Gjendet i vdekur narkomani

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Gjendet i vdekur narkomani

2230.jpg


Natën e së premtes policia ka gjetur të vdekur një narkoman 38-vjeçar nga Ferizaj.

E diel, 07 Dhjetor 2008 13:12

Policia thotë se për këtë rast është informuar nga një qytetar rreth orës 22 e 15 minuta të së premtes.

Qytetari, emri i të cilit nuk bëhet i njohur nga policia, i ka thënë policisë se në një shtëpi të pabanuar, në rrugën "Sejdi Sejdiu", gjendet i shtrirë një person. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes bashkë me njësitin e emergjencës nga spitali i qytetit. Sipas policisë, mjekët në vend të ngjarjes kanë konstatuar se narkomani ishte pa shenja jete.

Policia për këtë rast ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, i cili ka autorizuar Njësitin e Hetimeve Regjionale që të merret me këtë rast. Sipas policisë në Ferizaj, në vend të ngjarjes ka dalë edhe ekipi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku është bërë edhe ekzaminimi fillestar i trupit të narkomanit të vdekur.

Në raportin e saj, policia thotë se bëhet fjalë për një person mashkull, kosovar, i përkatësisë ashkalinje, për të cilin dyshohet se ka qenë konsumues i drogës, ndërsa në vendin ku është gjetur i vdekur, janë gjetur edhe dëshmi materiale për këtë.

Ndryshe nga polica, përfaqësuesit e ashkalinjve në Ferizaj thonë se narkomani i vdekur nuk është nga komuniteti i tyre. "Nuk kemi të evidencuar asnjë person nga komuniteti ynë që të jetë konsumues i drogës. Njerëzit tanë mund të vdesin nga mungesa e bukës, por për konsumim droge, jo", ishte komenti i shkurtër i kryetarit të partisë Bashkimi Demokratik i Ashkalinjve, Danush Ademi.

Se narkomani i gjetur i vdekur nuk është nga komuniteti i ashkalinjve, këtë e ka konfirmuar edhe nënkryetari i PDAK-së, njëherazi zëvendëskryesues i KK të Ferizajt, Rexhep Bajrami. Se bëhet fjalë për një qytetar rom, këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtorisë komunale për Komunitete, Hyzri Hasani.

Burime të konfirmuara mirë thonë se bëhet fjalë për një qytetar të përkatësisë rome, përkatësisht për Refik Mehmetin, 38-vjeçar, i cili këtë vit është kthyer nga vendet e treta, ku kishte qëndruar si refugjat. Po këto burime thonë se ai është kthyer pikërisht për shkak të përdorimit të drogës.

Sipas policisë në Ferizaj, trupi i pajetë i narkomanit është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë. Ndryshe, kohë më parë në "Express" është shkruar se si narkomanët në Ferizaj po i shfrytëzojnë shtëpitë e braktisura të serbëve, të cilat gati janë shndërruar në objekte ilegale për ta. /gazeta express/
 
Titulli: Gjendet i vdekur narkomani

boh si perfundojne keta njerez :(
 
Titulli: Gjendet i vdekur narkomani

kjo koka lajm nga kosova e jo shqiperia :p :D


sidoqoft . kta narkomanat vet e lypin vet e gjejn :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top