sec_l
NJERI I THJESHT
-
- Anëtarësuar më
- Aug 19, 2008
-
- Mesazhe
- 409
-
- Reagimet e mara
- 11
-
- Vendndodhja
- Espaٌ, mendjen e kam ne Laprak , bertas fort PARTI
-
- Website i juaj
- rebelspiriti.forumo.biz
Vezë të mbushura me sallatë ruse
Zgjidhen vezë të forta, qërohen, ndahen përgjysmë duke i hequr të verdhën. Gjysmat e vezëve (të bardhat) mbushen me sallatë ruse të gatshme dhe sipër zbukurohen me të verdhat e vezëve të thërmuara, me majdanoz të grirë hollë dhe me copëza gogozhare.
Për 1 person:
sallatë ruse 1 lugë gjelle, majdanoz 1 fije, pak gogozhare.
Omëletë me djathë
Rrihen vezët, i shtohet djathë i thërrmuar i bardhë ose kaçkavall i grirë në rende, kripë dhe qumësht.Skuqet në yndyrë të nxehtë dhe mblidhet në formë roleje.
Për 1 person:
vezë 1 ose 2 kokrra, yndyrë 2 lugë gjelle, djathë i grirë 1 lugë gjelle, qumësht 2 lugë gjelle, pak kripë.
Vezë me qepë e domate
Qepët e grira hollë kaurdisen sa të zverdhen e të zbuten.Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe vezët sipër. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.
Për 1 person:
vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 1 kokërr mesatare, vaj 2 lugë gjelle, domate 1 kokërr mesatare, kripë, piper, majdanoz.
Vezë syze me qepë të njoma
Qepët e njoma të pastruara e te lara mire priten 3-4 cm, skuqen në zjarr të ngadalte te mbuluar me kapak sa të zbuten, Hidhet kripë, kopër dhe se fundi vezët.
Për 1 person:
vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 2 copë mesatare, vaj 2 lugë gjelle, kripë, kopër.