Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fragmente te perzgjedhura

Hetues ... mos i ngaterro gjerat ! Une mbledh faktet e provat dhe i dorezoj ne prokurori !
Gjykatesi eshte ai legeni qe merr lek per te dhene vendimin 😂
Se di Po kam dy dite qe po lexoj jepni emrat .
Me duke si gjykates i infiltruar ti .
Pale kujt po ja hap gropen 🤣
 
Se di Po kam dy dite qe po lexoj jepni emrat .
Me duke si gjykates i infiltruar ti .
Pale kujt po ja hap gropen 🤣
Ku ka gjykates te infiltruar moj ... nejse se po pertoj te te shpjegoj si funksionon sistemi gjyqesor 😛
Une nuk bej as hetime dhe as zhbirillime virtuale ...thjesht dua te demonstroj , qe cfare marr dhe jap , i bej publikisht ! Dua te zhvilloj nje fryme te re ne boten forumore ... te thenit e te berit ne menyre te dukshme per syte dhe mendjet e lexuesve te rregullt , pa qene nevoja e perdorimit te organeve fizike 😆
 
Ku ka gjykates te infiltruar moj ... nejse se po pertoj te te shpjegoj si funksionon sistemi gjyqesor 😛
Une nuk bej as hetime dhe as zhbirillime virtuale ...thjesht dua te demonstroj , qe cfare marr dhe jap , i bej publikisht ! Dua te zhvilloj nje fryme te re ne boten forumore ... te thenit e te berit ne menyre te dukshme per syte dhe mendjet e lexuesve te rregullt , pa qene nevoja e perdorimit te organeve fizike 😆
Sa do me paguash qe lexova gjith kte qe the?😋🤣
 
Vetem un e di ca Eshte ai po Ncuq s’ju a tregoj .
Hudhni dollaret po deshet e i ndaj 50/50 me @A2. 😋🤣
Ai nuk eshte asgje me shume se nje shqiptar i kosoves ( e thashe mire ? 😁) ... nje bir i denje i trojeve shqiptare qe kujdeset e mundohet , qe ne pjesa tjeter e supozuar qe flasim shqipe te kulluar , ta kuptojme sa me mire ... po edhe po nuk e kuptuam , @Vvetoni do qeshe ne heshtje dhe nuk do perdori e moji
 
  • Haha
Reactions: A2.
Po une nuk thashe qe s jane shqiptare ! Deri para se te behej kosova shtet , ka ekzistuar ky keqkuptim ! Une kam shume miq ne kosove dhe me lidh dhe puna atje ! Dikur kur perdorje termin kosovar , keqkuptoshin dhe e theksonin... shqiptare te kosoves , tjeter se ne te shqiperise e perdornim si percaktim krahinor ! Njelloj sic themi myzeqar apo lab apo .... malok 😛 malesor sorry , se do ofendohesh edhe ti tani 🤣
Edhe ne kosove atyre ne gjakove u thone gjakovare , ne prishtine prishtinalinj .... edhe ne atyre nderit te kombit ...elbasanllinj u themi !
A po kuptoni more ju brenda e jashte shqiperise se u lodha 🤣
Je bo si shpia me gjethe o lla.
"Kosov" ne serbisht do te thote vend i korbave keshtu qe nuk mundemi ti themi qe je korbaxhi, me kupton?
Tani un jam malok dhe e kam per nder dhe kur behen dy maloke bashke esht esi te jen bere dy male bashke o lla :)
 
Je bo si shpia me gjethe o lla.
"Kosov" ne serbisht do te thote vend i korbave keshtu qe nuk mundemi ti themi qe je korbaxhi, me kupton?
Tani un jam malok dhe e kam per nder dhe kur behen dy maloke bashke esht esi te jen bere dy male bashke o lla :)
Edhe une malok laberie jam o lla , po mali me malin nuk puqen thote populli yne sokol rrites ... por labi me malsorin edhe mbase 🤣
Kete fjalen serbisht nuk e kisha degjuar me pare 😛
 
Edhe une malok laberie jam o lla , po mali me malin nuk puqen thote populli yne sokol rrites ... por labi me malsorin edhe mbase 🤣
Kete fjalen serbisht nuk e kisha degjuar me pare 😛
Do puqemi me koke o lla, temthat do ti cekim e do ulemi ball per balle kur te me qerasesh me ate dashin me kembore te percelluar me ato dy damixhane uj te bekuar qe me pate premtuar, apo ke ndryshuar mendje?
 
POEZIA…
…është një vajzë e zhveshur
që ka humbur udhën në mendjen tënde
dhe duhet t’ia mbulosh trupin e brishtë
me vargjet e tua
derisa ti të mbetesh lakuriq
aq shumë
sa të mos kesh më frikë nga i ftohti…
dhe për të mos e lënë vetëm
duhet të shpikësh zogj pa këmbë
që kanë veç krahë
që jetojnë dhe vdesin në ajër
të lindur për fluturime kundër dëshirës
në pamundësinë e përjetshme
për të ecur mbi tokë
por mos harro t’u falësh edhe një qiell
qiellin tënd…
e vështirë kjo
e pamundur ndonjëherë këtu poshtë
ku gjërat janë më të thjeshta
dhe njerëz të ngutur mospërfillës
nga një krimb krijojnë lehtësisht
një flutur
që më pas do të japë shpirt
në garderobën tënde të boshatisur…
(nga "FATA MORGANA", 2023)
© artangjyzelhasani
 
Ato si unë

Ato si unë të dhurojnë ëndrra, madje edhe
kur rrezikojnë të mbeten pa to.
Ato si unë të japin shpirtin, sepse një shpirt i vetmuar është si një pikë në shkretëtirë.
Ato si unë të shtrijnë dorën e të ndihmojnë të ringrihesh, duke marrë para sysh rrezikun që mund të bien vetë,
Ato si unë shohin përpara, edhe pse zemra u mbetet gjithmonë disa hapa pas.
Ato si unë kërkojnë sensin e jetës dhe,kur e gjejnë atë, përpiqen t’jua mësojnë atyre që vetēm mbijetojnë.
Ato si unë, kur duan, duan përgjithmonë,
dhe kur heqin dorë të duan kjo vetëm për shkak se fragmente të vogla të qënies luajnë pa krahë me duart e jetës.
Ato si unë ndjekin një ëndërr që t’i duan për atë që janë dhe jo për atë që do të mund të kishin qenë.
Ato si unë bredhin nëpër botë në kërkim të atyre vlerave që, tani, kanë rënë në harresën e shpirtit.
Ato si unë do të dëshironin të ndryshonin,
po të ndodhte, do të bënte që të lindnin përsëri.
Ato si unë këlthasin në heshtje, sepse zëri i tyre nuk ngatërrohet me lotët.
Ato si unë janë ato që ti gjithmonë arrin t’jua thyesh zemrën, sepse ti e di që ato të lenë të shkosh pa të kërkuar gjë.
Ato si unë dashurojnë marrezisht, duke e ditur se në këmbim nuk do të marrin veç thërrime.
Ato si unë ushqehen me fare pak, dhe për fat të keq, aty e bazojnë ekzistencën e tyre.
Ato si unë kalojnë pa u vënë re por janë të vetmet që me të vërtetë do të të donin.
Ato si unë janë të vetmet që, në vjeshtën e jetës tënde do të ndjesh keqardhje
për të gjitha ato që mund të kishin dhënë ty dhe
që ti nuk ke dashur kurrë.

Alda Merini
 
Jo ore hajde kur te duash . Ben burri per nje dash ?
Keshtu thua ti po e keshem llafin per dashin dhe kopene e tij, se mos do na qerasesh me ndonje djath bebe me koke dashi ti e di une :)
 
Të mësosh "të jesh i mjaftueshëm"
Do të thotë të mësosh
Të jesh i mirë me veten.
Mos vuaj më nga vetmia.
Kujdesu për veten, duaje veten.
Kur ia dalim,
Ne do të kërkojmë dhe zbulojmë të tjerët.
Dhe do të jetë gjithmonë një gëzim për ta bërë këtë,
kurrë domosdoshmëri.
(Augustine Degas)
 
Forca që po kërkoj nuk është tipi ku fiton ose humbet. Unë nuk jam pas një muri që do të largojë energjinë që vjen nga jashtë. Ajo që dua është lloji i forcës për të qenë në gjendje të thith atë lloj fuqie, për t'i qëndruar asaj. Forca për të duruar në heshtje gjërat - padrejtësitë, fatkeqësitë, trishtimet, gabimet, keqkuptimet. ~Haruki Murakami
(Libri: Kafka në breg
 
Po te deshti nji femen
do te mesosh hartat e shqetsimit
qe te zbukurojne jeten
e oret
e ardhjes se pytjeve
ku je?
pse s'shkrun?
ca t'kam ba? Mos me harro.
Te du.
Do mesosh
si zbutet krenaria
e bahet arsye mburrjet,
do mesosh ngjyren e syve
te besnikris
e te fjales
qe njiqind burra bashke
s'e nxjerrin ne drite,
edhe po u betunen.
Po te deshti nji femen
do t'pelqejn puna qe ban
se asaj si ban pershtypje,
do t'pelqejn si veshesh
se ajo te komplimenton,
do t'pelqejn ca thu
se ajo t'ndigjon me vemendje,
do te pelqejn gjanat qe shef
se ajo ti ndjeke syt,
do te pelqejn kanget qe ndigjon
se ajo i dashuron pershendetjet tuja,
do te ndihesh vet'vetja
se ajo te don ashtu si je,
do t'pelqejn dhe gjirot per askund
se asaj i pelqen me ece me ty,
do t'pelqejn andrrat tuja
se ajo ti adhuron,
do t'pelqejn organizimi qe i ban jetes
se ajo asht dakort,
do t'pelqejn modeli i flokeve
se ajo ti puth,
do t'pelqejn kepucet
se ajo t'pergzon per ngjyrat,
do t'pelqejn dhe durt e ashpra
se ajo ti lyn me krem,
do t'pelqejn bicikleta
e s'do te ndjesh nevojen e nji makine
se asaj si bahet vone se ca ke
sa ke
si i ke
si je
sa i madh je
ca ban
si jeton
ca punon
se asaj i mjafton
vetem qe je.

Po te deshti nji femen
do msosh si ndertohen ura me hije
per me dale me ty
do msosh mendjen e dhelpres
se si i ike rrezikut,
e si braktiset githcka
per ty,
do msosh gjuhen e guximit
e gjuhen e rendesis qe ke,
e gjuhen e asaj
qe dashnia ban.

Po te deshti nji femen
para krenaris
andrrave te veta
lakmive te luksit
hatrit
e bukuris se nji tjetri
mos e len me ike
per asgja n'bote
nese s'don t'jesh i mjere.
 
“Disa njerez me oreks te panginjur mendojne se mjeket jane krijuar jo per t’i mesuar jeten e perkore, e cila ndihmon ne ruajtjen e shendetit, por per te shpikur mjete heroike kunder semundjeve qe shkakton teprimi me veset, dhe per t’u dhene klienteve te tyre besnike receten e duhur, qe keta te vazhdojne lumturisht te zhgerryhen ne vese. Po keshtu, ka njerez qe mendojne se funksioni i avokateve ne shoqeri nuk eshte mbajtja e klienteve ne hulline e ligjshmerise, por sajimi i marifeteve per te mbuluar bemat e batakçinjve, ne menyre qe keta te vazhdojne qetesisht mashtrimet e tyre”.
(Shqiperuar nga Dr. Henrik Ligori)
 
“Mendo për ta shpëtuar veten. Veten tënde shpirtërore. Veten tënde të guximshme.
Ti je qenie që ia vlen ta shpëtosh. Nuk është një luftë e lehtë për tu fituar, por nëse ka diçka që ia vlen të fitohet, kjo është. Mos u bashko me të vdekurit në shpirt.
Mbaje veten me humor dhe harmoni dhe në fund, nëse është e nevojshme, investo të gjithë veten tënde në atë luftë, pavarësisht nga shanset, pavarësisht nga çmimi.
Vetëm TI mund ta shpëtosh veten. Bëje! Bëje.”
~𝐯𝐢𝐚 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 𝐁𝐔𝐊𝐎𝐖𝐒𝐊𝐈
 
Shumica e fëmijëve të rritur të prindërve toksikë rriten duke ndjerë konfuzion të jashtëzakonshëm se çfarë do të thotë dashuria dhe si supozohet të ndjehet. Prindërit e tyre bënë gjëra tejet të padashura me ta në emër të dashurisë. Ata arritën ta kuptojnë dashurinë si diçka kaotike, dramatike, konfuze dhe shpesh të dhimbshme - diçka për të cilën duhej të hiqnin dorë nga ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Padyshim, kjo nuk është ajo që është dashuria. Sjellja e dashur nuk të bluan, nuk të mban larg ekuilibrit ose nuk krijon ndjenja të urrejtjes për veten. Dashuria nuk lëndon, ndjehet mirë. Sjellja e dashur ushqen mirëqenien tuaj emocionale. Kur dikush është i dashur me ty, ti ndjehesh i pranuar, i kujdesur, i vlerësuar dhe i respektuar. Dashuria e vërtetë krijon ndjenja ngrohtësie, kënaqësie, sigurie, stabiliteti dhe paqeje të brendshme. ~
(Libri: Prindërit toksikë: Kapërcimi i trashëgimisë së tyre të lëndueshme dhe rimarrja e jetës suaj
 
Frika jonë më e thellë nuk është se jemi të pamjaftueshëm. Frika jonë më e thellë është se ne jemi të fuqishëm jashtë mase. Është drita jonë, jo errësira jonë që na frikëson më së shumti. Ne pyesim veten, 'Kush jam unë që të jem brilant, i mrekullueshëm, i talentuar, i mrekullueshëm? 'Në fakt, kush je ti që të mos jesh? Loja jote e vogël nuk i shërben botës. Nuk ka asgjë të ndriçuar në tkurrjen në mënyrë që njerëzit e tjerë të mos ndihen të pasigurt rreth jush. Të gjithë kemi për qëllim të shkëlqejmë, siç bëjnë fëmijët.
Ndërsa lëmë dritën tonë të shkëlqejë, ne pa vetëdije u japim njerëzve të tjerë leje të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa çlirohemi nga frika jonë, prania jonë automatikisht çliron të tjerët.
~Marianne Williamson
(Libri: Një kthim në dashuri)
 
Screenshot_20231111_204804.jpg
 
Ta dijsh…

Kur e ndjen se nuk i përket kësaj bote,

arratisu dhe merr me vedi diellin,
ik dhe merr me vedi qiellin,

zhduku e buzëqeshjen tande
lenu si jehonë
zemrave që pëshpërisnin.

Ik
dhe mos prit dromca dashniet
kur prej teje
ke dhanë shpirtin.

Arjola Zadrima
 
“Gjithmonë kam pasur njëfarë përshtypje sikur më mungonin pesë qindarkat vendimtare në jetë. E do theksuar se kjo përshtypje vijon të ndihet tejet e mirëfilltë akoma për mua. Domethënë, përherë kam menduar... megjithëse, nuk është se thjesht e mendoja, ngaqë është fort e vërtetë e gjitha! Gjithmonë më patën munguar pesë qindarkat vendimtare. Nëse doja të shkoja në kinema, nuk mundesha ngase më mungonin pesë qindarka për këtë qëllim. Kinemaja kushtonte tridhjete e pesë qindarka, kurse unë kisha veç tridhjetë syresh. Doja të shkoja në arenën e demave, ndërsa bileta kushtonte një peso e njëzet qindarka, teksa unë kisha një peso e pesëmbëdhjetë qindarka. Akoma vijoj të kem të njëjtën përshtypje ndërkaq...

Kurse një tjetër përshtypje që kam ngaherë, është ndjesia e të qenët i tepërt kudo. Gjithmonë dukej sikur më ftonin nëpër festa, thjesht ngaqë aty do të shkonte ndonjë mik i imi, i cili nuk pranonte të shkonte pa mua, ose gjithsesi dikush që do të shkonte vetëm bashkë me mua, prandaj, patjetër nevojitej të më ftonin mua, ndërsa unë asnjëherë nuk gjeja dot se çfarë duhej të bëja ndërkohë me duart e mia. Ky ka qenë përherë problemi im madhor; ngase problemi i madh i njerëzve të ndrojtur janë duart. Fare nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Pareshtur kam këtë përshtypje, për këtë arsye përpiqem të rri veç me miqtë e mi të mirëfilltë. Ngaqë me miqtë e mi jam krejtësisht i bindur që kurrë nuk do të ndihem i tepërt. Prandaj nuk shkoj asnjëherë nëpër kokteje të ndryshme, kurrë nuk shkoj as në përurime, nuk jam fare pjesë e gostive mes turmave: për shkak të përshtypjes se jam i tepërt”.

Gabriel García Márquez
 
Kur them se më mungon,
Nuk dua të them se më mungojnë gjërat më të dukshme.
Nuk po flas për sytë e tu,
ose buzëqeshje.
Dua të them se më mungon e gjithë prania jote,
dhe mënyra se si u ndjeva
duke e ditur se ti ishe vetëm një dhomë mbi.
Më mungon mënyra se si do të më tregoje gjërat
që mund të kishte pritur,
ndërkohë që ti bëre dush.
Më mungon se si nuk mund të mos e lash dorën
përtej barkut tim
sa herë që kalonim pranë njëri tjetrit.
Më mungon mënyra se si ndihet trupi yt kundër timit,
mënyra se si gërmove thonjtë në shpinën time,
dhe si në ato netë
kurrë nuk ishte për veten tonë.
Më mungon sa ndjenja të caktuara ishin të vështira
që ti të shpjegosh,
dhe sa shumë do të përpiqeshit gjithsesi.
Më mungon sa shumë urren të vraposh vonë,
filma horror,
sporti,
dhe sa herë që babai yt të zhgënjeu.
Më ka marrë malli të rrokullisem ndërsa dielli lindi,
dhe aroma e flokëve të tu duke qenë shqisa ime e parë
që isha gjallë.
Më mungon buzëqeshja jote, dhe më mungojnë sytë e tu,
por kryesisht,
Më mungon gjithçka pas tyre.
Kur them se më mungon,
ajo që dua të them është se më mungon ai që po bëhesha,
personi që duhet të jem,
i vetmi version i imi
ia vlen të jesh.
Xh. Raymond
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Charlie Chaplin: Pse po bëhemi kaq cinikë?

"...Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t'i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë. Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t'u mbytur ne vetë. Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive. Dija na bëri të ktheheshim në cinikë. Jemi kthyer në jonjerëzorë, me ndihmën e forcës së inteligjencës: mendojmë shumë dhe nuk ndiejmë sa duhet. Jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s'është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur..."
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top