Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Entela Resuli

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Frederik Ndoci është bërë baba për herë të dytë. Pas vogëlushes Marilu, Frederiku është gëzuar me një djalë të vogël që e ka quajtur me një tjetër emër tri-rrokësh melodioz Nikolo. Ka qenë motra e tij, Rita Ndoci, ajo që ka bërë publik lajmin. Në një status në Facebook, Rita shkruan: “Miq e mikesha të dashtuna, sot Alisës dhe Frederikut, Zoti i ka bërë peshqesh një fëmijë dhe Marilusë një vëlla...Nikolos i urojmë jetë të gjatë.

federik-ndoci.gif


U rrit të me nënë, babë dhe motër. Qoftë i lumtur e i gëzuar në jetë. Mirëseerdhe në familjen Ndoci...o shumë i prituri NIKOLO. U bafsh edhe 120 vjeç. Vëlla i dashur e paç me jetë Djalin dhe mos harro, gjaja e vonë e gëzon të zonë. Alisa është shumë mirë dhe shumë e lumtur dhe djali ka lindur si pëllumb dhe po na gëzon të gjithëve....mbarësi Riku, Alisa dhe Marilu, ju urojmë familjarisht. Miq të dashur e mikesha të dashura, këtë gëzim të madh deshta ta ndaja me ju....”

Histori martesash

Nikolo është djali i parë i Frederik Ndocit. Dy vjet më parë ai u bë baba për herë të tretë, me vajzë. Djali ka ardhur në jetë ditën e djeshme prej lidhjes së tij me Alisa Barakun, e cila është gruaja e tretë e këngëtarit. Për herë të parë Ndoci është bërë baba rreth 27 vjet më parë. Ai dhe bashkëshortja e tij e parë, Dëshira, e quajtën Flodia vajzën e tyre. Vite më vonë do të lindte Klea, e cila sot është 21 vjeçe.

Martesa e parë nuk ka qenë shumë me fat për këngëtarin, i cili është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Dëshira, pas 17 vitesh. Në një rrëfim për “Shekullin” para 3 vitesh ai ka pohuar se ndarja me ish-gruan e parë erdhi për shkak të homoseksualitetit të saj të pranuar. Pas divorcit të parë, Frederik Ndoci provon një martesë të dytë me këngëtaren Aida Dyrrah. Së bashku erdhën nga SHBA dhe iu prezantuan publikut në këngën “Balada e gurit”, me të cilën fitoi Festivalin e fundvitit në RTSH dhe përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian, në vitin 2007. Por edhe kjo martesë do të mbaronte pas 10 vitesh. Në rrëfimin për Shekullin, Frederiku tregoi se ndarja nga Aida erdhi pasi ajo u rikthye tek ish- i dashuri.

Pas divorcit me Aidën, Frederiku nisi të bashkëjetojë me Alisën, një këngëtare 38-vjeçare, me të cilën këndonte në baret e Tiranës. Dy këngëtarët janë takuar para viteve ’90, thjesht si kolegë dhe janë ritakuar pas kthimit të Frederikut në Tiranë. Ky ritakim duket se solli edhe lidhjen e çiftit, që dje u kurorëzua edhe me një djalë pas një vajze. Sot Alisia është nënë e një vajze dhe një djali, ndërsa Frederiku është babai i tre vajzave dhe një djali.

Jetëshkrimi:

Mosha: 50 vjeç,

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Akademia e Arteve, dega aktrim, kompozicion.

Përvoja: 7 CD, 270 këngë, aktor në 6 filma, përfaqësues i Shqipërisë në Eurosong 2007
 
Titulli: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Ca fati paska patur dhe ky i gjori, lol. I paska shkruar teres fare e para i doli homoseksuale e dyta iku me te dashurin tashi e treta e verteta thone mbase i vete mire. Ti rroj djali. LOL.
Eshte nder kengetaret me te mire te vjeter me pelqen.
 
Pe: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Epo me jete te gjate...
 
Titulli: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Tani nuk kendohet me kenga SYT E TU por FEMIJET E TU LOL LOL LOL ti rroje me jete te gjate
 
Pe: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Me pelqen shum si kengetar...ti rroje djali
 
Pe: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Ti rroj dhe me jete te gjate
E ka ber vete apo gruja ????
 
Titulli: Frederik Ndoci, baba për herë të katërt me gruan e tretë

Po pse aqe shum gra paska ky a! si tip nuk duket shum Don zhuan pra! nejse me jet te gjat bebes
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top