Fuqia e mendimit

MasteR

I'm offline
f.0515004810719_m.jpg


Psikologia vjeneze, Julia Umek, merret me çështjen e shfrytëzimit të fuqisë së mendimit për të pasur sukses. Ajo jep tri këshilla si mund ta shfrytëzojmë fuqinë e mendimit.
Secili prej nesh mund ta thërrasë në kujtesë një fjali nga e kaluara. Veçse, nuk është pozitive çdo gjë që na e thonë të tjerët. Fjalia si "Kurrë nuk do të kesh sukses", ose "Të dy duart i ke të majta", mund të na pengojë dhe të na frenojë shumë në jetë. "ثshtë e rrezikshme nëse kjo i jepet dikujt si prognozë, nëpër të cilën do të kalojë në jetë, sepse ai këtë do ta ketë gjithmonë në ndërdije, kurdo që të dëshirojë të fillojë diçka", thotë Julia. Në rast të tillë, është me rëndësi që fjalive të tilla t'u biem vizë, qoftë në mendime, qoftë në letër dhe të zgjedhim një fjali të mirë.

Julia i jep tri këshilla si mund ta shfrytëzojmë fuqinë e mendimit. Gjithherë do të duhej shtruar pyetja "اka besoj?" A thua gjatë përgatitjes së ushqimit, besoj se darka do të jetë e shijshme. Nëse thoni "Nuk do të arrijë" menjëherë duhet korrigjuar me fjalinë tjetër. Le t'ju kujtohet nga e kaluara ku keni pasur sukses. Pra, mos i kërkoni dështimet, por sukseset. Merruni me pyetjen: "اfarë duhet të bëj që të kem sukses, të arrij?". /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top