"Furtune" ne Policine Rrugore.

"Policia Rrugore e kryeqytetit është prekur nga një furtunë shkarkimesh dhe përjashtimesh", shkruan TemA Online.

Mësohet se "kupola drejtuese e kësaj policie është ndëshkuar me masa, ndërkohë që janë përjashtuar 13 oficerë policie."

Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës Dritan Bonaj, është ulur me një gradë nga Kryekomisar në Komisar, ndërsa 3 komandantë të trafikut të Policisë Rrugore si dhe 10 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor janë përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Shkarkimi është bërë mbrëmë vonë në darkë pas një hetimi nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, që konstatoi shkelje dhe performancë të dobët të Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Sipas burimeve të Policisë së Shtetit te cituara nga media, dyshohet se shkak është bërë "gjetja e abuzimeve me gjoba nga zinxhiri komandues i Policisë së Qarkullimit Rrugor".

“Nga Drejtoria e Policisё Rrugore nё Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Policisё sё Shtetit ёshtё zhvilluar njё inspektim nё Komisariatin Rajonal tё Policisё Rrugore pranё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Tiranё, nё përfundim tё tё cilit ёshtё rekomanduar fillimi i ecurisё disiplinore pёr shkeljet e konstatuara.

Bazuar nё rregulloren e Disiplinёs nga Drejtoria e Standardeve Profesionale nё Drejtorinё e Pёrgjitshme tё Policisё sё Shtetit ka filluar hetimi administrativ, nё pёrfundim tё tё cilit janё ndëshkuar me masё disiplinore 22 punonjёs tё niveleve tё ndryshme tё këtij Komisariati.

Pёr 13 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “përjashtim nga policia” pёr shkelje tё rёnda disiplinore. Ndёrkohё pёr 8 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “pezullim pa pagesё 20 ditё” dhe pёr 1 punonjёs ёshtё marrё masa disiplinore “ulje nё gradё 3 muaj”.

Bazuar nё Rregulloren e Disiplinёs sё Policisё sё Shtetit, punonjësit e ndëshkuar me masё disiplinore kanё tё drejtёn e ankimimit“, thuhet në një reagim të policisë.
 
Ambasada e SHBA e skandalizuar nga deklaratat e Berishes.

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi pas deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha për një punonjës të misionit OPDAT.

Në njoftimin e ambasadës, ata thonë se janë të skandalizuar nga komentet e Berishës dhe i kërkojnë atij të reflektojë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamenttit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.

Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje z. Berisha të reflektojë për sjelljen e tij,” thuhet në deklaratë.

Por si është e vërteta?

Duke folur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, se qëndron pas arrestimit të gjeneralit Syrja Gjoka.

Berisha tha se Kodheli u ka bërë presion prokurorëve për arrestimin e Gjokës.

Madje, ish- kryeministri u shpreh se Kodheli ka përdorur edhe motrën e saj, e cila ka folur në emër të misionit OPDAT, që është misioni amerikan i ndihmës në fushën e zbatimit të ligjit.

“Ka nisur motrën e saj në emrin e OPDAT, duke folur në emër të misionit, edhe pse aty është thjesht punonjëse. Ministrja Kodheli ka bërë presion ndaj dy prokurorëve, që ose Syrja Gjoka në litar, ose ju do të humbisni, se kështu është vendosur. A merret kështu një baba, një ushatarak, një ish-gjeneral në detyrë, kafshërisht,” tha Berisha.

Gjoka u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai është liruar nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Hetimet për të vazhdojnë.

Ai dyshohet se i ka shkaktuar një dëm shtetit në vlerën e 6 milionë lekëve.

TemA
 
Titulli: "Furtune" ne Policine Rrugore.

..sa e veshtire te hasesh ne nje polic si duhet ne rruget tona.
 
Titulli: "Furtune" ne Policine Rrugore.

Hajde gallate hajde.

Tahiri vjen ne pushtet e shkarkon te gjithe "Policet e Berishes" se ishin "te korruptuar e te paafte". Dhe na tha qe do i zevendesojme me "Policet e Rilindjes" qe i kemi te gjithe te kualifikuar me me shkolle.

8 muaj me vone, Tahir gallata i shkarkon gjithe policet qe emeroi vete, pasi keta po "bejne skema korrupsioni me gjobat e makinave ndaj qytetareve".

Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

Hajduti
 
Titulli: "Furtune" ne Policine Rrugore.

8 muaj me vone, Tahir gallata i shkarkon gjithe policet qe emeroi vete, pasi keta po "bejne skema korrupsioni me gjobat e makinave ndaj qytetareve".

Ckemi hajduti :)

Mua kjo gje me duket pozitive... lufta kunder korrupsionit e konkretizuar jo vetem demagogji.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top