• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Friedrich Nietzsche

Katia

Hmm kureshtar-e?
ثshtë një nga filozofët më të shquar gjermanë të shek. të 19. Ai ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Nietzsche ka lindur me 15 tetor të vitit 1844 në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. Ai u rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.

Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite më vonë.

Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’. Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi ‘ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm’. Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti për fuqi’ luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se ‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllaveruar njerëzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo. Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten ( "..njeriu është një urë dhe jo një qëllim." – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës. Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje.

Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.
Friedrich Nietzsche 1868

Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.

Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit të jetës së tij në errësire mendore dhe nën perkujdesjen e së motrës, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht të vitit 1900, në Vajmar.


Trashëgimia e Nietzsches

Filozofia e Nietzsches ka ndikuar në formimin dhe veprën e disa prej figurave më të shquara të shekullit të 20-të, përfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqësisht rreth viteve 20, filozofia e tij u interpretua në mënyrë barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe për më tepër të ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga dorëshkrimet e tia. Tragjedia e vërtetë nicheane qëndron në faktin se këto interpretime të gabuara vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.


Krijimtaria letrare e Nietzsches

Shkrime dhe filozofi

Aus meinem Leben, 1858 (Mbi jetën time)
ـber Musik, 1858 (Mbi Muzikën)
Napoleon III als Praesident, 1862 (Napoleoni III si president)
Fatum und Geschichte, 1862 (Fati dhe Historia)
Willensfreiheit und Fatum, 1862 (Liria e Shprehjes dhe Fati)
Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863 (Mundet xhelozi të jetë vërtetisht i gëzuar?)
ـber Stimmungen, 1864 (Mbi besimet)
Mein Leben, 1864 (Jeta ime)
Homer und die klassische Philologie, 1868 (Homeri dhe filologjia klasike)
ـber die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mbi të ardhshmen së edukimit tonë)
Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 e përbërë nga:
. ـber das Pathos der Wahrheit (Mbi pathosin e së vërtetës)
. Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi të ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
. Der griechische Staat (Shteti grek)
. Das Verhنltnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marrëdhënia midis filozofisë Schopenhaueriane dhe kulturës gjermane)
. Homer's Wettkampf (Kundershtimi i Homerit)
Die Geburt der Tragِdie, 1872 ( Lindja e tragjedisë)
ـber Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi të vërtetën dhe falsitetin në një kuptim më moralizues)
Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia në periudhën tragjike të grekëve)
Unzeitgemنsse Betrachtungen (Meditimet përfundimtare) e përbërë nga:
. David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrëfyesi dhe shkrimtari)
. Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi përdorimin dhe abuzimin e Historisë për Jetën)
. Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhaueri si edukues)
. Richard Wagner in Bayreuth, 1876
Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerëzor, tepër njerëzor)
Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione të përzjera dhe aksioma)
Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhëtari dhe hija e tij)
Morgenrِte, 1881 (Agimi)
Die frِhliche Wissenschaft, 1882, 1887
Also sprach Zarathustra, 1883-5 (Kështu foli Zarathustra)
Jenseits von Gut und Bِse, 1886 (Përtej së mirës dhe së keqes)
Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjinë e moralit)
Der Fall Wagner, 1888 (اështja Wagner)
Gِtzen-Dنmmerung, 1888 (Perëndimi i idhujve)
Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si bëhet njeriu ai që është)
Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kundër Wagnerit)
Der Wille zur Macht, publikuar për herë të parë në vitin 1901 (Vullneti për fuqi, një koleksion i përzgjedhur dorëshkrimesh, publikuar pas vdekjes së autorit)

Filologji

De fontibus Laertii Diogenii
ـber die alten hexametrischen Nomen
ـber die Apophthegmata und ihre Sammler
ـber die literarhistorischen Quellen des Suidas
ـber die Quellen der Lexikographen

Poezi·

Idyllen aus Messina (Marrdhënie nga Messina)
Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892 (Ditirambe për Dionisin)


Vepra të përkthyera në shqip

Kështu fliste Zaratustra, ,,Rilindja,, Prishtinë
Njerezor, teper njerezor/ Human, All Too Human (A book for free spirits), Friedrich Nietzsche, UEGEN
Lindja e tragjedise / The Birth of Tragedy (philosophy) Friedrich Nietzsche, UEGEN
Filozofet / The Philosophs (philosophy), Frederik Nietche , APOLLONIA
Ecce Homo / How to Become What One Is (philosophy) Nietzsche, KONICA, 2001
Udhetari dhe hija e tij/ The Wanderer and His Shadow F. Nietzsche,BARGJINI, 2001
Shnderrmi I te gjitha vlerave/ The Reevaluation of All the Values (philosophy),Friedrich Nietzsche ,UEGEN
Perendimi i idhujve/ The Twilight of The Idols (or how to philosophise with a hammer),F. Nietzche, BARGJINI
Pertej se mires dhe se keqes/ Beyond Good and Evil, Friedrich Nietzsche,PLEJAD
Agu I mengjesit: mendime mbi paragjykimet morale/ Daybreak: Thoughts on Moral Prejudices,Friedrich Nietzsche ,UEGEN
(Wikipedia)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Friedrich Nietzsche

Fjala, madje edhe mendimi, me bëhen të urryeshme: a nuk dëgjoj unë pas çdo fjale të qeshurën dhe gabimin, imagjinatën dhe shpirtin e iluzionit? A nuk duhet që të tallem me mëshirën time? Që të tall veten me talljen time? – O det! O mbrëmje! Ju jeni mjeshtra qesëndisës! Ju i mësoni njeriut që të pushojë së qeni njeri! A duhet ta lemë veten të zhytet brenda jush? A duhet të bëhemi siç jeni ju tani, të zbehtë, të shkëlqyeshëm, të heshtur, të gjerë, duke pushuar brenda vetes sonë? Të ngritur përmbi veten tonë?

Friedrich Nietzsche
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Friedrich Nietzsche

Kënga e Melankonisë

Në ajrin e përndritur,
Kur vesa ngushëllimtare
Bie në tokë,
E paparë, e padëgjuar
Me këpucë të hijshme e të lehta.
Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,
A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si dikur digjeshe nga etje
Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,
E etur, e lodhur, e zhuritur,
Teksa në shtigje me bar të zverdhur,
Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?

“Dashnor i së vërtetës? Ti ? – Kështu të tallin –
Jo ! Vetëm një poet !
Një bishë dinake, grabiqare, tinëzare,
Që duhet të gënjejë,
Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,
Dhe të dëshirojë prenë,
Me ngjyrime larve.
Dhe vetë larvë,
Dhe vetë pre !
Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo vetëm një i marrë ! Vetëm një poet !
Duke folur vetëm për ngjyrat,
duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,
Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,
Ndër qiejsh të rremë,
Duke ardhur përqark vërdallë !
Vetëm një i marrë, vetëm një poet !

Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo, përfytyrim
I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,
Dhe as shtatore hyjnore
E vendosur para tempujve
Në roje të pragut të shenjtë.
Jo ! Armik i shtatoreve të virtytit,
Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.
Me guxim prej maceje
Hidhet nga çdo dritare,
Në çdo çast,
Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,
Vrapon nëpër pyjet e virgjër,
Në mes bishave me lëkurë lara – lara.
I shëndetshëm, plot ngjyra, i bukur si mëkati,
Me buzët dëshirake,
Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,
Hyjnisht të etura për gjak,
Sulet për grabitje, gënjeshtar dhe tinëzar;
Apo si shqiponja
Që nga larg vëzhgon greminën,
Greminën e vet.
Ah, si ulet
Poshtë e më posthtë,
Thellë e më thellë,
Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,
Lëshohet si plumb
Mbi qengjin,
Armike e shpirtrave të butë si qengji,
Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë
Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën
Të butë si të sajën, dhe butësi qengji !

Kështu,
Si shqiponja e si pantera
Janë dëshirat e poetit,
Dëshirat e tua, mes mijra maskash,
O i marrë, o poet !

Ti që pe njeriun,
Ashtu si Zoti qengjin,
Për të zhbimë Zotin nga njeriu,
Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,
Qeshje gjatë zhbimjes, -
(Kjo, kjo është lumturia jote !
Lumturi shqiponje dhe pantere,
Lumturi poeti dhe të marri !”)

Në ajrin e përndritur,
Kur drapri i hënës,
Armik i ditës,
I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,
Futet vjedhurazi lakmitar,
Duke rrëshqitur në çdo çap,
Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,
Gjersa ato këputen e molisen
Të zbehta nëpër natë.

Kështu molisesh njëherë,
Prej çmendurisë të së vërtetës,
Prej gëzimeve të ditëve
I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,
I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.
Për të vërtetën
I djegur dhe i etur.
Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si lëngoje nga etja ?
Se i djegur jam
Për të vërtetat,
Si i marrë,
Si poet !
---------
Mbetur në vetmi

Këlthasin korbat,
Me fluturim të rëndë shkojnë mbi qytet:
Do filloj' bora -
I lumi kush e ka tani një streh'!

Ngrin për një çast,
Kthen kryet, sheh, ah! dhe sa kohë tani!
ا'je torrollak
Pragdimër - nëpër botë merr arrati!?

Bota - një portë
N'njëmijë shkretina akulli pa zë!
Kush s'e gjen dot
atë çka ti s'gjen dot, nuk ndalet më.

Po rri i zbehtë
është dimër - ti mallkuar me shtegtim
Si tymi vetë
Që lart, qiellin e ftohtë lyp pa ndalim.

Zog, cicëro
Një këngë me zë prej zogu, me vetmi!
ا'pret, fluturo,
Të voglën zemër fshihe diku ti!

Këlthasin korbat,
Me fluturim të rëndë shkojnë mbi qytet:
Do filloj' bora -
I mjeri kush s'e ka tani një streh'!
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Friedrich Nietzsche


Maksima e artë.
Njeriut iu vunë shumë zinxhirë, deri sa ai u çmësua të sillet si kafshë dhe në të vërtetë ai u bë më i butë, më inteligjent, më i gëzuar, më i gjykueshëm nga sa janë të gjitha kafshët. Por ai vuan ende ngaqë i ka mbajtur kaq gjatë zinxhirët e tij, ngaqë i ka munguar kaq gjatë ajri i pastër dhe liria e lëvizjeve, por këto zinxhirë janë, po e përsëris edhe një herë, gabimet e rënda dhe absurde të ideve morale, fetare, metafizike. Vetëm kur edhe sëmundja e zinxhirëve do të jetë kapërcyer, atëherë do të arrihet qëllimi i parë i madh, pra ndarja e njeriut nga kafshët.

Tani ne ndodhemi në mes të punës sonë të heqjes së zinxhirëve dhe për këtë duhet maturia më e madhe. Vetëm njeriut të fisnikëruar mund t’i jepet liria e shpirtit, vetëm atij i afrohet lehtësimi i jetës që u vë balsam plagëve të tij, ai mund të thotë i pari se jeton për të gëzuar dhe për asnjë qëllim tjetër, ndërsa në çdo gojë tjetër motoja e tij: “paqe rreth meje dhe kënaqje me të gjitha gjërat e afërta” do të ishte e rrezikshme. Me këtë moto, të bërë për njerëz të veçantë, ai kujtohet për një fjalë antike dhe prekëse që vlente për të gjithë dhe që ka mbetur përmbi të gjithë njerëzimin, si një moto dhe një shenjë për të cilën do të humbë cilido që stolis tepër herët flamurin e tij - për të cilën krishtërimi vetë ka humbur. Me sa duket nuk ka ardhur ende koha në të cilën të gjithë njerëzve do t’u ndodhë si atyre barinjve që panë qiellin e ndriçuar mbi ta dhe dëgjuan këto fjalë: “Paqe mbi tokë dhe dashamirësi reciproke për njerëzit”. ثshtë ende koha e individit.
(Pjese nga: Udhetari dhe hija e tij)
 

CrazyDiamond

''pirg hologramesh''
Titulli: Pe: Friedrich Nietzsche

Para Lindjes Së Diellit

Oh, qielli mbi mua i pastër e i thellë ! Greminë drite ! Duke të soditur, drithem nga dëshira hyjnore.
Të vërtitem në lartësitë e tua, ja thellësia ime ! Të fshihem në dëlirësinë tënde – pafajësia ime !


I heshtur mbi detin në pështjellim më shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janë për mua një zbulim për shpirtin e trazuar.
Më erdhe e mbështjellë me bukurinë tënde. Më fole pa fjalë që tregojnë mënçurinë.
Oh, si nuk të kam zbuluar të gjithë turpin e shpirtit ! Erdhe tek unë përballë diellit, o vetmitare.
Ne jemi miq të përhershëm. Ne kemi të përbashkët trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi të përbashkët edhe diellin.
Ne nuk flasim. Mjaft gjëra i dimë. Ne rrimë në heshtje. Me një qeshje shfaqim atë që dimë.
A nuk je ti dritë e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt motre që më njeh e depërton gjer në thellësitë intime?
Së bashku kemi mësuar çdo gjë. Së bashku kemi mësuar të tejkalojmë veten, dhe të qeshim pa një hije reje.
Të qeshim me sytë e kthjellët, nga largësitë të paana, ndërsa ndën ne avullojnë si shiu shtrëngesa, synimi e gabimi.
Dhe kur endem i vetmuar, ç’kërkon shpirti im i vetmuar nëpër netët dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ç’kërkoj tjetër veç teje?
Dhe gjithë këto bredhje e gjithë këto ngjitjet, janë për mua një nevojë dhe një dalje nga ngathtësia. Të fluturoj është e vetmja gjë që dëshiron vullneti im, të fluturoj tek ti.
Dhë ç’gjë urrej më tepër sesa retë që mërgohen e gjithçka që të errëson ty? Urrej edhe zemërimin tim sepse të njollos.
I kam inat retë që ikin, këto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unë çka kemi të përbashkët, – pafundësinë, “Po” – në e pambarim dhe “Amen !” – i.
Ne i urrejmë këto kodoshë e furacake. Retë që ikin. Këto qenie të dykuptimta, që nuk arrijnë as të bekojnë e as të mallkojnë nga thelbi i zemrës.
Do të desha më mirë të ngujohem brenda një fuçie e të mos e shoh këtë qiell. Të rri në këtë humnerë e të mos e shoh këtë kube qiellore fëlliqur nga retë që ikin.
Shpesh më ngërthen dëshira të gozhdohem në një fije ari, i dhëmbëzuar prej rrufesë e në barkun e tyre të fryrë t’i bie daulles si një shpërthim bubullime.
Daullexhi i zemëruar, sepse ato më kanë vjedhur “Po” – në dhe “Amen !” – in tënd.
Më pëlqen më fort rropama, bubullima dhe poshtërimi i kohës së keqe, sesa kjo prehje prej maçoku të kujdesshëm e imtar. Tek njerëzit urrej mbi të gjithë ata që ecin lehtë, gjysmëqeniet dyshimtare e imtare si retë.
Dhe “kush nuk di të bekojë, duhet të mësojë të mallkojë !” – kjo doktrinë e qartë më ka rënë nga qielli i kthjellët. Si yll më ndrin edhe netët më të errëta.
Unë bekoj, them “Po”, sepse ti më rrethon, ti e dëlirë, e ndritshme, greminë drite ! Në të gjitha qiejt do ta çoj “Po” – në time që bekon.
U bëra një bekimtar që pohon me krenari se luftova gjatë për këtë, gjersa çlirova duart për të bekuar.
Ky është bekimi im: qofsh sipër çdo gjëjë si qielli, si çatia e tij sferike, si kupola e kaltër, si siguria e vet e përjetshme. ثshtë i lumtur ai që bekon në mënyrë të tillë.
Të gjitha janë pagëzuar në burimim e përjetësisë, tej kufijve të së mirës e të së keqes. E mira dhe e keqja nuk janë veç hije endacake, trishtime të thella dhe re që kalojnë !
Unë bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: “Mbi të gjitha gjërat mbretëron qieli i fatit, qielli i pafajësisë, qielli i paparashikuar, qielli i trillit”.
“Për fat” – ja fisnikëria më e lashtë e botës, që ia kthej të gjitha gjërave, dike çliruar nga skllavëria e një qëllimi. Këtë liri e kthjelltësi qiellore e vura si këmbanë të kaltër mbi gjithçka kur mësova që mbi ta dhe për ta, nuk duhet asnjë “vullnet i përjetshëm”. Këtë trill e këtë çmenduri e vendosa në vend të këtij vullneti kur mësova se, “mbi të gjitha vetëm një gjë është e pamundur, të qenit i arsyeshëm !”.
Pak arsye është e nevojshme. Një thërrime mençurie e shpërndarë nga ylli në yll. Ja tharmi i përzierë tek gjithçka. Për dashuri të çmendurisë, mençuria është e shpërndarë ngado.
Pak dituri është e mundur të fitohet. Kjo siguri e bekuar gjëndet në të gjitha gjërat që vallëzojnë nën këmbët e fatit.
Oh, qiell sipër meje i pastër e i lartë ! Imja është tani kjo dëlirësia jote, ku nuk ka asnjë merimangë të arsyes e asnjë pëlhurë të përjetshme të saj. Ti je për mua një vend vallëzimi për trillet hyjnore të fatit, një tryezë hyjnore për zarët e kumarxhinjve hyjnorë.
Ti u skuqe? Mos po flas gjëra që s’duhen thënë? Mos po blasfemoj kur dëshiroja të bekoja?
Apo turpi i të qënit i dyzuar të bën që të skuqesh?
Mos më thuaj të iki e të hesht, sepse po vjen dita?
Bota është e thellë, më e thellë nga ç’e beson dita. Nuk mund të thuhen të gjitha në praninë e ditës. Por dita erdhi, të ndahemi pra !
O qiell sipër meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gëzimi im, përpara sesa dielli të zbardhë ! Dita erdhi, të ndahemi pra !?” –

Kështu foli Zarathustra.

Friedrich Nietzsche , 1844-1900
 

CrazyDiamond

''pirg hologramesh''
Titulli: Pe: Friedrich Nietzsche

Cdo fjale te Nietzche-s jane thesare te pavdekshem ne fushen e njohjes... Kur kam filluar te studioj Nietzschen isha relativisht adoleshente
mbaj mend qe lodhesha shume ta kuptoja por librat e tij kishin nje ndikim absolut ne shijet e mia filozofike... I jam kthyer pas shume kohesh
duke i rilexuar , jo me vrrullin e nje adoleshenteje per te mare dituri , por me qetesine qe duhet te kete cdo lexues qe te kuptoje Nietzche-n
Esht thjesht i magjishem... :)
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Friedrich Nietzsche

ثshtë mrekulli: një çast zgjat sa hap e mbyll sytë dhe me të njëjtën shpejtësi i përket së shkuarës; më parë një hiç, më pas një hiç, për t'u kthyer edhe një herë si lugat, që turbullon qetësinë e çastit tjetër pasardhës. Vazhdimisht griset një fletë nga libri i kohës, bie, fluturon, kthehet prapa dhe atëherë njeriu thotë: "Më kujtohet". - Friedrich Nietzsche
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Friedrich Nietzsche

Nietzsche dhe Wagner

Miqësi kozmike : ne ishim miq dhe me vonë ne u bëm të huaj… ne jemi dy flota detare, çdo njeri në kendin e tij dhe në rrugë të ndryshme… me siguri forca e qëllimeve tona të forta, na ben që të ndahemi, duke naviguar nëpër detra të ndryshme dhe me siguri kurrë më nuk do të takohemi… Kështu përshkruan Nietzsche diku njëzet e pesë vjet më vonë miqësinë e Tij me kompozitorin Richard Wagner, në librin « Gai Savoir » të publikuar në vitin 1882, duke përmbledhur këtë miqësi me këtë formulim shumë të pasionuar.
Për filozofin e ri, Wagneri është një mik, një maître , gati një prind. Për Nietzsche, kjo miqësi ka qenë një ndër eksperiencat më e fortë në jetën e tij. Por si është e mundur që një miqësi, një pasion i tillë të shëndrohet në një averzion, agresivitet dhe armiqësi ?!
Ata u njoftuan ne vitin 1868 ne Zvicër tek motra e Wagnerit, disa ditë më herët ne Leipzig, Nietzsche pat rastin të ndegjojë për herë të parë një koncert të kompozitorit ; një preludë të Tristian dhe Isolde, dhe një hapje të mjeshtrëve artistë të Nuremberg. I mahënitur nga kjo muzikë e kompozitorit, ai i shkruan mikut të tij Erwin Rohde, « Cdo indë muskulorë, çdo nervë në trupin tim, dridhejë »
Edhe pse kishin dallime ne moshë, ( Nietzsche 24 vjeç, Wagner 55vjeç), ata kishin shumë pika të përbashkëta, filozofi është i lindur në një fshat nga vinte gjithashtu edhe e ëma e Wagnerit, Thuringe. Të dy admironin shumë Schopenhauer, për të cilin, muzika është një art, e cila përfaqëson dëshirën më të pastërt, në mënyrë të dyfisht dhe shumë shumë sublime, përfaqëson universin.
Më 15 maj 1869, Nietzsche, emërohet profesor filologjie në Univerzitetin e Bazelit, dhe nga kjo kohe fillon një miqësi shumë intenzive në mes tyre, Wagner, jetonte në Tribschen, buzë liqenit të katër kantoneve (afër Luzern), mbrenda kesaj periudhe , filologu i ri, kishtë vizitur me shumë se 20 herë shtëpine e familjes Wagner, dhe në një letër drejtuar mikut të tij Carl von Gersdorff, ai shpreh me plotë entuziazëm gjithë këto përjetime në këtë familje
Që nga publikimi i Lindja e Tragjedisë,në vitin 1872, autori përshendet me një dedikim enkas për Richard Wagner, veprimtaria e tij muzikore, bën të pandashme me tragjedinë greke, duke thënë « se ky libër, është një nga dëshirat e mia ». por megjithe ate, ndodh që Nietzsche dashuron fshehurazi Cosima, gruaja e Wagnerit, gjë që kompozitori këtë e kupton, duke thënë, « krymbi ka depërtuar në frut », shumë historian, e konfirmojnë këtë.
Nietzsche , nuk admironte tek kompozitori nacionalizmin e tij të tepruar gjatë luftës franko-gjermane te vitit 1870-1871, gjithashtu nuk i pëlqente projektet megalomane te kompozitorit që organizonte një festival në Bejrut në vitin 1876. Nga ky moment fillon një « rregullim hesapesh » në mes filozofit dhe kompozitorit. Wagner , meson nga mjeku Otto Eisner, mbi gjendjen shendetësore te Nietzsche, dhe nga ky moment fillon të shuhet miqësia e tyre. Fiozofi ndjehejë i tradhëtuar nga kompozitori për këtë, nga se ai pastaj ben divulgimin e gjendjes së tij shendëtesore duke thene se sëmundja e tij, ka origjinë nga « një perverzion instikti ****ual ». I dëshpruar dhe i denigruar nga kjo sjellje e kompozitorit, Nietzsche, humb shumë admirimin për te, dhe nuk gjente ate inspirim të dikurshem për te si një profetë i eksaltuar për gjermanizmin me çdo kusht të artit të tij. Takimi i tyre i fundit, ndodh më 5 nëntor 1876, në Sorrente afër Napolit.
 
Titulli: Friedrich Nietzsche

Mancher findet sein Herz nicht eher, als bis er seinen Kopf verliert.

Disa nuk mund ta gjejne zemren, jo perpara se te humbin koken!


Was aus Liebe getan wird, geschieht immer jenseits von Gut und Bِse.

Cdo gje qe ka pretekst dashurine, ndoll gjithmone jasht perceptimit te se mires dhe se keqes!
 

Marla

VIP
Titulli: Friedrich Nietzsche

Per mizat e tregut


Arratisu, o miku im, në vetmi! Unë të shoh të shastisur nga poterja e njerëzve të mëdhenj e të pickuar nga thumbat e të vegjëlve.
Pylli dhe shkëmbi do të dinë të heshtin denjësisht për ty. Ji i ngjashëm me atë pemë që aq shumë e do, atë pemë të hijes së gjërë, që e varur rri mbi det dhe rri e dëgjon në heshtje.

Ku mbaron vetmia, fillon tregu e, ku fillon tregu, fillon edhe poterja e aktorëve të mëdhenj dramatikë dhe zhuzhitja e mizave të helmëta.

Në botë, gjërat më të mira nuk nevojiten për asgjë, po qe se nuk i përfaqëson dikush. Populli njerëzit e mëdhenj i quan komedianë. Populli kupton pak nga madhështia, domethënë krijimi. Mirëpo është i ndjeshëm t’i njohë të gjithë komedianët dhe aktorët dramatikë.
Kështu shkon kjo botë!

Aktori dramatik ka shpirt, por ka pak ndërgjegjej të këtij shpirti. Beson gjithmonë në atë gjë, me anë të cilës i bën të tjerët të besojnë fortësisht; pra të besojnë në atë vetë. Nesër ka një besnik tjetër, e pasnesër një tjetër. Ka ndjesi zemërake, si populli, dhe humor të luhatshëm.

Shkatërrimin e quan ‘demonstrim’ dhe ‘bindjen’ - të shkuarit çmendi. Për të gjaku është arsyeja më e mirë.

Një të vërtetë që, depërton veç nëpër veshët e mprehtë, e quan gënjeshtër dhe hiçgjë. Se, në realitet ai beson vetëm zotat që bëjnë më shumë zhurmë nëpër botë.

Tregu është plot e përplot me tallës e shkaktarë të ligj. Populli lëvdohet me njërëzit e tij të mëdhenj, ata zotërinjtë e kohës së sotme....

Mos ji aspak xheloz me këta të dhunshmit dhe absolutistët ti, o dashnor i së vërtetës. Kurrë nuk u var ndonjëherë e vërteta në krahët e një absolutisti...

I avashtë është proçesi i përvojës në të gjitha puset e thella; duhet të presësh gjatë për të kuptuar se ç’ka ndodhur në thellësi të tyre. Të gjitha gjërat e mëdha ndodhin jashtë tregut dhe famës. Arratisu o miku im në vetminë tënde! Unë të shoh të pickuar nga miza të helmëta.

Arratisu atje lart, ku ka një atmosferë të fortë e të ashpër! Arratisu në vetminë tënde! Ke rrojtur kaq gjatë afër të vegjëlve dhe meskinëve.
Arratisu nga hakmarrja e tyre e padukshme; se me ty ata veçse mund të hakmerren!

Mos e ngri kurrë dorën kundra tyre. Ata janë të panumërt, por s’është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.

Të panumërt janë të vegjëlit dhe meskinët. Më shumë se një ndërtesë e madhërishme është rrëzuar për shkak të pikëzave të shiut e, barërave të këqija që rriteshin përreth tyre.
Ti nuk je një shkëmb, por tashmë shumë pikëza të kanë gërryer. Këta pikëza mund të të copëtojnë e të bëjnë thërrime. Unë të shoh të lodhur nga këto miza të helmëta, të shoh gjithë gjak në njëqind vende por, krenaria jote nuk do as të nxehesh.

Me gjithë pafajsinë e tyre e dëshirojnë gjakun tënd, u digjet flakë e gjak shpirti i tyre anemik. Kështu të pickojnë me gjithë aneminë që kanë.

Por ti, o i thellë, aq thellësisht vuan edhe nga plagët më të vogla. Më parë se të shërohesh, po i njëjti krimb helmues nis të të zvarritet nëpër dorë.
Je shumë krenar për t’i vrarë këta lakmitarë. Por ki kujdes, të mos durosh paskëtaj fatin e padrejtësisë së tyre helmuese!

Gumëzhojnë përreth teje edhe me lavdet e tyre, mirëpo lavdi i tyre nuk është veçse përgatitje për sulm. Duan afrinë me lëkurën tënde e me gjakun tënd.
Të miklojnë si një zot a një demon; ofshajnë përpara teje si përpara një zoti a një djalli.
ا’rëndësi ka? Nuk janë veçse lajkatarë dhe qarramanë.

Shpesh vishen me një petk dashamirës. Kjo ka qenë gjithmonë maturia e burracakëve, sepse burracakët janë të matur.
Në shpirtrat e tyre të mjerë mendojnë shumë gjëra për ty, sepse ti i gjallon dyshimet e tyre. Të menduarit shumë shkakton dyshime...

Të ndëshkojnë për të gjitha virtytet e tua. Të falin me zemër vetëm gabimet, sepse ti je i butë, i drejtë, e thua: “Janë të pafajshëm në ekzistencën e tyre të vogël”. Mirëpo shpirti i tyre i mjerë mendon:” Faj është ekzistenca e njerëzve të mëdhenj”.

Edhe kur je i butë me ta, të përçmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkëmbejnë mirësitë e tua me ligësi të fshehta.
Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonë kundër shijes së tyre; janë të lumtur kur t’i shfaqesh ndonjëherë aq modest sa të tregohesh mendjemadh.
.... ndaj ruhuni nga të vegjlit.

Përpara teje ata ndihen të vegjël, inferioriteti i tyre rri fshehur nën thëngjij e digjet duke të përgatitur një hakmarrje të padukshme. A nuk e ke vënë re sesa shpesh bëhen memecë kur u afrohesh pranë, humbasin çdo fuqi, si tymi i një zjarri që po shuhet?

Po miku im ti je ndërgjegjja e keqe për fqinjët e tu, sepse ata janë të padenjë për ty. Ndaj të urrejnë e duan të të pinë gjakun.
Fqinjët e tu do të jenë gjithmonë miza të helmëta; çka është e madhe te ty, është ajo që i bën helmues e të përngjasojnë me mizat.

Arratisu o miku im, në vetminë tënde, atje ku fryn një erë e ashpër dhe e fortë!
Nuk është detyra jote të bësh mizë-shpërndarësin.

("Kështu foli Zarathustra", F.Nietzsche)
 
Titulli: Friedrich Nietzsche

Moraliteti Viktimes.- Moraliteti qe matet sipas shpirtit te vetflijimit
eshte ai i gjendjes gjysme te eger. Arsyeja duhet te korre nje fitore te veshtire
dhe te pa pergjakshme ne brendesi te shpirtit
Aty ka instinkte te tmerrshem kundershtare qe duhen shtypur,
kjo nuk mund te behet pa nje lloje mizorie,sic duan sakrificat per zotat kanibale

:::::F.Nietzsche:::::/Agu i mengjezit
 

Jetmira

Banned
Titulli: Friedrich Nietzsche

Do te donim ti fshihnim difektet tona,
jo per mburrje,por e qenia e dashuruar
te mos vuaj prej tyre
 

Jetmira

Banned
Titulli: Pe: Friedrich Nietzsche

Por kush dashuron do te donte
ti ngjante Perendise por as kjo nuk ndodh per mburrje
 
Top