Furtado heq dorë nga këngët në anglisht

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Ylli i muzikës pop, Nelly Furtado, është detyruar ta shkruajë albumin e saj të ri në gjuhën spanjolle, pasi dështon të shkruajë tekste të pasionuara në gjuhën angleze.

Këngëtarja kanadeze ka dështuar të shkruajë në anglisht dhe ka filluar të shkarravitë këngën e albumin të saj të katërt, “Mi Plan”, në gjuhën që e ka mësuar deri në moshën 14 vjeçare.

“Pas 10 vitesh incizimesh në anglisht, e godita murin. Mendova se ky ishte një moment të realizoj ëndrrën time”, ka shpjeguar Furtado.

Dhe këngëtarja, prindërit e të cilës janë nga Portugalia, thotë se ajo preferon të shkruajë tekste në spanjisht ose në gjuhën portugeze.

“Gjithmonë kam pëlqyer të performoj në portugalisht dhe spanjisht, që janë të dyja gjuhë latine. Mund të shpreh emocionet më mirë në gjuhën latine, andaj këngët janë bërë më personale dhe intime”, ka shtuar këngëtarja.
*Telegrafi*
 

Attachments

  • f.0811102533117_m.jpg
    f.0811102533117_m.jpg
    29.8 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top