dhe kanë siguruar për akomodim konviktin e djemve të universitetit “Eqrem اabej” dhe hotel-turizmin, natën e parë pas tragjedisë banorët kanë preferuar ta kalojnë pranë të afërmve të tyre, duke u shprehur të pakënaqur me strehimin e ofruar.

Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, u shpreh: “ثshtë një ngjarje e paprecedent. Ne si pushtet vendor do të marrim të gjitha masat për të akomoduar dhe në mënyrë sa më komode familjet e prekura nga tragjedia, krahas ndihmës që do të ofrojë pushteti qendror”.

-----------------------------------------------------------

Fier, në rrezik shembje një godinë dykatëshe

FIER - Në qendër të qytetit të Fierit ndodhet një godinë dykatëshe, e cila dikur shërbente si zyrë e ndërmarrjes tregtare të ushqimit social të këtij qyteti. Në kushtet ku askush nuk është kujdesur prej shumë vitesh, kati i dytë i saj, është shkatërruar plotësisht, tavani është shembur, ndërsa çatia, si dhe muret anësore të tij paraqesin rrezik shembjeje.

Por në ambientet e katit të parë të këtij objekti ndodhen rreth 20 dyqane të artikujve të ndryshëm. Duke qenë se ky treg ndodhet në qendër të qytetit, në çdo orë të ditës ai është i tejmbushur me qytetarë që blejnë ose kalojnë në të tri rrugët që rrethojnë këtë objekt, të cilat të çojnë në qytet. Në këto kushte, rreziku është shumë i madh për qindra qytetarë që kalojnë aty.

Tregtarët, për të mbajtur familjen, rrezikojnë jetën e tyre. “Nuk kemi ku të shkojmë”, -shprehen disa prej tyre, që nuk dëshirojnë të identifikohen. Disa prej tregtarëve edhe kanë investuar për të mbajtur dyshemenë e katit të dytë nga ndonjë shembje e mundshme, ndërsa të tjerë kanë përforcuar muret. Por duket se kjo nuk është zgjidhja, pasi një vështrim në katin e dytë të sjell në realitet dhe ndërmend të shkon tragjedia. Masat urgjente duhet të merren, ndërsa vetë tregtarët janë të ndërgjegjshëm se për çdo vit që kalon e rrezikojnë jetën e tyre edhe më shumë.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top