Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Arfenilla

Themelues i Forumit
fustani-600x376.jpg


Veshja më e shtrenjtë në botë, që kushton jo më pak se 17.6 milionë dollarë, është bërë në Dubai nga dizajnuesja britanike Debbie Vingam.

Veshja është stolisur me dy mijë diamante, në mesin e tyre edhe diamante të kuqe, që janë shumë të rrallë dhe shumë të çmuar. Kështu ka bërë të ditur gazeta “Al-Bayan” në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Albinfo.

Siç ka thënë Debbie Vingam, veshja tradicionale është bërë për femrat në botën myslimane. “Abaja”, siç quhet fustani, mbizotëron më shumë në vendet e Gjirit. Kjo veshje tërësisht mbulon figurën e një gruaje nga shpatullat te këmbët. “Abaja“ tradicionalisht është bërë prej mëndafshi me ngjyra të errëta dhe e dekoruar me qëndisje.

“ثshtë një fustan me të vërtetë i veçantë, vetëm çmimi i diamanteve të kuq që janë të rrallë kushtojnë më shumë se tetë milionë dollarë”, tha Vengam.

“Abaja” më e shtrenjtë në botë, e cila ka edhe dy diamante 50-karatëshe dhe peshon në total 13 kilogramë, është shfaqur për klientët potencialë në një hotel në Dubai, gjatë një revyje mode të tipit të mbyllur, ku ishin ftuar në një audiencë njerëz shumë të pasur.M.e.
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

ca jan 17.6 milion euro per nje sheik arab ! :D
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Lum ajo qe do gjej ato 2-3 diamantet qe do i bin rruges ktij fustanit :p
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Ca rastesie! ne Dubai qenka promovuar ky fustani...
Po me e piku kete fustanin si i behet? Ka garanci apo duhet me e cu ne lavazh...?
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Sdo me shkonte ky fustan do me rrinte si thes
ndaj s'eshte per mua. lol
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Bonus, do te ofronin dhe nje rip te nderthurur me diamante!!!!

Vetem ky fustan i mungon dollapit tim, do nxitohem ta blej, se mos valle shitet shpejt e ngelem pa te!:p
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Keshtu ska nej gje te vecante..sipas meje nga diamanti kushton aq sh :p
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Si prerje fustani te keput me dysh :p
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Veshja më e shtrenjtë në botë, që kushton jo më pak se 17.6 milionë dollarë, është bërë në Dubai nga dizajnuesja britanike Debbie Vingam.

Veshja është stolisur me dy mijë diamante, në mesin e tyre edhe diamante të kuqe, që janë shumë të rrallë dhe shumë të çmuar. Kështu ka bërë të ditur gazeta “Al-Bayan” në Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Albinfo.

S'kan thene kot plakat: Te mencurit gjithmon kan jetuar ne kurriz te budallait.
 
Pe: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Sme pelqen...
 
Titulli: Fustani më i shtrenjtë në botë, 17.6 milionë dollarë

Eshte mekat kjo cka ndodh ne bote, dikush shpenzon 17 milion per nje fustan, e dikush tjeter ska buke te haj..Allahu na ndihmoft
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top