-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 115,970
-
- Reagimet e mara
- 85,011
Donald E. Howard
Kur Henry David Thoreau (poshtë) lexoi “Nature” e Ralph Waldo Emerson, ai u frymëzua aq sa të shkruante esenë "Civil Disobedience", e cila modeloi një lëvizje revolucionare të njohur si rezistenca pasive
Le të fillojmë me katër fakte. Leximi mund të frymëzojë, leximi mund të sigurojë shoqëri të mirë, leximi mund të fortifikojë liri njerëzore dhe leximi mund t’i bashkojë njerëzit. Kjo është fuqia e leximit. Kur leximi bëhet për qëllimin e fitimit të diturisë dhe ideve konstruktive, impakti mbi një jetë njerëzore mund të jetë i jashtëzakonshëm. Ashtu si ushqimi i duhur ndërton trupa të fuqishëm, leximi pozitiv mund të ndërtojë mendje dhe struktura emocionale të fuqishme. Megjithatë, është i mirënjohur fakti që disa ushqime mund të promovojnë shëndet dhe energji humane të mirë më shumë se të tjerët. Njerëzit që duan të jetojnë stile të shëndetshme jetese mësojnë t’i zgjedhin ato ushqime që përgjithësisht janë pranuar si ushqim i mirë. E njëjta gjë mund të thuhet për leximin. Shumica e librave mund ta pasurojnë zhvillimin njerëzor, por disa libra mund dhe të promovojnë influenca negative. Kur të diskutojmë fuqinë e të lexuarit në këtë artikull, ne do të supozojmë leximin e materialeve që promovojnë aspekte pozitive në sjelljen njerëzore. Siç do të demonstrohet më poshtë, leximi pozitiv e pasuron përvojën njerëzore. Leximi është një forcë në zhvillimin njerëzor, sepse përmbajtja e librave posedon një fuqi të lindur për të ndërtuar. Kur lexohen me të kuptuar, ata gjenerojnë një vizion të brendshëm që e ndihmon lexuesin të lidhë të tashmen me të ardhmen. Një vizion i tillë profilon një panoramë që shtrihet nga atje ku filluam në atë ku ne mund të shkojmë. Kjo pikëpamje e gjerë që fitojmë na furnizon me linja drejtuese në bërjen e zgjedhjeve inteligjente rreth mënyrës se si duam të jetojmë. Me dituri dhe ide të mira, ne jemi më të aftë të planifikojmë objektivat që mishërojnë aspiratat tona. Të ruajtura në biblioteka anembanë botës janë punimet e shtypura që përmbajnë më të mirën e asaj që brezat e kaluara kanë menduar, thënë dhe bërë. ثshtë në këto rezervuarë të diturisë njerëzore që burra e gra mund të shkojnë për të përshpejtuar vetë zhvillimin e tyre. Megjithëse konsumues të këtij ushqimi mendor, njerëz si Abraham Lincoln, Booker T. Washington, Thomas Jefferson, Frederick Douglass, Susan B. Anthony, Louis L’Amour, Nelson Mandela, Benjamin Franklin, John Adams, Pearl Buck dhe shumë të tjera e ngritën veten nga individë të zakonshëm në figura historike të admiruara nga bota. Sot ata qëndrojnë përpara nesh në linjën e gjatë të historisë njerëzore, si shembuj të fuqisë së të lexuarit, për të ndikuar arritjen njerëzore. Ata qenë secili individë të veçantë, secili në unicitetin e tij ose të saj të vetëzhvilluarit. Megjithatë, ata posedonin një lidhje të përbashkët: ndanin pasionin e të lexuarit dhe qenë të frymëzuar nga të lexuarit.
Leximi mund të frymëzojë
Frymëzimi mund dhe shpesh është një prej influencave më të fuqishme që dikush mund të nxjerrë nga të lexuarit. Letërsia botërore është e mbushur me shembuj individësh që kanë qenë të frymëzuar për akte dhe arritje nëpërmjet leximit të arritjeve dhe të ideve të mëdha të të tjerëve. Kur lexoi jetën e George Washington, Abraham Lincoln u frymëzua. Kurajoja dhe përkushtimi njerëzor i kërkuar në fitimin e lirisë dhe demokracisë për një vend të ri e bën jetën e Presidentit tonë të parë një lexim frymëzues për të gjithë ne. Lincoln gjeti tek trashëgimia e Washington një model arritjeje që do ta drejtonte gjatë të gjithë jetës së tij. Gjatë ditëve të errëta të Luftës Civile, Lincoln mundi të reflektonte lidhur me kohërat e vështira gjatë Luftës Revolucionare, kur Washington iu desh të tejkalonte njërin problem pas tjetrit që ta mbante të gjallë luftën për liri. Urtësia e Washington përballë vështirësive të jashtëzakonshme e mbështetën Lincoln kur iu desh të ndeshej me sfidat e tij të vështira në kulmin e luftës për të ruajtur Bashkimin. Booker T. Washington u frymëzua që të donte të mësonte të lexonte kur pa një të ri që i lexonte një audience në rrugët e Malden në West Virginia. Në qoftë se ai njeri mund t’i lexonte një audience, atëherë fare mirë mund të ishte e mundur që edhe ai një ditë mund ta bënte të njëjtën gjë. Dhe e bëri. Kur lexoi rreth jetës së Perikliut në Greqi, Benjamin Franklin u frymëzua nga natyra fisnike e njeriut. Perikliu e kish treguar me jetën e tij se si një njeri mund të drejtohej nga ajo çka ishte më fisnike dhe më e urtë në sjelljen njerëzore. Praktika e zgjedhjes personale të përdorur nga Perikliu për ta përkufizuar veten si njeri i pëlqeu shumë Franklin. Kur Henry David Thoreau lexoi “Nature” e Ralph Waldo Emerson (Emerson, 1985), ai u frymëzua. Thoreau u tërhoq në pyll për të jetuar midis mrekullisë dhe frymëzimit të natyrës që Emerson me aq mjeshtëri e kish përshkruar në librin e tij. Atje ai gjeti një rinovim që i dha atij një dëshirë për jetën që u vinte për shtat ideve personale të tij. Ditët dhe netët e tij të harxhuara në vëzhgimin dhe reflektimin e natyrës së universit e bënë atë të kuptonte sesi gjithçka dukej se funksiononte sipas ligjeve natyrore. Nga këto refleksione, Thoreau përkufizoi të vërteta të caktuara rreth faktit se si njerëzit duhet të jetonin dhe se si duhet të respektonin të gjitha format e jetës dhe resurset natyrore që stolisin planetin. Ai ishte veçanërisht i prekur nga mungesa e respektit për jetën që gjeti në ushtrimin e skllavërisë njerëzore. Nga refleksionet e tij doli një ese e titulluar “Civil Disobedience”. Në esenë e tij Thoreau përkufizoi disa të drejta të njeriut që ai besonte se qenë të natyrshme në ligjet natyrore të universit (Thoreau, 1965). Ai besonte se një person kishte të drejtë të jetonte sipas vetëdijes se tij ose të saj pa ndërhyrje nga ana e qeverisë. Ai afirmonte se pjesa më e madhe e qeverive ushtrojnë kontroll ndaj qytetarëve të tyre që nuk kishin të drejtë ta ushtronin. Thoreau shpalli parimin se populli ka të drejtë të kërkojë ndryshim nëpërmjet mosbindjes civile, kur qeveria shkel liritë civile. Nëpërmjet arritjes së një audience universale lexuesish, parimi i Thoreau shpejt do të gjente zbatim në pjesë të tjera të botës. Sot, koncepti më gjerësisht quhet rezistencë pasive. Një person që e lexoi dhe që u frymëzua nga “Civil Disobedience” qe Leo Tolstoy, romancieri i famshëm rus. Tolstoy kish lexuar rreth kushteve të gjeneruara nga skllavëria amerikane. Ai e gjeti parimin e Thoreau për sa i përket respektit për jetën të rëndësishëm për kushtet e vetë vendit të tij. Në atë kohë, Rusia përmblidhte një klasë të madhe të nënshtruar të njohur si shërbëtorë apo fshatarë. Ashtu si skllevërit amerikanë, shërbëtorët jetonin në shtëpi të varfra, qenë të veshur dhe të ushqyer keq dhe vuajtën nga elementët e dimrave të ashpër rusë pa shumë ndihmë apo preokupim të treguar nga qeveria cariste e Carit Alexander II. Tolstoy qe aq i frymëzuar nga eseja e Thoreau, sa që adoptoi atë çka besonte se qenë të drejtat e saj. Ai shkroi dhe foli rreth ideve të saj, duke pyetur se përse shumë njerëz nuk e çanin kokën për atë çka Thoreau kish shkruar. Për ta bërë më të theksuar pikëpamjen e tij, ai ndërtoi një plan për përmirësimin e kushteve të vetë shërbëtorëve të tij, një plan që do t’u jepte atyre tokë dhe do të krijonte një sistem, nëpërmjet të cilit më shumë mund të blihej në qoftë se zgjidhnin të vepronin kështu (Maude, 1953). Për arsye të ndryshme plani nuk u mirëprit në Rusi, por tregoi se si eseja e Thoreau kish filluar ta frymëzonte shkrimtarin e famshëm për t’ju referuar çështjes së shërbëtorllëkut në Rusi. Zija e bukës ruse e 1891–1892 e vuri Tolstoy në aleancë të drejtpërdrejtë dhe të hapur me gjendjen e shërbëtorëve të Rusisë. Pasi mësoi nga shokët masën e mungesës së bukës në provincat e Tula dhe Rayazan, ai pranoi të ndihmonte që të organizohej një përpjekje e madhe asistence. Qeveria kish qenë e heshtur lidhur me zhvillimin e zisë së bukës, por Tolstoy besonte se publiku duhej të zgjohej nga gjumi lidhur me tmerret e gjendjes. Filloi të shkruante artikuj rreth urisë për botim anembanë Rusisë, por kishte vështirësi në pranimin e punës së tij nga ana e censorëve qeveritarë. Megjithatë, disa artikuj u botuan, duke tërhequr vëmendje për masën e madhe të mungesave ushqimore. Publiku u alarmua dhe qeveria u shtrëngua të veprojë. Pasi puna e tij për zinë e bukës u kompletua, Tolstoy u kthye në shtëpi dhe e kompletoi punën në një libër që kish qenë në progres përpara se të fillonte puna. Vëllimi i ri titullohej “The Kingdom of God is Within You” (Tolstoy, 1984). Në libër autori paraqet një teori të detajuar të filozofisë së re të tij për përgjigjen civile ndaj akteve dhe ligjeve të këqija të qeverisë. Tolstoy e quajti filozofinë e tij “jorezistencë ndaj së keqes”. Pozicioni që ai thotë hapur afirmoi besimin e tij se qeveritë janë në thelb imorale dhe ekzistojnë në avantazh të të fuqishmëve dhe të pasurve në kurriz të të varfërve dhe të nevojtarëve. Qeveritë i mbajnë shtetasit peng të kontrollit të tyre nëpërmjet përdorimit të forcës në luftëra, në mbajtjen e burgjeve dhe në mbledhjen e taksave. Tolstoy deklaroi se është detyra e qytetarëve që të refuzojnë t’u nënshtrohen kufizimeve qeveritare ndaj lirive njerëzore. Njerëzit që duan ta çlirojnë veten nga dominimi qeveritar duhet të ndjekin ato parime kristiane që ekzistojnë brenda çdo individi, parime që nuk mund të kontrollohen nga ndonjë forcë e jashtme. Duke ndjekur vetëdijen e tij ose të saj, çdo person duhet të refuzojë që t’u shërbejë kërkesave të mbrapshta të qeverisë. Në qoftë se do të persekutohej për shkeljen e një ligji diskriminues, ai nuk duhet a kundërshtojë dhunën me përdorimin e forcës nga ana e tij. Tolstoy besonte se një lëvizje në rritje e mosbindjes civile, e bazuar në konceptin e jorezistencës ndaj së keqes, do ta minonte strukturën e qeverisë dhe të detyronte llojin e ndryshimit që do t’i mundësonte çdo qytetari të jetonte sipas vetëdijes së tij. Ngjashmëritë në parime të ndodhura tek “Civil Disobedience” dhe “The Kingdom of God is Within You” janë lehtësisht të dallueshme. Të dy punimet do t’ia transportonin fjalët e tyre frymëzuese një ndjekësi të ri që po jetonte në Afrikën e Jugut. Emri i tij ishte Mahatma Gandhi.
Leo Tolstoy, romancieri rus, qe aq i frymëzuar nga “Civil Disobedience” e Thoreau, sa që punoi për vite që të përmirësonte kushtet e jetesës së shërbëtorëve të shtypur të Rusisë, duke zhvilluar eventualisht filozofinë e tij, atë të “jorezistencës ndaj së keqes”.
Mahatma Gandhi u lind në Indi, në 1869. Ai ndoqi shkolla në atdheun e tij përpara se të largohej, në moshën 19-vjeçare, për të studiuar për drejtësi në Angli. Pasi përfundoi studimet atje, ai u kthye në Indi për të praktikuar jurisprudencë. Pas një periudhe të shkurtër, ai u largua nga India për të jetuar e punuar në Afrikën e Jugut si avokat për një firmë myslimane biznesi. Afrika e Jugut do të bëhej zona ku interesi i Gandit tek idetë e Thoreau dhe Tolstoy do ta frymëzonin atë për të iniciuar një lëvizje të madhe humanitare. Nga ditët e rinisë së hershme të tij, Gandhi kish lexuar gjerësisht në kërkim të një qëllimi për jetën e tij. Letërsi nga anembanë botës u lexua dhe u asimilua. Nëpërmjet të lexuarit ai u bë thellësisht i frymëzuar që ta përdorte jetën e tij për punë të mira. Gradualisht filloi të formojë një vizion të asaj që çka mund të bënte. Kur lexoi “Civil Disobedience” e Thoreau dhe “The Kingdom of God is Within You” të Tolstoy, niveli i tij i frymëzimit arriti lartësi të reja. Ai shkroi më pas se libri i Tolstoy i kish shkatërruar ndjenjat e tij për parimet humanitare të sjelljes (Gandi, 1957). Dy librat nga Thoreau dhe Tolstoy u adresoheshin çështjeve me të cilat Gandhi ishte konfrontuar drejtpërsëdrejti në Afrikën e Jugut. Menjëherë pasi u vendos në shtëpinë e tij të re atje. Ai u ndesh me diskriminimin dhe paragjykimin racial kundër vetes së tij dhe popullsisë së madhe indiane që kish emigruar në atë vend jugor afrikan. Idetë frymëzuese që kish fituar nga të lexuarit shpejt e nxitën atë që t’i adresohej trajtimit të keq të minorancave në vendin e tij të adoptuar. Gandhi filloi të ndërtojë një lëvizje qytetarësh që do të punonte në ndryshimin e ligjeve dhe praktikave diskriminuese. Në lëvizje ai dhe ndjekësit e tij përdorën idetë për ndryshim që ai kish hasur në shkrimet e Thoreau dhe Tolstoy. Nga 1906 deri më 1914, lëvizja e Gandhi-t praktikonte atë çka ai do ta quante më pas “mosbashkëpunim” me qeveritë që praktikonin diskriminimin kundër shtetasve minorancë. Ai i nxiste ndjekësit e tij që t’i nënshtroheshin burgimit në vend që të pranonin kufizimet e imponuara në jetët e tyre nga legjislacioni diskriminues. Ndjekësit e tij e pranuan lidershipin e Gandhi-t dhe i përdorën taktika të tilla si djegien e certifikatave të regjistrimit dhe marshimet e paligjshme në zona të ndaluara. Gra indiane filluan të dalin nga izolimi për të marrë pjesë në aktivitetet e lëvizjes dhe ia nënshtruan veten e tyre arrestimit. Protestat vazhduan në vitin 1914, kur puna e lëvizjes u nënvizua me një marshim të madh nga minatorët indianë në Transval. Duke pranuar forcën dhe fuqinë e ndjekësve të Gandhi-t, qeveria jugafrikane filloi negociata, të cilat rezultuan në lëshime substanciale ndaj ankesave të shprehura nga lëvizja (Gandhi, 1957). Në 1915 Gandhi u kthye në atdheun e tij Indi. India sundohej atëherëë nga Perandoria Britanike, një sundim që i konsideronte vendasit si subjekte inferiore dhe jo të barabartë. Pasi harxhoi një vit duke u familjarizuar me kushtet, Gandi filloi të punojë për të arritur ndonjë pushtet dhe për të rregulluar padrejtësitë ndaj popullit indian. Ndërsa vepronte kështu, filloi të kuptojë se indianët nuk do të ishin kurrë të aftë të përmirësonin jetët e tyre për aq kohë sa ishin nën sundimin britanik. Shpejt filloi ta ndryshojë këtë kusht. I frymëzuar nga përvojat e tij në Afrikën e Jugut, Gandhi inicioi një lëvizje që përqafonte parimet e mosbashkëpunimit që ai kish siguruar nga leximi i Thoreau dhe Tolstoy. Shumë prej taktikave që do të përdorte qenë përdorur me sukses në punën e tij jugafrikane. Ligjet britanike në Indi qenë konceptuar që t’i mbanin indianët të varur tek Britania dhe në mallrat britanike për mbijetesë. Midis shumë iniciativave që gandi futi për ta prishur këtë varësi qe një program për t’i ndihmuar indianët që t’i bënin veshjet e tyre me pajisje me dorë. Një bojkotim ndaj veshjeve të huaja filloi dhe u intensifikua teksa lëvizja rritej në forcë. Më shumë sesa të luftonte hapur me britanikët, indianët thjesht duhej të refuzonin të bashkëpunonin me ligjet dhe kufizimet e imponuara britanike. Gradualisht indianët filluan të kenë më shumë pavarësi nga kontrolli britanik nëpërmjet prodhimit të vetë mallrave të tyre. Në fund, lëvizja u bë shumë e madhe dhe shumë e fuqishme për t’u menaxhuar nga pushtuesit. Britanikët e dorëzuan kontrollin e tyre dhe u larguan nga India më 1948. Lëvizja e Gandhi-t ia kish arritur ta çlironte vendin e saj nga sundimi i huaj, por kjo nuk do ta frymëzonte zinxhirin e lëvizjeve të frymëzuara që filluan me librin e Thoreau. E njëjta do të zhvillohej në Shtetet e Bashkuara në një lëvizje shumë të ngjashme me ato të Gandhi-t në Afrikën e Jugut dhe në Indi. Ashtu si Tolstoy dhe Gandhi përpara tij, Martin Luther King, Jr. u frymëzua nga leximi i “Civil Disobedience”. Për herë të parë e lexoi esénë kur ndiqte kolegjin. Akti i refuzimit të bashkëpunimit me një qeveri që promovonte diskriminim kundër një pjesë të qytetarëve të saj e magjepsi atë përtej fjalëve. King u intrigua aq shumë me idenë, sa që e rilexoi esénë shumë herë. Filloi ta shikojë mosbashkëpunimin me të keqen një detyrim moral po aq sa bashkëpunimi me të mirën. Ai besonte se asnjë person tjetër nuk e kish shprehur me aq elokuencë parimin sa Thoreau (Bishop, 1971). Kushtet raciale në Shtetet e Bashkuara i dukeshin King se kërkonin llojin e angazhimit që Thoreau kish promovuar në esenë e tij. Ndërsa ishte student në Crozer College në Pennsylvania, King filloi të lexojë dhe studiojë atë që Gandhi kish promovuar në Indi. Pasi dëgjoi një mbrëmje në një leksion sesi Gandi i kish përdorur taktikat jo të dhunshme si agjërimin, uljen mu në mes të rrugës për të ndaluar trafikun dhe sesi i kish mësuar që të nxirrnin kripën nga uji i kripur, në mënyrë që ta shmangnin blerjen e saj nga britanikët, King u përkushtua. Aq i tërhequr ishte nga njeriu që i kish përdorur me sukses parimet e mosbashkëpunimit, sa që doli dhe rrëmoi nëpër Philadelphia, duke i blerë të gjitha librat që mund të gjente lidhur me Gandhi-n dhe lëvizjet e tij. King ishte një lexues i etur dhe, sipas një biografi, “lexonte si i çartur” (Bishop, 1971, fq.104). Midis librave dhe koleksioneve të shkrimeve të shumta që kishin dalë nga pena e Gandit qenë “An Autobiography: The Story of My Experiments With Truth”, “Sermon on the Sea”, “All Men Are Brothers”, “My Appeal to the British” dhe “Indian Home Rule”. Idetë e tij lidhur me mosbashkëpunimin qenë të shpërndara nëpër punime të ndryshme. Në vitin 1959 King vizitoi Indinë dhe mësoi sa më shumë që qe e mundur nga ata që e kishin njohur dhe që kishin punuar me Gandhi-n. Ai hetoi për mënyrën sesi Gandhi e kish përdorur mosbashkëpunimin për t’i përzënë britanikët nga vendi i tij. Në përfundim të udhëtimit të tij, King i kthye në Amerikë fuqimisht i devotshëm nga parimeve të taktikave jo të dhunshme të Gandhi-t për t’i dhënë fund diskriminimit qeveritar kundër qytetarëve minorancë të saj. ai filloi të ndërtojë një lëvizje amerikane sipas linjave që kish përdorur Gandhi. Megjithëse nuk jetoi që të shikonte arritjet e plota të lëvizjes së tij, King pati një impakt të thellë në prishjen e barrierave të segregacionit dhe të diskriminimit në Amerikë. A mundet leximi t’i frymëzojë njerëzit për t’u ngjitur në sfida të mëdha? Autori i këtij shkrimi beson se po. Tek Tolstoy, Gandhi, King dhe subjektet e sipërpërmendura, ne kemi shembuj sesi leximi i frymëzoi njerëzit për të kërkuar objektiva të lartë dhe për t’i arritur ato. Do të kishin të njëjtit njerëz pa librat në jetët e tyre? Autori i këtij shkrimi beson se jo.
Donald E. Howard është autor i “The Role of Reading in Nine Famous Lives” (Shtëpia botuese McFarland & Co., 2005). Si shkrimtar dhe edukator profesionist karriere, që ka punuar në të gjitha nivelet e spektrit edukues nga kopshti në trajnimin pasuniversitar, bërja e njerëzve që të lexojnë libra të mirëzgjedhur ka qenë dhe mbetet interesi dhe angazhimi i tij i madh.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA
B:botimeshqiptare