Gafë apo manipulim i të dhënave nga doganat?

Malsi

Anëtar i Nderuar
grafike-dogana.jpg

Ndërsa Financat kanë përdorur si një nga argumentet për ecurinë e dobët të të ardhurave, rënien e importeve të mallrave të akcizës, panorama vjen krejt e ndryshme nga të dhënat e Doganës. Nga grafikët e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në buletinin fiskal të 9 mujorit tregohet një rritje e ndjeshme me bazë vjetore e importeve të mallrave të akcizës për periudhën janar-shtator të një viti më parë (shiko grafikët më poshtë).

Kjo rritje tingëllon e palogjikshme, pasi të dhënat e raportuara nga financat për të njëjtën periudhë janë krejt të ndryshme.

Nga një vëzhgim i detajuar i të dhënave, rezulton se në grafiqet e tyre doganat kanë krahasuar të dhënat për 6 mujorin 2011-2014 dhe 9 mujorin e vitit 2015, çka ka sjellë dhe rritjen e lartë. Nuk është hera e parë që doganat bëjnë një gafë të tillë, që mund të kapet me një sy të lirë, teksa edhe një vit më parë krahasuan të dhënat e katërmujorit me tremujorin, duke i nxjerrë sërish mallrat e akcizës me rritje të lartë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, importet e mallrave të forta të akcizës, karburante dhe cigare kanë vijuar me rënie në fund të periudhës 9-mujore në krahasim me një vit më parë.

Edhe eksportet me deklarata kontadiktore

Përgjatë gjithë këtij viti, ministri i ekonomisë dhe kryeministri kanë deklaruar disa herë për një rritje të fortë të eksporteve, ndërkohë që të dhënat e INSTAT kanë treguar se gjatë gjithë vitit eksportet kanë qenë me rënie, që për 9 mujorin ishte gati 4%. (Lexo: Pas Ahmetaj, edhe Rama mburret me rritjen imagjinare te eksporteve). Një deklaratë të tillë kryeministri Edi Rama e bëri dhe të premten e kaluar në konferencën e organizuar nga Banka e Shqipërisë me Universitetin e Oksfordit, kur tha se eksportet për 6 mujorin janë rritur me 11% (të dhënat e INSTAT raportojnë një rritje prej rreth 5% për periudhën në fjalë).

Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme!

/monitor/
 
Titulli: Gafë apo manipulim i të dhënave nga doganat?

normal qe jane ne renje , per ate qe ka pak llogjike kuotohet qe rritja e taxave si dhe detyrimi I bisneseve te mesme te jen per cdo gje teansparent, sjell stagnim te ekonomis.
Fuqija blerese bije nese malli qe importohet nuk eshte ne porpocion te drejte me fitimin.
Jo fitim, jo vende pune sepse ska fuqi blerese jo te ardhura taxore per shtetin.
Varferi ne rritje si rrjedhoje!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top