A ka gënjeshtër të bardhë?
“Ka shumë mjete për të mëkatuar, por gënjeshtra është një vegël e cila u përshtatet të gjitha mëkateve”. (Oliver Wendell Holmes)
Të gjithë lindim të pafajshëm, të pastër dhe gënjeshtrën e mësojmë pas moshës 4*vjeçare.
Në shumicën e rasteve e mësojmë nga njerëzit përreth. Gënjeshtra shihet si rruga më e shkurtër kur behet fjalë për mashtrimin dhe rezultatet e lindura prej tij. Sa prej nesh nuk gënjejnë në rast të vonesave për shkak të trafikut?
Sa e lehtë është të gënjesh kur bëhesh vonë për në takim? Nëse kthehemi edhe më mbrapa në kohë do ta shohim se justifikimet e
mospërgatitjes në mësime lidhen me gënjeshtrën e fikjes së dritave. Ndonjëherë themi të vërtetën nga frika, e ndonjëherë për të mos prishur lumturinë e përkohshme. Madje shpeshherë e shohim se njerëzve u pëlqen të mashtrohen dhe parapëlqejnë gënjeshtrën që u përshtatet më
shumë. Sigurisht që për sa kohë dënohet person i cili thotë të vërtetën dhe respektohet apo duhet a i cili gënjen, njeriu do të drejtohet gjithnjë drejt saj dhe do ta shprehë ekzistencën e tij mbi gënjeshtrën.
A është kështu e vërteta?
A dëshiron me të vërtetë të mashtrohet njeriu, apo dëshiron ta mësojë të vërtetën në çdo rast dhe me çdo kusht? Megjithëse filozofët kanë hedhur shumë teza rreth gënjeshtrës, unë mund të them se ajo shkakton stuhi dhe shkatërrime të mëdha në zemrën e njeriut duke lëkundur fort ndjenjën e besimit dhe sigurisë.
Zemrës së njeriut nuk i bëjnë mirë gënjeshtrat, të çfarëdo ngjyre qofshin ato.
E përdorur në martesë dhe në marrëdhënie të ndryshme, gënjeshtra lëkund ndjenjën e besimit dhe shndërrohet në një burim shqetësimesh të shumta. Fusha ku thuhen më shumë gënjeshtra në martesë ndoshta është ajo që lidhet me marrëdhëniet e shkuara. Gënjeshtra e këput të vërtetën nga të thënat dhe e kthen gënjeshtarin në një statujë dyshimi . Gënjeshtra nuk i bën mirë asnjë marrëdhënieje.
ثshtë tjetër gjë të thuash një pjesë të se vërtetës para kohe dhe është krejt tjetër gjë të përdorësh të vërtetën për interesat
personale.
Gënjeshtrat më të mëdha njeriu ua thotë personave më të afërt. Ndonjëherë gënjeshtra është rruga më e shkurtër e shpëtimit nga një situatë stresuese, ndoshta është rruga e shpëtimit nga dënimi. Po më pas?
Ndoshta do të jetë shpëtuesja për një kohë të shkurtër, por pa dyshim që mbrapa do të lërë shumë zemra të thyera. P.sh. një fëmijë i cili thotë “kujt t’i besoj unë këtë botë, kur edhe mami e babi im gënjejnë?” do të kalojë jetën pa i besuar askujt. Kush vallë do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi? Një burrë apo një grua që ka qenë dëshmitare e mëkateve të bashkëshortit/es si do t’i besojë shokut të jetës në rrugën e gjatë të martesës?
Ndonjëherë gënjejmë për të mos ofenduar, mërzitur apo për të mos humbur personin përballë nesh. Këtë e bëjmë çdo ditë duke përdorur shprehje si “sa shumë të shkuaka ky fustan” edhe kur nuk i bën fare.
Gënjeshtra të tilla të bardha na largojnë nga marrëdhëniet e sinqerta dhe na shtyjnë drejt marrëdhënieve sipërfaqësore e hipokrite.
Personat të cilëve u duhet të gënjejnë më shumë në emër të mbrojtjes së egos së tyre nuk njohin kufi në thurjen e gënjeshtrave. Pas një farë kohe mund të thurin një botë të tyren të mbushur me gënjeshtra të cilave u besojnë vetë ata.
Pikë së pari, nëse personi ka filluar të gënjejë veten mund të fillojë lehtësisht të gënjejë edhe të tjerët.
Në fillim njeriu duhet të lërë gënjeshtrat që i thotë vetes dhe të vendosë si objektiv të tijin kryesor mbrojtjen e zemrës prej tyre. Me çfarëdo çmimi... çmimi i gënjeshtrës është më i lartë se ai i thënies së të vërtetës. Sepse të gjitha gënjeshtrat, të bardha apo rozë qofshin, e nxijnë zemrën dhe bëhen shkak i humbjes së ndjenjës më të vyer në marrëdhëniet mes njerëzve, besimit. Nëse në një marrëdhënie ka humbur besimi, atëherë nuk ka mbetur asgjë prapa.
Si mund të presim dashuri mes njerëzve, zemrat e të cilëve janë nxirë nga gënjeshtrat? A nuk do të kthehet
në një gënjeshtër të stërmadhe çdo gjë e veshur me hipokrizi dhe pa dashuri?
Përgatiti: Aisa Kokiçi
gazetastart