"Gjaku i Shqiptarit, qendron vec atij te turkut".

Lauri

Anunnak
"Gjaku i Shqiptarit, qendron vec atij te turkut".

"Faleminderit Turqi” – Poezi nga Naser Aliu

„Fiat lux!“

»Perandoria osmane pengoi shkrirjen në sllav e grek«
tha ai, madje me mburrje…
Arsyetim:
Menjëherë pasi na përqafuan, na i morën kockat tona dhe i morën nga varri…
Të nesërmen, të nesërmen
Aty rreth orës tetë, në shekullin XV, pas vapës së madhe
Perandoria hapi shkolla fillore
Në fillim vetëm fillore
Pasi u mendua ajo pak dhe foli vet me vete
Një shekull më vonë, të premten e acartë: Shkolla të mesme
Kur pa se ishte mirë, u kënaq
Shekullin tjetër, në orën nëntë, pas kafjallit perandorak në Krujë: Shkolla të larta
Kur mori vesh se vetëm kështu mirëmbahet shqiptarizmi
Shekull më vonë, në orën dhjetë, në Janinën skofiare: Universitet
Shekullin pak para se të ikte: Akademinë e Arteve dhe të Shkencave, në Nish
Shekulli XX, pak para orës dymbëdhjetë, një ditë me shi e furtunë, iku ajo nëpër Shkupin shqiptar
Iku ajo e na la me pallate, ura dhe rrugë të mira, qindra biblioteka të mbushura deri në tavan
Ne, ne e përcollëm me lot në sy dhe të trullosur i ngarendëm pas, pas i ngarendëm asaj

Me Perandorinë ikën edhe shumë shqiptarë nga Kruja, Janina, Prizreni, Manastiri e Presheva
Jo vetëm si kocka, por edhe si mish, të shkrirë në osmanli
Kështu Perandoria mëmë sprapsi ndryshimin në grek, në sllav!

Ah, sikur të mos kishim përjetuar dashurinë tënde moj
Nuk do t´ishim zgjuar pas pesë shekujve vetëm me një meshar në raft!

Stacionet

Romë
Stamboll

Stalingrad
Beograd

Enverburg
Strasburg

Fati

Arbëreshi i parë iku nga pushtuesi turk
Shqiptari i dytë nga diktatura staliniste
I treti nga “barazia” titiste
I katërti nga demokracia shqiptare
I pesti nga diktatura serbe
I gjashti nga demokracia kosovare
I shtati stërvitet për t´i braktisur pampersdemokracitë tona
T´i bashkëngjitet arbëreshit të parë, shqiptarit të dytë, të tretë, të katërtë, të pestë dhe të gjashtë!

Për gjashtë ditë Zoti krijoi universin
Të shtatën pushoi
Për gjashtë ditë vendi gati zbrazet
Edhe të shtatën shqiptari me strajcë në dorë!

* Në librin “Me shqiptarët e Turqisë”, Fatmir Selimi. studiuesi shqiptar nga Kosova, pas dhjetë vjetëve kërkime në Turqi konstaton se atje jetojnë 10-15 milion shqiptarë…Lufta e Kosovës dëshmoi se ata nuk ndjehen më shqiptar…Sikur Turqia të na kishte dashur më pak, do t´ishim mbi 15 milion shqiptarë në Ballkan: Lufta e Kosovës nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe shteti Shqiptar, do t´ishte ndoshta më i madhi në Ballkan…"
 
Titulli: "Gjaku i Shqiptarit, qendron vec atij te turkut".

"E felliqura Turqi shqiptaret i ka rjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia. Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…"

Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Cercizi shkruan tekstualisht;
"Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nga errësira, si jeta nga vdekja!”

Nga Cerciz Topulli “Leter e nje memedhetari “ (botuar ne Gazeta “Drita”, Sofje 1906)
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top