Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjakova hap dyert për shkodranët

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Gjakova hap dyert për shkodranët
Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të goditura nga vërshimet në qarkun e Shkodrës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi qytetarëve që e ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipëri.

Dje, komuna e Gjakovës ndau 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shqipëri. /rel/

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë

Komuna e Podujevës në mbledhjen e saj të parë konstituive të mbajtur sot me iniciativën e kryetarit të ri të kësaj komune Agim Veliu dhe me përkrahjen e të gjithë këshilltarëve komunalë, ka vendosur që pas vërshimeve të fundit që e kanë kapluar Shqipërinë, si shenjë solidarizimi me popullin shqiptarë të zonave të prekura nga vërshimet në Shqipëri të ndaj një shumë të hollash nga buxheti i saj me vlerë prej 20 mijë eurosh.

Vërshimet e fundit në Shqipëri po përcillen me vëmendje edhe në Kosovë, pritet që shumë shpejtë edhe institucionet e tjera por edhe qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës t’iu dalin në ndihmë vëllezërve të Shqipërisë në përballimin e këtyre vërshimeve. /Telegrafi/

Prizreni ndan 15 mijë euro

Komuna e Prizrenit ka ndarë 15 mijë euro për tu dalë në ndihmë banorëve të zonës veriore të Shqipërisë.

Ymer Berisha, shef i Zyrës për Informim në KK të Prizrenit, ka bërë tëditur se përpos ndihmës me mjete financiare, që nga e shtuna do të fillohet edhe me grumbullimin e të mirave materiale - ushqimeve, prodhimeve higjienike dhe batanijeve, në bashkëpunim me komunitetin fetar dhe të biznesit në këtë komunë.

Komuna e Prizrenit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve nga Shqipëria, duke i dorëzuar ndihmat në pikat grumbulluese të ABI-Centre në Prizren.

Komuna synon të mbushë dhe të dërgojë javën tjetër dy kamionë të mëdhenj me ndihma për banorët e zonave të përmbytura, javën tjetër. /Koha/
 
Titulli: Gjakova hap dyert për shkodranët

Eshte per tu vleresuar ky sensibilizim i vllezerve te kosoves. Uroj qe ndjesimi ne te ardhmen te rritet dhe te jete i pranishem jo vetem ne momente te tilla.
 
Titulli: Gjakova hap dyert për shkodranët

Gjakova japim qdo gj e per vellezerit nga Shkodra e gjithe Shqiperia.Jemi te gatshem ti strehojme ne qdo kohe pasiqe edhe ata neve na kane strehuar gjate kohes se luftes.
 
Titulli: Gjakova hap dyert për shkodranët

i bjer sikur te ndimoje malta kinen kur ndihmon gjakova shkodren lol
 
Titulli: Gjakova hap dyert për shkodranët

Qka pe don me thon me kit san?
 
Titulli: Gjakova hap dyert për shkodranët

Buke ,kripe dhe zemer kjo eshte ajo qe shqiptaret e kane pjese te zakonit te tyre ,vertet per tu vlersuar .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back