Gatime me veze

sec_l

NJERI I THJESHT
Vezë të mbushura me sallatë ruse

Zgjidhen vezë të forta, qërohen, ndahen përgjysmë duke i hequr të verdhën. Gjysmat e vezëve (të bardhat) mbushen me sallatë ruse të gatshme dhe sipër zbukurohen me të verdhat e vezëve të thërmuara, me majdanoz të grirë hollë dhe me copëza gogozhare.

Për 1 person:

sallatë ruse 1 lugë gjelle, majdanoz 1 fije, pak gogozhare.

Omëletë me djathë

Rrihen vezët, i shtohet djathë i thërrmuar i bardhë ose kaçkavall i grirë në rende, kripë dhe qumësht.Skuqet në yndyrë të nxehtë dhe mblidhet në formë roleje.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, yndyrë 2 lugë gjelle, djathë i grirë 1 lugë gjelle, qumësht 2 lugë gjelle, pak kripë.

Vezë me qepë e domate

Qepët e grira hollë kaurdisen sa të zverdhen e të zbuten.Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripë, piper, majdanoz dhe vezët sipër. Skuqen sa të mpikset e bardha e vezës.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 1 kokërr mesatare, vaj 2 lugë gjelle, domate 1 kokërr mesatare, kripë, piper, majdanoz.

Vezë syze me qepë të njoma

Qepët e njoma të pastruara e te lara mire priten 3-4 cm, skuqen në zjarr të ngadalte te mbuluar me kapak sa të zbuten, Hidhet kripë, kopër dhe se fundi vezët.

Për 1 person:

vezë 1 ose 2 kokrra, qepë 2 copë mesatare, vaj 2 lugë gjelle, kripë, kopër.
 
Veze skoceze

Veze skoceze

6 vezë, 200 gr mish vici i grirë, 40 gr bukë e thekur e grirë, 30 gr miell, vaj ulliri, kripë, piper.

Përgatitja:

Zihen 4 vezë në një enë plot me ujë. Koha e zierjes duhet të jetë ekzaktësisht 8 minuta nga momenti që fillojnë zierjen. Pas kësaj, ftohen në ujë të ftohtë të rrjedhshëm, u hiqet lëvozhga, u hidhet pak kripë dhe piper.

Merret me dorë pak mish i grirë dhe mbulohen vezët e ziera.

Në një tas rrihen vezët e mbetura. Mielli dhe buka e thekur e grirë vendosen në dy pjata të ndryshme.

Vezët e mbuluara me mishin e grirë lyhen me miell, lyhen me vezët e rrahura, dhe pastaj lyhen me bukën e thekur të grirë.

Pastaj skuqen për 10 minuta në vajin e ullirit të nxehur shumë, rrotullohen shpesh, kullohen në kartën e kuzhinës, u hidhet kripë dhe shërbehen të ngrohta.

Spinaq me vezë

Spinaq me vezë

Nevojitet; 1 kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim),
kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).

Pastrohet spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire, pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20 minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta.
 
Fergese Tirane

Fergese Tirone

Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës.

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

E preferuara ime vdes sidomos kur e haj me çap e gatuj noi her vet knej po sme del siçe du se ska gjiz :p po i hudh djath po djathi ketyre ska kryp lol po hahet shtyhet :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top