Gjakmarja...

Fenomeni i gjakmarrjes cdo dite dhe me i thekusar ne Shqiperi sidomos ne veri . Familje te tera te ngujuara , femije te pashkolluar , femra qe bejne rolin e femres dhe te burrit per te mbijetuar , sy te perlotur , klithma, vuajtje , deshperim . njerez te pa shprese. te gjitha keto pasoja i sjell gjakmarrja .
Tani une ne fakt doja te beja nje pyetje . qe nqs per fatin e keq , dhe larg qofte . por thjesht po supozojme . do tu vrisin nje familjar pa motiv ose motive banale apo tjeter .
Si do te vepronit ne kete rast ?

Do ta conit drejtesine ju deri ne fund ?

Do te ja linit drejtesise qe te vendoste ?

Apo nuk e dini , nuk keni nje ide te qarte momentalisht sesi do te vepronit ?
 
e urrej gjakmarrjen, veq ishalla shqipet zhvillohen ni dit dhe lojn kto gjona palidhje dhe te domshme per shoqnin..ishalla qohet prap Anton Qeta be...
 
Redaktimi i fundit:
Pergjigjia ime ishte NUK E DI ....
Gakmarrja me duket nje fenomen shume shume i dobet me shume nuk di qka te theme
 
Te them te drejten nuk e di sepse te them tani qe do ja lija drejtesise ne dore eshte shume e lehte por mbase nese nje gje e tille me ndodh mbase do shkoja ne hak marrje sepse qysh mire e dimi ligji le per te deshiruar nje muaj burg edhe ai del jashte.Mund te hakmerresha mbase por jo te shkoja ne gjakmarrje.Por te mendosh as edhe nje hakmarrje nuk eshte nje gje aq e mire sepse te tjere do duan te hakmerren ndaj meje.Keshtuqe per tani eshte opsioni nuk e di se cdo beja ne te vertete!
 
nuk do i lyheja kurr duar me gjakun e nje njeriu.... qoftse me vrasin njeriun me te dashur do beja gjithcka ishte e mundur qe drejtsia ta bente ate dreq te paguaj....
 
heret apo vone....ai qe vret tjetrin,do vrase veten nje dite se cdo gje paguhet ne keto bote........bota rrotullohet!
 
Gjakmmarrja nuk eshte e mire, por mvaret se a merr denim te merituar, prape them qe nuk e di se si do te ndjehesha apo veproje ne ato momente, se po te me preke dikush ne familje posaqerishte ne femiun tim qofte large saj, do te isha munduare ndoshta te ia nxjerr shpirtin me duarte e mia, qe te ndjen dhe ai/ajo dhimbjen e femiut tim dhe ta kuptoje dhimbjen time.
 
Nese gjakmarrja eshte e arsyeshme do ta beja nese nuk eshte ate here do te behsha shum nervoz sepse dmth do te hum dike te afert :mad:
 
une mendoj se vetem ne qofte se do veret ligji i pushkatimit atehere mundej te shmanget gjakmarja.
 
Gjakmmarrja nuk eshte e mire, por mvaret se a merr denim te merituar, prape them qe nuk e di se si do te ndjehesha apo veproje ne ato momente, se po te me preke dikush ne familje posaqerishte ne femiun tim qofte large saj, do te isha munduare ndoshta te ia nxjerr shpirtin me duarte e mia, qe te ndjen dhe ai/ajo dhimbjen e femiut tim dhe ta kuptoje dhimbjen time.


Edhe une pak a shum si mendimi i Aurores nese me prekin familjen time large qofte dmth nese ma vrasin per gjera te koti si persh qe kam digju per nje gervishtje makine ose per nje te share adoleshentashe ose per nje cop toke nuk do te duroja dote nese drejtesija i jep denim qe me gjithmen e meriton ok nese e lejne vetem 1 jav ose nje muaj burge nuk do tja fal dote vetes do ti laja duare e mija me gjak vetem te ndjej vujtjen dhimbjen time qe pata une qe humba persh Burrin femin vellain ose baban qe large qofte mos me ndodhte kurre
 
Ne shqiperi ka nje ndikim shume te madh niveli i ulet i sistemit gjyqsor. Nese dikush te vret njeirun tend te dashur, vella, moter prind apo dicka tjeter dhe ne vend qe sistemi gjyqsor, policia ta arrestoje ai/ajo mund te arrije te jete i lire si rrjedhoje e reputacionit apo shumave te paguara. Pastaj nese ato vazhdojne te shfaqen vazhdimisht dhe te mos ua ndjej fare per ate qe kane bere, madje liria e tyre as te mos jete cenuar patjeter qe do te mendoja per ta vendosur drejtesine ne vend me forcat e mia personale.

Nese sistemi gjyqsor arrin te beje punen e vet dhe ta denoje vrasesin sipas merites bazuar ne ligjet aktuale do te mendosha per "falje."

Gjithsesi ky eshte mendimi im pa patur eksperience ne kete fushe, shpresoj te mos kem dhe s'ia uroj askujt te perjetoj dicka te tille.
 
gjakmarrja nuk eshte zgjidhja e duhure por aman per situaten aktuale ne shqiperi sic e ka thene dhe personi me siper qe nuk fuksionon ligji por leke pak a shume je i detyruare.
A mund ta duroje dikush kur perballet me vrasesin e njeriute te vete (vellai motres apo kusheririt)mbas disa muajesh burge apo dhe me keqe i pa prekure fare.
Qe gjakmarrja te pakesohet apo me mire vrasjet te pakesohen duhet te vendoset ligji i forte per arme mbajtjet pa leje se po vriten rob per nje parkim apo gervishtje makine apo per fjalen pse me shikone
dhe tjetra ligjvenesit te mos toleroje
 
Po nuk e denoi shteti do hakmerrem vete !
Me pelqejn njerezit qe thone: leri ti vi nga zoti ! Po po, por kollaj eshte me thone ket gje... un nuk mund te jetoja duke menduar qe nje njeri me ka ber keq dhe un s'kam ber asgje :( s'do me ze vendi deri sa te arrij qellimin tim !
 
nqse kishte te bente me femijen tim (ftu ftu,laaaaaaaaarg qofte) do ta kisha marre une drejtesine ne dore duke ditur pasojat,nqs sjepte drejtesia shteterore drejtesi te sakte dhe jo 3/4/5 vjet burg.nqs kishte ndodhur me njeri tjeter te familjes( prape larg qofte) do ta kisha menduar shume shume.
 
Mos na ndodhte kurre te gjejme veten ne kete situate. Sepse nuk e di a mund te rrija pa mare hak, ama jo ne persona te tjere, vetem ne vrasesin.
 
Gjaku me Gjak
Tradhetija me Plumb,,
Dashnija me Dashni
 
Njeriu eshte krijesa me e persosur qe ka krijuar Zoti. Tek njeriu jane dy ndjenja qe gjithmone bien ne kundershtim me njera-tjetren. Shpesh here mund te fitoje ajo ndjenja momentale te cilen e quajme hakmarrje/gjakmarrje, ndersa ndjenja tjeter hesht sepse eshte nje ndjenje e bute te cilen ne e quajme "Falje". Hakmarrja/Gjakmarrja vjen si rezultat i nervozizmit momental ku pas veprimit te sajë njeriu pendohet dhe e ndien veten te dobet nga ana shpirterore sepse hakmarrja nuk eshte virtyt i njeriut te forte. Kurse falja eshte virtyti i njeriut te bute dhe te forte.
“Falja dhe harresa jane hakmarrja e njerezve te mire”.
Me mire te falim e te pendohemi se sa te hakmerremi e te pendohemi.:)
 
Ishalla kurr nuk gjendem para nje situate te till sepse nuk di qfare do te beja...personalisht nuk do te isha ne gjendje te marr hak,po flas ne kete moment sepse nuk kam problem te ketij lloji...sepse sikur te kisha nje problem te till ndoshta do te isha me e shfrenuar edhe ne mendime edhe ne veprime....
 
Une votova nuk e di. Duket shume e thjeshte te besh trimin dhe aq e veshtire te ben te arsyeshmin.


Kur dikush merr nje jete, nuk meriton me te tijen. Une me kete ide jam...
 
Uroj qe te mos ndodhem asnjehere ne nje situate ku me duhet te vendos per jeten e dikujt...Nuk e di si do veproja,mbase do kontrollohesha ne max e do beja c'mos qe personit te vdekur ti vendosej drejtesi,mbase do humbja kontrollin dhe do behesha dhe une nje vrasese...Por mendoj qe do leja ate tjetrin te vdiste me ndergjegjen e njollosur...
 
Une mendoj qe secili prej neve ketu jemi shqiptar dhe ne shqiptaret e kemi ne gjat nese ta vret dikush dike do e pret edhe ate ajo pun nese nuk besoni ateher do ta shifni nese ju ndodh kjo do ta shfini se do ta nxirrni hakun pa tjeter por ju lutem shum zotit qe tmos me ndodh as mua por asnjerit nga ju ketu :D keshtu mendoj une e kemi ne GJAK tradit e bajrak nuk e lem pa e nxerr gjakun e ton :D
 
do ja lija drejtesise ne dore...keshtu mendoj dhe keshtu do mendoj gjithmone...........nuk besoj se do sherbente per gje tu shnderrroja dhe un apo dikush tjeter nga familja ime ne vrases!!!!!!
 
do ja lija drejtesise ne dore...keshtu mendoj dhe keshtu do mendoj gjithmone...........nuk besoj se do sherbente per gje tu shnderrroja dhe un apo dikush tjeter nga familja ime ne vrases!!!!!!

Shum her te drejtat jan te gabuara :D mendoje mir sikur ta hymbasesh vllaun apo motren larg qoft nuk mund ta kontrollosh vetveten dhe nuk di se as qfar do te veprosh keshtu qe nuk eshte e let te thuhet Drejtesia se nuk eshte dicka qe mund ta percaktosh ne ato momente Te dalin para Vetem Pushka dhe arkivoli i atj njeriu qe ta beri ate te keqe
 
Nuk e di as vet. Per ato arsyje qe i ceke ne hapjen e temes nuk ke as motiv per ta vrar njeriun sepse njeriut nuk ka drejt askush ti ja marr jeten per veq All-llahut. Po as vet se di si do kisha vepruar sepse ne ato moment eshte shum veshtir pa marr parasysh rrethanat per qka apo si eshte vrare.Por gjakmarrja nuk eshte rruge e mire. Se pari duhet ti ikim qe mos te ndodh e vrasja e pastaj te mendojm per gjakmarrje.
 
Ja lash drejtesis por gjithesesi nuk e di si mund te ndjehesh kur te vrasin personin e zemres , ishalla se provojm sja uroj asnjeriu .
 
Shum her te drejtat jan te gabuara :D mendoje mir sikur ta hymbasesh vllaun apo motren larg qoft nuk mund ta kontrollosh vetveten dhe nuk di se as qfar do te veprosh keshtu qe nuk eshte e let te thuhet Drejtesia se nuk eshte dicka qe mund ta percaktosh ne ato momente Te dalin para Vetem Pushka dhe arkivoli i atj njeriu qe ta beri ate te keqe

ka drejtesi,ne mos ne kete jete,ka ne tjetren.....nuk iken kush pa paguar ato qe ka marre!
 
Pjesa e me poshtme eshte nje fragment nga kenga " NJE LOT FEMIJE" kenduar nga kengetaret Lezhjane , Gjeto Luca dhe Zef Beka.
Kushtuar femijeve te ngujuar per shkak te gjakmarrjeve.

Nje lot femije ne nje kulle te ngujume.
me detyroi kete kenge me e shkrua.
me cil zemer me kendua
loti i tij shume me ka trishtua.
brenda kulles nje franxhi
ndihme kerkon ai femije fat zi.
ndoshta kerkon nje fjale me te mire
pret nje bese me e lan te lire.
i pret shoket me ardh te dera
tek kjo dere qe i ka mbi ferra
me i nis lojerat si dikur
Si ortek vjen zeri i tij.
c'faj kam une o Zot si fmi
qe jam mbyll ne keto mure te rana
ku s'hyn dielli e s'hyn hana.
ku nuk vjen kush me trokit
ku nuk mundesh kend me prit
ku del motra me shku nuse
pa vel te bardhe pa buze te kuqe
Ki o Zot meshire pak
se jam i vogel dhe skam hak.
boll na mbin ferrat ne konak.
prej kafazit me nxjerr te jetoj
se gjithe jeten do te luftoj.
me gjithe shpirt sa te jem i gjalle
do te bej thirrje vec me fal.
syte mu mbushen mua me lot
mbet kujtesa ate dite e sot.
e pa shlyeshme ajo fjale.
THIRRJE BEJ VETEM ME FAL.
 
Redaktimi i fundit:
esht e tmerrshme te qendrosh i ngujuar ne shtepi aq i vogel,te mos kesh te njejtat te drejta si bashkmoshataret e tu............gjakmarrja duhet te zhduket.ne mos per vete,te mendojne per ata femije qe gdhihen e ngrysen te trembur.nga fati i paracaktuar prej te tjereve :(
 
Mbi gjakmarrjen njehere kam lexuar nje liber shume prekes edhe gjithashtu i bukur.Libri titullohet "Lulet e pergjakura te 7 marsit" eshte nje liber shume i bukur kush nuk e ka lexuar le ta lexoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top