Fustan nga rrjeta e merimangës

Dy anglezë, eksperti i tekstileve Simon Peers dhe dizajneri i modës Nocholas Godley, më në fund përfunduan projektin e tyre të pazakontë pas katër vitesh përpjekje. Ata krijuan copën më të madhe të pëlhurës nga fijet e rrjetës së merimangës. Fustani është ekspozuar brenda muzeut Victoria & Albert të Londrës. Një lloj i veçantë i merimangave prodhon fije ngjyrë ari prej të cilave është thurur ky material i pazakontë.
Ekspertët vlerësuan se mënyra e përfitimit të fijeve nga rrjeta e merimangës është tepër i komplikuar.
Një fije ari përbëhet nga 96 fije “të tjerra” nga merimangat derisa fustani ka një milion e 200 mijë fije të tilla.
Edhe pse merimangat lirohen pas procesit të përfitimit të fijeve, organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA nxjerri një komunikatë zyrtare pas këtij projekti, në të cilën shpreh shqetësimin e grupit, duke thënë se i tërë projekti ka qenë i panevojshëm dhe është jo ekologjik.

Kurjozitete
 

Attachments

  • fustani.jpg
    fustani.jpg
    32.7 KB · Shikime: 8

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top