Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gezuar festen e flamurit o kombi Shqipetar! đŸ‡ŠđŸ‡±

Festa e PavarĂ«sisĂ«, Presidenti Begaj: GĂ«zuar tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve kudo nĂ« botĂ«! Dita e Flamurit, si simboli pĂ«rfaqĂ«sues e pĂ«rbashkues i kombit​


1701175034200.jpeg


Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar nga Vlora të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Nga Vlora, uroj tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut, Malin e Zi dhe kudo nĂ« botĂ«: GĂ«zuar FestĂ«n e PavarĂ«sisĂ«! Dita e Flamurit, si simboli mĂ« pĂ«rfaqĂ«sues e mĂ« pĂ«rbashkues i kombit, Ă«shtĂ« festa mĂ« e bukur e shqiptarisĂ«.

Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë. Liria sjell përgjegjësi. Le të na shërbejë modeli frymëzues i etërve themelues,të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.
lg.php

TĂ« udhĂ«hiqemi nga qĂ«llime tĂ« larta, mĂ« i larti prej tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« mbrojtja e vlerave tĂ« paqes, demokracisĂ« dhe prosperitetit tĂ« ShqiperisĂ«. GĂ«zuar!”, shkruan Begaj nĂ« Facebook.

BW
 

28 NĂ«ntori, flamuri shqiptar vendoset nĂ« godinĂ«n e KĂ«shillit KombĂ«tar Shqiptar nĂ« Bujanoc​


1701175180447.jpeg

Për nder të 111-të vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është vendosur flamuri shqiptar.

Flamuri është vendosur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar edhe një video ku shihet duke vendosur flamurin shqiptar në hapësirat e institucionit që udhëheqë.

Edhe të hënën Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës, po për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

BW
 

Organizohej prej 15 vitesh nĂ« New York nga “RrĂ«njĂ«t shqiptare”, Bashkia e TiranĂ«s sjell pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kryeqytet “ParadĂ«n Shqiptare”​


1701175346379.jpeg


PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« organizohet sot nĂ« TiranĂ« “Parada e ShqiptarĂ«ve”, e cila vitet e shkuara Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« New York.

Pas organizimit pĂ«r 15 vjet nĂ« New York nga Shoqata Shqiptare nĂ« SHBA, “RrĂ«njĂ«t shqiptare”, me president Marko Kepi, kĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« organizuar nga Bashkia e TiranĂ«s.

1701175387824.jpeg

Këtë vit në Tiranë kanë ardhur mbi 100 shqiptarë që jetojnë në SHBA, e po ashtu motoristët të cilët hapën paradën në kryeqytet.


BW
 
Gezuar festen e pavaresise!!
 
Gezuar, dhe per shume vjet! đŸ‡ŠđŸ‡±
 
Edhe ne mal te zi kishin ven flamurin shqiptar.
 
Rrofsh e qofsh Shqiperi!!!
 

Festa e PavarĂ«sisĂ«, Presidenti Begaj: GĂ«zuar tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve kudo nĂ« botĂ«! Dita e Flamurit, si simboli pĂ«rfaqĂ«sues e pĂ«rbashkues i kombit​


Shiko fotografinë 2210542


Presidenti i vendit Bajram Begaj ka uruar nga Vlora të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Nga Vlora, uroj tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri, KosovĂ«, MaqedoninĂ« e Veriut, Malin e Zi dhe kudo nĂ« botĂ«: GĂ«zuar FestĂ«n e PavarĂ«sisĂ«! Dita e Flamurit, si simboli mĂ« pĂ«rfaqĂ«sues e mĂ« pĂ«rbashkues i kombit, Ă«shtĂ« festa mĂ« e bukur e shqiptarisĂ«.

Sot jemi shtet i pavarur në sajë të mençurisë, guximit dhe vendosmërisë së patriotëve shqiptarë 111 vjet më parë në emër të dashurisë për atdheun dhe kombin, në emër të dashurisë për këtë flamur, në emër të lirisë. Liria sjell përgjegjësi. Le të na shërbejë modeli frymëzues i etërve themelues,të cilët dhanë gjithçka për Shqipërinë e lirë e të pavarur, si udhërrëfyes në çdo punë që bëjmë për vendin dhe për shqiptarët.
lg.php

TĂ« udhĂ«hiqemi nga qĂ«llime tĂ« larta, mĂ« i larti prej tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« mbrojtja e vlerave tĂ« paqes, demokracisĂ« dhe prosperitetit tĂ« ShqiperisĂ«. GĂ«zuar!”, shkruan Begaj nĂ« Facebook.

BW
Noj cike torte a ka?
 
Urime Shqipni, u bofsh Kosovë.
 
đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡ŠđŸ‡±
 
Tirana ishte bosh sot. Në rrugë kishin mbetur punonjësit e Bashkisë që mblidhnin tapetat e kuq dhe të lagur ku kish shkelur Paria e Republikës 111 vjeçare. Nje pjese e madhe u çliruan nga Shqipëria dhe festuan Pavarësinë jashtë saj. Sfida jonë më e madhe si Komb sot është të transferohemi nga reagimi me ngjyrat tek reagimi me ngjarjet sepse kjo është e vetmja gjë që na bën të ndryshëm nga demat!
đŸ‡ŠđŸ‡±
✅
đŸ‡ŠđŸ‡±

Gezuar!
Lëvizja Atdheu

(Marrë nga faqja e Kreshnik Osmanit, kryetar i Lëvizja Atdheu
 
Urime festa e flamurit t'gjithe shqiptareve anembane botes
 
Tirana ishte bosh sot. Në rrugë kishin mbetur punonjësit e Bashkisë që mblidhnin tapetat e kuq dhe të lagur ku kish shkelur Paria e Republikës 111 vjeçare. Nje pjese e madhe u çliruan nga Shqipëria dhe festuan Pavarësinë jashtë saj. Sfida jonë më e madhe si Komb sot është të transferohemi nga reagimi me ngjyrat tek reagimi me ngjarjet sepse kjo është e vetmja gjë që na bën të ndryshëm nga demat!
đŸ‡ŠđŸ‡±
✅
đŸ‡ŠđŸ‡±

Gezuar!
Lëvizja Atdheu

(Marrë nga faqja e Kreshnik Osmanit, kryetar i Lëvizja Atdheu
Po kte kush e zgjodhi kryetar, apo u veteshpall sic e do zakoni?
 
  • Haha
Reactions: WxP

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • TĂ« harrova, sepse tĂ« dua

    Votat: 5 45.5%
  • VetĂ«m 


    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back