Fustani i teknologjisë së lartë bëhet tërësisht i tejdukshëm kur femrës qe e mban të veshur i rreh zemra shpejtë.
I quajtur “Intimacy 2.0”, fustani është i ndërtuar nga materialet e mençura dhe bëhet i tejdukshëm kur elektrizohet krahas shpejtimit të të rrahurave të zemrës.
Kjo veshje është vepër e dizajnerit holandez, Daan Roosegaarde, i cili qe një kohë të gjatë është duke e promovuar atë, ndërsa përveç në pistat e modës, fustani së shpejti mund të shihet edhe nëpër rrugë.
Gjatë krijimit të fustanit futuristik është përdorur teknologjia “wireless” dhe elektronika LED, ndërsa stili i modës së Roosegaarde quhet “Tekno-poezia”. /Telegrafi/