Francesco Crispi

Kresha

A pretty face can never trick me
Shqiptari arbëreshë që ishte kryeministër i Italisë në fund të shekullit të 19-të.




Në Siçili

Krispi lindi në Ribera të Siçilisë në një familje Arbëreshe dhe u pagëzua në Kishën Katolike sipas dëshirës së prindërve të tij. Fëmijërinë e kaloi në Palazzo Adriano, i cili është një vendbanim i krijuar nga shqiptarë të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV. Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjestarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në "konspiracionin e Maxinit" gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonti. Pas largimit nga Piemonti ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Xhuzepe Maxinin. Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Xhuzepe Garibaldin udhëhoqi "ekspedicionin e të njëmijëve" që arriti ne Sicili në datën 11 Maj 1860. Më 13 Maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italise. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qëverisë provizore siçiliane por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Kavurit rreth aneksimit të Sicilisë nga Italia . Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator "pro-tempore" i Siçilisë, i cili ishte emëruar në atë post me urdhër të Garibaldit.


Parlamenti dhe Qeveria


Në 1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Kastelvetrano, Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë siçilian, republikani Vincenzo Favara. Krispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por, në 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e mnjohur "Monarkia na bashkoi, Republika na ndau", të cilin e gjejmë edhe në korespondencën që kishte me Maxinin. Në 1866 rrefuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës. Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor 1876, emërohet President i Dhomës. Në 1887, rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretis dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretis.Në 1889, miraton kodin penal të ri të Xhiuzepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parër në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk egzistonte aspak në Itali. Në 1891, Krispi, largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Xhioliti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservatoredhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste në 1894. Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe dipllomatin milanez Karlo Dosi. U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në 1896. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funerailit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901 gati tetëdhjetë vjeçar. // Zhurnal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top