Freedom House: Shqipëria dështoi ndaj korrupsionit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Raporti “Vendet në Tranzicion”, politika ka dëmtuar ndarjen e pushteteve
Janë përmbushur dy parashikimet, anëtarësimin në NATO dhe kërkesa për në BE
Shqipëria ka marrë dje një tjetër shuplakë. Kësaj rradhe ka qënë Freedom House e SHBA-së, e cila nëpërmjet një raporti me emrin “Vende në Tranzicion”, i ka bërë një radiografi të plotë vendit tonë duke publikuar pikat më të dobëta të tij. Nga ky raport del se politika është pothuajse e keqja më e madhe, e cila po mban peng të gjitha insitucionet, duke i dëmtuar ato gjithnjë e më shumë pavarësinë e tyre. Një theks të veçantë, i vihet edhe luftës kundër korrupsionit, i cili sipas raportit të përvitshëm të kësaj organizate ka dështuar.
Ndarja e pushteteve
Por, organizata thotë se ndarja e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit është ende e brishtë dhe herë pas here e dëmtuar nga nismat politike. Politizimi në sektorin publik vazhdoi të ekzistonte dhe kufizon zhvillimin e një shërbimi civil, policie, gjyqësori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike janë zhvilluar në një mënyrë të paqartë dhe herë pas here kontradiktore. Në raport thuhet se shoqëria civile e ka ende të vështirë të shërbejë si një zë i rëndësishëm në jetën publike dhe se roli i medias për të promovuar punën e tyre mbetet thelbësor.
Mediat
Përsa i takon medias së pavarur, raporti thotë se shqiptarët gëzojnë një larmi burimesh informacioni që përfaqësojnë një rreze të gjerë pikëpamjesh politike dhe sociale. Megjithatë vihet në dukje se organet më me ndikim janë të përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh.
Pushteti lokal
Freedom House thotë se decentralizimi i pushtetit lokal mbetet një nga sfidat kryesore, ashtu si edhe përmirësimi i pavarësisë, efektivitetit, perspektivës në karrierë, përgjegjësisë dhe transparencës së drejtësisë. Një konsensus ndërpartiak në Parlament bëri të mundur miratimin ligjin për pushtetin gjyqësor, si edhe të ligjit për Prokurorinë, por deri në fund të vitit të kaluar, pak përparim kishte pasuar hyrjen e tyre në fuqi.
Sistemi gjyqësor
"Pavarësia e sistemit gjyqësor u përball me kërcënime të vazhdueshme nga përpjekjet e qeverisë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar gjykatësit", thuhet në raport. Kjo është edhe arsyeja që vlerësimi për pavarësinë e gjyqësorit ishte më i ulët.
Korrupsioni
Në lidhje me korrupsionin, Freedom House thotë se një nga dështimet më dramatike të qeverisë dhe politikës së saj të "duarve të pastra", mund të shihet tek mënyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radhëve të saj. Raporti përmend faktin që dy ministra të kabinetit u përballën me procedura penale për korrupsion në vitin 2008 dhe se presioni i qeverisë ndaj Prokurorisë së Përgjithshme u rrit, veçanërisht kur Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama i çoi këto çështje para gjykatës. Po ashtu në raport thuhet se media ka vazhduar të luajë një rol efektiv në ekspozimin e korrupsionit dhe në informimin e publikut.
Konfliktet mes partive
Megjithatë në raportin e përvitshëm "Vende në Tranzicion", që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit 2008, Freedom House vë në dukje se megjithë mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, elitat ishin në gjendje të arrinin një konsensus për një numër të mjaftueshëm çështjesh për të marrë ftesën për në NATO. Po ashtu arritja e konsenusit për për sistemin e ri të votimit, konsiderohet në raport si një arritje për t'u shënuar dhe ka bërë që në drejtim të procesit elektoral, vlerësimi i Shqipërisë këtë vit të jetë më i lartë sesa vitin e kaluar.
Parashikimet
Meqënëse dy nga parashikimet e raportit për këtë vit janë përmbushur: anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Tani raporti cilëson se mbetet për tu plotësuar parashikimi i tretë, ai për rëndësinë e zgjedhjeve të së dielës, për procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rrugës drejt integrimit Euro-Atlantik, pritet të marrë një përgjigje më të qartë, kur të kristalizohen vlerësimet për procesin zgjedhor.
Ndarja e pushteteve
Mangësitë në ndarjen e pushteteve dhe identifikimi i shtetit me partinë në pushtet janë pengesat kryesore për demokratizimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ndarja mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit është ende e brishtë dhe herë pas here e dëmtuar nga nismat politike.
Politizimi
Politizimi në sektorin publik vazhdon të ekzistojë dhe kufizon zhvillimin e një shërbimi civil, policie, gjyqësori, administrate zgjedhore dhe media profesionale dhe jo partiake. Po ashtu edhe trazirat sociale dhe politike janë zhvilluar në një mënyrë të paqartë dhe herë pas here kontradiktore.
Shoqëria civile
Në këtë raport një zë të rëndësishëm zë edhe shoqëria civile. Por sido që të jetë edhe ajo nuk e ka aspak të lehtë të kthehet në faktor. Shoqëria civile e ka ende të vështirë të shërbejë si një zë i rëndësishëm në jetën publike dhe se roli i medias për të promovuar punën e tyre mbetet thelbësor.
Mediat
Përsa i takon medias së pavarur, mësohet se shqiptarët gëzojnë një larmi burimesh informacioni politike dhe sociale. Ajo ka vazhduar të luajë një rol efektiv në ekspozimin e korrupsionit dhe në informimin e publikut.Megjithatë vihet në dukje se organet më me ndikim janë të përqendruar në duart e një numri të vogël pronarësh.
Sistemi gjyqësor
Sipas raportit pavarësia e sistemit gjyqësor u përball me kërcënime të vazhdueshme nga përpjekjet e qeverisë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar gjykatësit. Një konsensus ndërpartiak në Parlament bëri të mundur miratimin ligjin për pushtetin gjyqësor dhe Prokurorinë, por hyrja në fuqi ka bërë pak përparime.
Korrupsioni
Në lidhje me korrupsionin, raporti thotë se një nga dështimet më dramatike të qeverisë dhe politikës së saj të "duarve të pastra", mund të shihet tek mënyra sesi e ka trajtuar korrupsionin brenda radhëve të saj. Raporti përmend faktin që dy ministra të kabinetit u përballën me procedura penale për korrupsion në vitin 2008.
Konsesusi
Megjithë mosmarrëveshjet dhe konfliktet mes partive kryesore, në raport thuhet se elitat ishin në gjendje të arrinin një konsensus për një numër të mjaftueshëm çështjesh për të marrë ftesën për në NATO. Po ashtu arritja e konsenusit për për sistemin e ri të votimit, konsiderohet në raport si një arritje.
Parashikimet
Dy nga parashikimet e raportit për këtë vit janë përmbushur: anëtarësimi në NATO dhe kërkesa për anëtarësim në BE. Parashikimi i tretë, ai për rëndësinë e zgjedhjeve, për procesin e demokratizimit, stabilitetit politik dhe rrugës drejt integrimit Euro-Atlantik, pritet të marrë një përgjigje më të qartë, kur të kristalizohen vlerësimet për procesin zgjedhor.
Pushteti lokal
Në raportin e saj Freedom House bënë të ditur se decentralizimi i pushtetit lokal mbetet një nga sfidat më kryesore së bashku me përmirësimin e pavarësisë, efektivitetit, perspektivës në karrierë, përgjegjësisë dhe transparencës së drejtësisë. Një konsensus ndërpartiak në Parlament bëri të mundur miratimin ligjin për pushtetin gjyqësor, si edhe të ligjit për Prokurorinë, por deri në fund të vitit të kaluar, pak përparim kishte pasuar hyrjen e tyre në fuqi.


TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top