Ftohja, si te mbroni femijet gjate dimrit

Me ardhjen e stines se dimrit, tek femijet vihen re infeksione ne rruget e frymemarrjes. Ato qe hasen me shpesh jane ftohjet dhe infeksionet gripale.
ftohja-femijet.jpg

Specialistet e semundjeve dhe te shendetit pediatrik pohojne se qendrimi ne ambiente te mbyllura dhe me shume persona behet shkak per rrezikimin e shendetit.

Nje nga dy femije te moshes 5-vjecare ka mungese hekuri. Vitamina C qe ndodhet tek zarzavatet mundeson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj pergatitni gjelle me zarzavate dhe mish. Nese tek pjesetaret e afert te familjes si nena, babai nuk shohim rritje te kolesterolit dhe probleme ne metabolizmin e yndyrave, cdo dite femija duhet te konsumoje nga nje veze te zier. Bashke me gjellet me zarzavatet perdorni dhe sallate.

Gjithashtu beni kujdes ne mos vendosjen e qumeshtit apo te kosit afer gjelleve me mish e zarzavate, sepse pengojne marrjen e hekurit. Ne mengjes jepini femijeve arra, lajthi, fruta te thata, bashke me to jane te dobishme edhe dritherat e pasuruara. Ne vend qe t’i jepni lengje te gatshme frutash, shtrydhini vete frutat dhe jepjani t’i pine para se te humbasin vitaminat.

Mundesoni ngrenien me zarzavate te makaronave dhe te nje gjelle me mish. Beni te mundur qe femija juaj te konsumoje peshk te pakten nje ose dy here ne jave. Ndalimi i pijeve me gaz e shton me shume deshiren. Prandaj me mire eshte te mos i marrim fare ne shtepi. Femija nuk i kerkon nese familja nuk i konsumon. Shembulli i dhene ne familje ka nje rendesi shume te madhe.
Kur ta kerkoje le ta shijoje, por mosmarrja e tyre eshte zgjidhja me e mire. Beni te mundur konsumimin nga ana e tij te suprave me drithera dhe grure. Disa femije nuk mund ta pine qumeshtin. Ne kete rast femijes suaj mund t’i jepni embelsira me qumesht, ose mund t’ia jepni qumeshtin te perzier me pak kakao dhe sheqer.
Kolla
Per te mesuar arsyen e kolles se femijes suaj dhe para se te perdorni metodat natyrale e mira eshte qe ta kontrolloni tek doktori, ne te njejten kohe thuhet se kurat natyrale nuk jane per ta sheruar krejtesisht kollen, por perdoren per te qetesuar femijen.
Me poshte jepen disa keshilla te tjera se cfare mund te beni per te zbutur kollen e femijes suaj. Jepini femijes shume lengje: Per te ekuilibruar nivelin e ujit jepini caj te ngrohte, supe, uje dhe lengje frutash. Kjo gje e ndihmon femijen tuaj qe nepermjet lengjeve te konsumuara te nxjerre jashte sa me lehte sekrecionet. Ne te njejten kohe ndihmon ne mbrojtjen e trupit nga toksinat.

Zbutini fytin me nje perzierje te mjaltit me qepe: Kjo perzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtesuar bllokimin ne mushkeri te femijes dhe ngadaleson te kollituren e shpeshte. Per te pergatitur kete perzierje merrni nje qepe te thate, ndajeni ne copa te vogla dhe perziejeni me nje luge mjalte. Perzierjen vendoseni ne tenxhere dhe ngroheni derisa te zbutet. Pjesen tjeter vendoseni ne frigorifer dhe perdoreni kur te doni. Kjo kure eshte per femije te rritur. Foshnjave nen moshen 1 vjec mos i jepni asnjehere mjalte, per arsye se mund te shkaktoje botulizmin tek ato.
Njomni ajrin per te pakesuar te kolliturat: Beni te mundur qe femija juaj te thithe ajer te lagesht duke hapur dushin. Pervec kesaj, mbylleni deren e banjes dhe mbajeni ne ajer te lagesht per disa minuta.infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top