“Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Drejtuesit e taksive 8+1 zhvillojnë një protestë kombëtare, mbështeten edhe nga PD-ja

protesta-furgona_1-320x180.jpg


Dhjetëra shoferë furgonësh kanë dalë në mënyrë të koordinuar në një protestë kombëtare, e cila u shtri në të gjithë vendin, duke bllokuar akse të ndryshme nacionale për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë. Drejtuesit e taksive 8+1 kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar kaos, ndërkohë që ata janë mbështetur edhe nga disa deputetë të opozitës. Kjo ka qenë protesta më e madhe e zhvilluar gjatë kohëve të fundit nga drejtuesit e furgonëve, të cilët paralajmërojnë se do të vijojnë tubimet e tyre deri në zgjidhjen e situatës.

Një nga akset kryesore, ku është bllokuar qarkullimi nga drejtuesit e furgonëve, ka qenë rruga Tiranë-Elbasan. Shoferët kanë bllokuar njërin kah të lëvizjes në superstradën Durrës-Tiranë në afërsi të Shkozetit. Drejtuesit e autoveturave që ofrojnë transportin ndërqytetës kërkojnë shfuqizimin e vendimit që i ndalon ata të marrin pasagjerë në kthim, duke paralizuar plotësisht aktivitetin dhe shkuar drejt falimentit teksa përballen dhe me konkurrencën e pandershme. Ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre në ditët në vazhdim, në bashkëpunim dhe me organizmat sindikalë, ndërsa konsiderojnë dhe nisjen e grevës së urisë. Protestuesit kanë respektuar orarin 10:00-11:00, për të cilin kishin marrë leje në polici. Një pjesë e tyre janë ulur në asfalt. Petrit Nallbani dhe Pëllumb Xhani deklarojnë se situata nëpër të cilën po kalojnë familjet e tyre po bëhet gjithnjë e më e rënduar, për shkak të problemeve të theksuara ekonomike që janë shfaqur që pas daljes së vendimit. Zgjidhjen e shohin te vazhdimësia e protestave dhe futja në grevë urie nëse nuk do të merren masa për shfuqizimin e vendimit. Të irrituar nga situata e krijuar dhe pasojat social-ekonomike të saj, shumë prej drejtuesve, tatimpagues të rregullt, deklarojnë se janë gati të mbyllin licencat dhe t’i kthehen informalitetit. “Do të mbyllim aktivitetin. Dorëzojmë licencat. Nuk po na lënë rrugëzgjidhje tjetër”, thotë Nazmi Lila.

Edhe në Vlorë është bllokuar një krah i rrugës në hyrje të qytetit. Me pankarta në duar, shoferët bllokuan aksin nacional. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe qytetarë që nuk kanë pasur mundësi me çfarë të udhëtojnë.

Po ashtu është bllokuar një krah i autostradës Kukës-Tiranë. Njëri aks i Rrugës së Kombit u paralizua për dy orë. Në pritje të përgjigjes pozitive, protestuesit kërcënuan bllokimin e plotë të autostradës deri në grevë urie. Gjithashtu për rreth një orë është bllokuar rruga nacionale në Qafë-Plloçë. Mësohet se atje, radha e furgonëve shkon në disa kilometra dhe situata ka qenë e rëndë deri në orët e mbrëmjes, pavarësisht se ishte mbyllur protesta.

Ndërkohë, në protestën e Fushë-Krujës janë mbledhur taksitë 8+1 nga Tirana, Laçi dhe Kruja. Drejtuesit e këtyre mjeteve kanë qëndruar për rreth një orë në rrugë dhe kanë vijuar me kërcënimet se do të vijojnë protestat e tyre, deri në grevë urie. Po ashtu është bllokuar edhe aksi nacional Shkodër-Tiranë. Drejtuesit e furgonëve kishin zgjedhur urën e Bahçallëkut për të realizuar protestën e tyre, ku kanë kërkuar që Kryeministri të dëgjojë zërin e tyre, duke deklaruar se për këtë arsye kishin votuar qeverinë e re.

Në Elbasan, drejtuesit e furgonëve janë mbledhur në qendër të qytetit për të vijuar protestën e tyre. Protesta të drejtuesve të taksive janë zhvilluar edhe në Burrel, Berat, Kuçovë dhe Fier. Sipas drejtuesit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, kjo do të jetë një protestë miting në të gjithë Shqipërinë, sepse nga kjo situatë e krijuar janë prekur 20000 drejtues të autoveturave në të gjithë vendin. Ndërkohë, nëse deri ditën e premte nuk ka një reagim nga qeveria dhe Ministria e Transporteve, drejtuesit e furgonëve do të zhvillojnë një protestë të përgjithshme përpara Kryeministrisë. Deputeti i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, ka deklaruar se mbështet protestën e taksive 8+1, pasi, siç tha ai, është një protestë e drejtë. “Mbështesim protestën e taksive 8+1, është protestë e drejtë. Policia të mos kërcënojë protestuesit”, ka deklaruar Boçi. Mbështetje të deputetëve të Partisë Demokratike, protestuesit kanë pasur edhe në Shkodër. Ndërkohë, i vetmi incident që ndodhi dje mes protestuesve dhe policisë u shënua në Lushnjë, kur mbi 60 furgonë tentuan të bllokojnë njërin krah të autostradës, por nuk u lejuan, pasi nuk kishin marrë leje më parë për një veprim të tillë. Shoferët kanë dalë në protestë disa herë dhe kërkojnë që të ndryshohet vendimi i bazuar në ligj për qarkullimin e taksive 8+1. g.shqip
 
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

Sinqerisht ta them jam kunder se majtes ne Shqiperi po ketu Ed Rama ka te drejte nuk shkon more keshtu fugon me kushte mizerable ne trafik ,por para se ti ndale duhet te siguroj qe aiutobuset tembajne linjat etyre edhe te beje nje zgjethje per shoferet e fugonave ndonje pune diku tjeter..
Vetem transporti i njerezve me fugona eshte katastrofal.
 
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

Nuk ju qethet fare per kete pune, sepse nuk ka marzhe fitimi, por vetem andralla.
Ndryshon puna me transportin ajror apo me koncesionet e rrugeve, ku ka fitime te majme potenciale.
Nga kjo mosqeverisje na vdesin njerezit ne kronikat e zeza dhe po aty i kishte rrenjet edhe protesta e djeshme... .

Deklatratat e Haxhinastos jane prova me bindese se qeveria dhe dikasteri qe ai drejton nuk kane asnje strategji ne kete drejtim.

Opozita nuk duhet te levizi as gishtin e vogel te dores nga vendi, pasi opoziten me te mire ne Shqiperi e ben vete kryebudallai qe kemi per kryeminister me vendimet e veta te mbrapshta qe merr perdite.

Pyetja e vetme ne kete pike eshte: edhe sa kohe do t'iu duhet socialisteve dhe Ilir Metes per te ndjekur nga pas budallane e per te kuptuar qe po u shkon dem pushteti politik i 23 qershorit?

hajduti
 
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

Nuk ju qethet fare per kete pune, sepse nuk ka marzhe fitimi, por vetem andralla.
Ndryshon puna me transportin ajror apo me koncesionet e rrugeve, ku ka fitime te majme potenciale.
Nga kjo mosqeverisje na vdesin njerezit ne kronikat e zeza dhe po aty i kishte rrenjet edhe protesta e djeshme... .

Deklatratat e Haxhinastos jane prova me bindese se qeveria dhe dikasteri qe ai drejton nuk kane asnje strategji ne kete drejtim.

Opozita nuk duhet te levizi as gishtin e vogel te dores nga vendi, pasi opoziten me te mire ne Shqiperi e ben vete kryebudallai qe kemi per kryeminister me vendimet e veta te mbrapshta qe merr perdite.

Pyetja e vetme ne kete pike eshte: edhe sa kohe do t'iu duhet socialisteve dhe Ilir Metes per te ndjekur nga pas budallane e per te kuptuar qe po u shkon dem pushteti politik i 23 qershorit?

hajduti

Hajduto ja ca shkruan bledi mane ne faqene tij!
ja me ca po merret Rama me shushunjat e berishes!

Mesazhi ishte shokues. Ndryshe nga mesazhet qe vijnë zakonisht në adresën time të facebook-ut, ky i fundit më goditi aq fort sa mu faneps një nga shkrimet e publicistit tashmë pensionist Frrok اupi (Aida Shtino ma gjej çik Frrokun). Aty nga fillimi i 1991-shit kur Blloku komunist ende nuk ishte shkërmoqur në Tiranë, ish gazetari i ZP-së اupi jepte një tablo realiste pse ishte e koklavitur keq dinastia komuniste apo e pamundur për tu shkërmoqur lehtë Byroja Politike e asja kohe. Dhe rendiste në atë shkrimin botuar në RD-në e vërtetë, arsye të forta dhe mes tyre krushqi e lidhje farefisnore që nisnin me shoqen Nexhmije e zbrisnin deri poshtë te kunatat e shokut Pali Miska. Me një fjalë, dinastinë bolshevike veç idealit të partisë e bashkonin edhe lidhjet e gjakut. Komglomerat dhe maskarrallëk krushqish e poshtërsish.
Tu tregoj tani për mesazhin e një lexuesi të cilin sapo e morra e lexova me kujdes, dhe zyrtarisht nisa të verifikoja. Një listë e frikshme me emrat e familjarëve dhe farefisit të politikanëve të sotëm mu dërgua këto ditë. Të gjithë janë punonjës të Bankës së Shqipërisë, institucioni i vetëm publik i cili deri më tani ende nuk do ta kuptojë (në mënyrë fodulle) se 23 qershori 2013 është rilindje kryekëput për gjithçka publike, për gjithçka që mbahet me paratë e taksapaguesve. E po ta keni vënë re këto 6 muaj të qeverisë fringo të re, instutucioni i Bankës Kombëtare ose ndjehet i përkëdhelur nga pushtetarët e rinj ose qëllimisht është lenë mes palëve të djathta e të majta të mos cënohet. Me përjashtim të deputetit socialist Erjon Braçe i cili lodhet duke argumentuar abuzimet dhe bëmat fullhaniane, qeverisësit e tjerë ose pozojnë qeshur me guvernatorin ose si mes djajsh nuk duan të prishin as pakte, as qejfe.
Zyrtarisht Banka Kombëtare e Shqipërisë është kthyer në oazin ku qokat mes guvernatorit dhe të tjerëve njerëz të fuqishëm, kanë punësuar mbetejet vegjetuese të farefiseve të tyre të cilët me rrogat e majme veçse varfërojnë financat publike të këtij institucioni kthyer në bordello publike.
Unë personalisht u interesova pranë institucionit për më shumë informacion por më besoni, shkoni në Washington sepse e keni më të lehtë të merrni ninformacion në Pentagon por mos guxoni të kërkoni zyrtarisht informacion zyrtar në Bankën Kombëtare të Ardian Fullanit. Gjithçka duhet të kalojë në filtrin e guvernatorit, për gjithçka duhet të japë dakortësinë dora vetë Fullani.
Falë njohjeve të mia dhe falë këmbënguljes depërtova deri në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të BSH-së dhe më informuan ilegalisht se 2-3 vitet e fundit në këtë institucion janë punësuar shumë fëmijë dhe të afërm me parinë e Partisë Demokratike, periudhë kjo që përkon me përlarjen e mandatit te dyte të Fullanit në krye të institucionit. Për shkak të votave që i duheshin asaj kohe në parlament nuk ka lenë njeri pa i bërë nder. Dhe pa humbur kohë para jush, ja ku vjen lista e borde(llos)rosë së Bankës së Shqipërisë me emra grash e burrash aftësia dhe merita e vetme e të cilëve është jo kualifikimet, jo background-i akademik jo shqisa menaxhuese, por vetëm se janë kushurinjtë e kushurinjve të miqve të sulltanit të madhërishëm elbasanas Ardian Fullani. Kujdes, mes tyre ka edhe të afërm socialistësh sa për ti dhënë pak shije kësaj turlije alla shqiptarçe

1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit
2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Finciar
3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit
5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikqyrjes
6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Kruja) Departamenti i Administrimit
7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore
8. Evis اeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave
9.Gejsi اeku, (djali i Robert اekut) Departamenti i Kontabilitetit
10.Anjeza Harizaj, (vajza e Kryetarit te PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës
11.Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
12.Geri Prifti,(nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
13.Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit
14.Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik
15.Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
16.Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrdhënieve me Jashtë
17.Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës
18.Besnik Dedja, (daja i gruas tsë Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike ( ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension )
19.Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj Inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë Guvernatorit ), Departamenti i Thesarit
20.Mariglen Biti, (një nga ish IT-të e kryeministrisë që fshiu dhe zhduku serverin e ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Drejtor IT
21.Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikqyrjes
22.Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
23.Ledia Bregu, (kushurira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
24.Besa Prela, (kushurira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrdhënieve me Publikun
25.Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikqyrjes
26.Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikqyrjes
27.Eduard Sinani Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit ( ish anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve )
28. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
29. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
30. Aida Kolasi, (gruaja e Gramos Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave
31. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjensia e Sigurimit të Depozitave


2./ Shënim i rëndësishëm
Titulli i këtij shkrimi u vendos pasi bëra një lloj miksimi mes shqipes dhe anglishtes. Parashtesa "full" e huazuar nga anglishtja, mbiemërzon tejngopjen e proceseve organike & biologjike që Banka e Shqipërisë dhe njerzit e saj ia jashtëqisin ironikisht këtij vendi. Ndërsa unë, ti, ne,qeveria e re thjesht i bën fresk këtij institucioni që deri më tani vetëm kafshon kokallat e sëmura të financave tona. Lajmi i fundit/ Rroga e guvernator Ardian Fullanit është më e larta rrogë e një funksionari publik në vendin tonë dhe bashkë me shërbimet dhe shpërblimet mujore kap shifrën e frikshme të 12.690.000 lekëve (të vjetra/muaj).
E përsërism: dymbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë lekë në muaj. Erjon Braçe po më lexon???

Bledi Mane
 
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

C'lidhje ka me furgonet, ma shpjegon qofte edhe me nje rrjesht, spo te kerkoj me shume!!?

C'lidhje ka me keta qe dolen per kafshaten e gojes se femijeve te tyre dhe jane gati per cdo sakrifice se nuk mund te pranojne t'iu vdesin femijet per buke.

Thuame Ti qe jeton jashte Shqiperise ?!
 
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

Hajduti, Ca pretendon te bej qeveria e re?
fillimisht po liron vendin nga hienat qe po vjedhin akoma leket e taksapagusve!
ti qe e mbron Saliun ben mire te shohesh me qart
ajo qe postova,eshte nje liste e denoncuar ne prokurori...(sistemi alla Berisha!) apo qeveria me duart e pastra

Ps: Furgonave i ka ardh fundi, me ligjin e ri do e kuptosh :)
me gjej nje vend te europes qe ka furgona? apo ne ballkan?
statusi i BE nuk na thote futuni me furgona, Por me autobuza publik!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Furgonët”: Shoferët bllokojnë disa rrugë nacionale

Hajduti, Ca pretendon te bej qeveria e re?
fillimisht po liron vendin nga hienat qe po vjedhin akoma leket e taksapagusve!
ti qe e mbron qeverin ben mire te shohesh me qart
ajo qe postova,eshte nje liste e denoncuar ne prokurori...(sistemi alla Berisha!) apo qeveria me duart e pastra

Ps: Furgonave i ka ardh fundi, me ligjin e ri do e kuptosh :)
me gjej nje vend te europes qe ka furgona? apo ne ballkan?
statusi i BE nuk na thote futuni me furgona, Por me autobuza publik!

Ata nuk protestuan per flamurin e ndonje partie, sic ndodh rendom ne Shqiperi, por dolen per buken e familjeve te tyre, per kafshaten qe Edi Rama ja u ka hequr nga goja e bashke me Meten duan ta bejne monopol transportit e udhetareve, duke rritur cmimin e ketij sherbimi per t'i rjepur hallexhinjte akoma me teper...

Po protestojne te gjithe ata qe jane te rregullt dhe me licence dhe nuk kerkojne te mos zbatohet ligji, por te mos ndeshkohen me ligj kur keta bejne punen e tyre brenda ligjeve.

Ne demokraci negociohet, ne demokraci ka kompromis, ne demokraci merren parasysh ato qe thone njerezit. Edhe vete ligji nuk eshte asgje tjeter pervecse marreveshje e shoqerise.
Ne diktature nuk pyet kush. Ne diktature merret vendim per te permbytur qytete e fshtara dhe nuk pyet kush, ne diktature merret vendim per te shembur kishat e xhamiat e nuk pyetet kush, ne diktature merret vendim qe te kolektivizohen edhe rosat e patat e nuk pyetet kush.
Ne demokraci dreqi e mori, shteti ligjet duhet ti beje per qytetaret dhe jo per ti lene ne leter e as per tu dukur bukur.

Kuptoje si te duash!

Qofsh Mire!
hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top