sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Fshati i 90-vjeçarëve të hashashit
REPORTAZH Lufta e policisë shqiptare ndaj kultivuesve të hashashit është përqendruar tek këto plaka të moshuara që kanë mbetur të vetme në këtë botë. Një fshat ku gratë e moshuara janë në kërkim nga policia
VLORث- Të duhet të trokasësh disa herë që pas derës së hekurt të përgjigjet një zë i mekur gruaje. Dyert hapen vetëm kur e zonja e shtëpisë sigurohet fort mirë që miku i paftuar nuk i përket uniformave blu. Vetëm atëherë zëri i saj qetësohet e fytyra nis dalë nga dalë t’i çelet ndërsa të birit, 10 vjeçar i duhet gjysmë orë të marrë veten. Pasi ecën 20 minuta në këmbë, në majë të kodrës në një rrugë të shtruar me çakëll, gjendet shtëpia e Liri Halilit, një prej 10 grave që janë shpallur në kërkim për kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Gjormë të komunës së Bratajt në Vlorë.
Shtëpia është ende e pa shtruar dhe e vetmja gjë e bukur që sheh janë lulet,të cilave duket se Liria u kushton tërë ditën. Në shtëpi ajo është fillikat me djalin 10 vjeçar. Djemtë e tjerë i ka të martuar, ndërsa i shoqi ka mbyllur sytë një vit më parë. Pikërisht në këtë kohë kanë nisur edhe procedurat penale në ngarkim të saj. Liriathotë se fillimisht procedimi penal për disa rrënjë kanabis sativa ka nisur në emrin e të shoqit.
Por kur ai mbylli sytë të gjitha procedurat kaluan në emrin e saj. Tashmë Liri Lali rezulton të jetë person në kërkim, dhe duket se nga ky fakt nuk i dridhet qerpiku. Fundja nuk është gruaja e vetme në këtë fshat që ka kusure të tilla. Pak më tutje mund të takosh Drita Likajn. Ndërsa Sofi Totaj është një tjetër plakë 80- vjeçare, e cila ditën merr arratinë nga frika e policisë. Plaka e ngratë mbrëmjen e ngrys në Bregun e Lumit dhe vetëm natën kockat i gjejnë qetësinë. Sofia është e vetme dhe për shëndetin e saj kujdeset fqinja, ndërkohë që me sa duket nuk ka ndërmend të lajë ndonjëherë hesapet me drejtësinë.
Në fakt çdo grua që është e shpallur në kërkim në këto anë duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Për burrat, gratë e tyre janë të pafajshme dhe duket se bëjnë gjithçka për t’i mbrojtur. Në fakt Liria është gruaja e vetme që nuk braktisë përkohësisht shtëpinë e saj. I vetmi kufizim i saj është që nuk bredh lirisht nëpër fshat, ndërsa derën ta hap vetëm kur përtej derës së hekurt shfaqen miqtë e saj.
Në fakt shpallja në kërkim e grave të fshatit duket se është bërë problem edhe për pushtetin vendor. Kryeplaku اuman Shenajthotë se shteti duhet të vërë dorë. Sipas tij, shumica e personave të shpallur në kërkim janë si të tillë për shkak të bindjeve politike. Kryeplakuthotë se asnjë trafikant nuk është dënuar apo dhe i shpallur në kërkim ndërkohë që personat që tashmë kërkohen janënë pikë të hallit.
Kryesisht janë familje të varfra, që në kohën e korrjes u ra lapsi të procedohen penalisht. “Që pas vitin 1993 kultivimi i cannabis sativa ishte masiv jo vetëm në fshatin tonë por në të gjithë zonën. Gjatë kësaj kohe askush nuk vinte këtejpër të kontrolluar . Por gjërat ndryshuan nga vitit 2005. Krahas aksioneve të korrjes ka filluar ekzekutimi i vendimeve të gjykatës. Të paktën gratë nuk duhet të ishin përfshirë në këtë histori se kanë lënë fëmijët rrugëve pse kishin mbjellë 3-4 rrënjë, dhe të gjithë janë dënuar nga tre vjet burg”,- të thotë kryeplaku.Shekulli