Fragmente te perzgjedhura

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Poezi nga Eugenio Montale. Përkthyer nga Orjela Stafasani.
Kam zbritë tu’ t’mbajtë për krahu, t’paktën nji milion shkallë
dhe tash që s’je mâ, boshllëku âsht në çdo hap.
Gjithsesi i shkurtë ka qenë udhëtimi ynë i gjatë.
I imi ende vazhdon, s’ka mâ nevojë për
rastësitë, rezervimet,
kurthet, përbuzjet e atij që beson
se realiteti âsht ai që shikon.
Kam zbritë miliona shkallë tu’ t’mbajtë për krahu
jo veç pse me katër sy ndoshta shihet mâ mirë.
Me ty i kam zbritë sepse e dija që nga ne të dy
t’vetmit sy të vërtetë, edhe pse kaq të turbullt,
ishin të tutë.
 
M'len me t'dashtë
edhe pa të pasë
Edhe pa kenë bashkë
m'len t'thashë!
Nuk gaboj kur t'them do t'vij
e se do iki pa bá zhurmë!
M'len veç pak me ta puthë synin
E do t'zhdukem nëpër turmë!
T'dashurumt s'do i çoj prej gjumit
edhe ata duen me gabu
Mëkatnorët e natës puthen ethshëm
kur vjen orari me u largu.
M'len me t'dashtë pash hatrin e Zotit
njashtu siç di, apo si t'mundem
Në mos dëgjofsha rrahje zemre
do t'di vetë sesi t'shkëputem...
Pa ba zá do ec majë gishtash
prej gjumit betohem s'kam me t'çu
M'len veç sonte me t'dashtë pastër
Se n'ag t'ditës do të jesh pa mu...
©AlbinaGjergji
 
William S. Merwin / Kësaj here
_______
Duket se shumë gjëra i kam bërë së prapthi
në vegjëli desha të isha më i madh në moshë
ndërsa tani përpiqem të kuptoj përse
dhe se ç’do të thoshte të hiqeshe sikur
ditë pas dite pashë vende të cilat
nuk i shquajta deri sa më vonë
nuk kish mbetur gjë prej tyre
pati takime dhe largime që asokohe
më kaluan siç dritaret e trenave rrëshqasin
gjatë ditëve dhe shumë më vonë
çasti dhe kuptimi i tyre m’u kujtuan
ndërsa digjeshin fytyra që i njihja motesh
dhe m’u bënë të dashura veçse kur
ndjeva mall për to dhe kish stinë
ankthi që ndërmendja plot përzemërsi
gëzime që ikën pa kuptuar mandej duke i kërkuar
pa lënë gjurmë se ku kishin qenë së fundi
me mua dhe atje kish dashuri që mendohet se
është diçka rinore dhe e gjeta
i bindur se ishte ajo që ishte kur
e kuptova sërish ndonjëherë
pa e ditur ndonjëherë duke ngulmuar
së koti mbi emrin e saj por e kuptova
pjesa e saj më të mirë i fundit e ndonëse kjo
mund të jetë rruga më e shkurtër më mirë
do të kishte zgjatur pak kurdoherë qoftë
dhe gjithë sa munda të gjeja më herët
do kish humbur sakaq që arrita tek ato
që duhet të merrja vesh paskëtaj.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Ç’të duhen librat aman?
A duke lexuar dhembjes do t’i bësh derman?
Ti mund ta takosh në libra fjalën melhem,
Por, po nuk ia dhe trupit melhemin, plaga do të të dhemb
Ore, ti lexo se s’po të thotë kush të mos takohesh me germat
Por librat e hapur s’bëjnë derman, nëse nuk hapen zemrat
Po lexove zemërmbyllur, librat ta shtojnë budallallëkun:
është si t’i numërosh lekët e huaj, e largon dot fukarallëkun?
Po s’u bëre poezi vetë, kot që lexon poezi,
Ndjenjat e tua vlejnë, veç kur të kesh rënë në dashuri
E nëse me rënien në dashuri, s’e kupton se ti je dashuria,
Atëherë, edhe pse i lexove, s’ke marrë vesh gjë nga fjalët e mia.
~ Fatmir Muja
 
Nënë, e dashura ime nënë,
mos shko këtë mëngjes te varri i tim eti
është Dita e Të Dashuruarve…
shko më vonë atje
në mbrëmje kur askush s’të sheh
dhe tregoja të gjitha…

eja të shkojmë në vende që të bënë të lumtur dikur
atij parku me shelgje ku puthjen e parë more
e të vetmen dashuri ndjeve gjirin të të djegë...
eja të shkojmë atje ku vajza u bë grua
te ajo dhomë e varfër ku me tim atë
për të parën herë bëtë dashuri
dhe përjetësinë njëri tjetrit i premtuat…

eja dhe vër parfumin më të mirë
dhe vec për sot hiqi rrobat e zisë…
vishu sic do donte babai të visheshe
fustanin e kaltër dekolte…
bizhutë dhe sandalet që në dorë mbaje
sa herë që e dehur prej lumturisë
në krahët e tij rrugën për në shtëpi merrje…
ndërsa e qeshura jote kumbuese
erresirës i prishte qetësinë…

eja të shkojmë në vende tunduese
që sot i ka mbuluar harrimi
ku xhelozinë ndjeve të të plagosë
dhe shtegëtimet e zogjve nise t’i dyshosh
pa e mësuar se kush e kish fajin
qielli
flatrat
apo fluturimi…

dhe natën vonë shkoi pranë mermerit
thuaji se nga të gjithë premtimet
që shkujdesur të falte ai,
më e ëmbël ishte dhimbja…
mes mërmërimash bëji dashuri
falja edhe ti të gjitha
........................................
mjellmës klithmën që askush s’ia dëgjoi
tradhëtoja në mënyrën tënde të butë…
të bardhë dhe të urtë…
duke mbetur përjetësisht e tija…

Nënë, mos shko këtë mëngjes te varri i tim eti
shko më vonë atje,
në mbrëmje kur askush s’të sheh
dhe tregoja të gjitha…
është Dita e të Dashuruarve,
e të dashurve…
e dashnorëve
e besnikëve dhe tradhëtarëve bashkë…
është dita e dashurive të zhurmshme
dhe e mjellmave që s’bëzajnë…

(nga libri "Mëkatari", 2011)
© Artan Gjyzel Hasani
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
PO EDHE SIKUR....
Po edhe sikur ditet te binin ne humneren e neteve,
perseri,
prape ka nje pus ku prehet qetesia.
Dhe duhet te ulesh buze erresires dhe me durim te peshkosh driten qe bie atje.
PABLO NERUDA
 

Ledia

Bote ku i ke fsheh njerezit e mire??
Sot sërish ndjeva mall!
Teksa kaloja nëpër turma njerzish, me mendje isha shumë larg...
Ti ndoshta nuk më mendon fare.
Ndoshta buzëqesh për dikë tjetër sot teksa shëtit i lumtur nëpër rrugë, ndërsa unë hedh hapa të shkujdesur në rrugicat me kalldrëm...
Sot të kërkova në mijëra fytyra nëpër rrugë por asnjë nuk të ngjante.
Papritur një shenjë nga ti më shfaqet!
Qenkan shpirtrat ato që komunikojnë dhe kur trupat mund të kenë mijëra kilometra në mes...
Dhe sot fuqia shpirtërore më dëshmoi lirin e saj duke më bërë të kuptoja se diku tjetër janë shpirtërat, diku tjetër jemi ne...

LizzBerisha
 

Ledia

Bote ku i ke fsheh njerezit e mire??
Ti je e imja...
Fjalët më të bukura që mund të dëgjoni nga një mashkull.
Ata mund t'ju ndezin me një fjali.
Për tu djegur.
Për të ëndërruar.
Për të qenë e dëshiruar.
Për tu mpirë.
Gjithçka mblidhet në këto shkronja...
Ajo dashuri..e madhja.
Pëshpëritja e zemrës që rreh për ty.
Dhe ai pasion që të shtyn
drithëruese...
Vetëm ta mendosh.
Ti je e imja...
Jo..nuk është dëshira për të pasur..por kjo është dashuri.
Pavarësisht nga koha..distanca...
Dikush të mban për vete..brenda vetes së tij...
Dhe i jep kuptim..sepse këto fjalë, për ty japin jetën...
Dhe ti i përket...sepse ti e do.
Ti je e imja...
Katër fjalë.
Një fytyrë.
Një emër.
Një botë e vetme.
Dhe dikush, për të cilin ti je gjithçka...
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Ahlam Musteganmi- KA UNË...KA DHE TI

Ka stinë vaji pa lot...
Ka stinë fjalësh pa zë...
Ka stinë trishtimi pa arsye...
Ka stinë kujtimesh boshe...
Ka stinë ditësh të bardha të ngjashme...
Ka javë pritje dhe netë pa gjumë...
Ka orë të gjata padurimi...
Ka stinë marrëzish... dhe të tjera pendimi...
Ka stinë ashku... dhe të tjera dhimbje...
Ka stinë... që s’kanë kurfarë lidhje me stinët...
Ka stinë letrash që nuk do të shkruhen kurrë...
Telefonash, zilja e të cilëve nuk do të bjerë asnjëherë...
Rrëfimesh që nuk do të thuhen kurrë...
Ka fillime viti të ngjashëm me fundet...
Ka fundjava më të gjata se vetë java...
Ka mëngjese të hirtë ditësh, që s’kanë lidhje me vjeshtën...
Ka stuhi ashku të cilat na largojnë nga njerëzit...
Dhe një kujtesë të mobiluar, por që s’jepet me qera...
Ka brenda nesh, qoshka ku shiu s’rresht kurrë...
Ka shira që nuk lagin veçse bllokun e shënimeve...
Ka shkrime më të bukura se shkruesi i tyre...
Ka tregime dashurie më të bukura se personazhet e tyre...
Ka ashikë që gabuan në rrugën e dashurisë...
Ka dashuri që gaboi në përzgjedhjen e ashikëve...
Ka kohë që nuk është krijuar për dashuri...
Ka të dashur që nuk janë krijuar për këtë kohë...
Ka dashuri të krijuar për të vazhduar...
Ka dashuri që asgjëson gjithçka...
Ka dashuri të egër si urrejtja...
Ka urrejtje që s’krahasohet me dashuri...
Ka harresa më të afërta sesa kujtimet...
Ka gënjeshtra më të pranueshme sesa e vërteta...
Ka takime iluzionare më të bukura sesa çdo takim real...
Ka projekte dashurie më të bukura sesa historitë e dashurisë...
Ka ndarje më të këndshme sesa një mijë takime...
Ka sherre më të bukura sesa pajtimet...
Ka çaste sa një jetë...
Ka jetë që jep shpirt në një çast...
Ka unë.. ka dhe ti...
Ka gjithmonë një të pamundur, që lind me çdo dashuri
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Ismail Kadare- KRISTAL

Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej
si të harroj un’ dalngadalë,
si vdes tek unë kujtimi yt,
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’ e lart
një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranofte asnjë varr
asnjë mermer a morg-kristal,
mos duhet vall’ prap të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh,
të gjej një fushë a një lulnajë,
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu,
dhe të të puth e t’ik pa kthim,
dhe nuk do të dimë as ne, askush
harrimi ish ky, a s’ish harrim.
 

E**A**

Antarë i Respektuar
Korridori tjetër, thuajse me të njëjtat karakteristika, madje më i sistemuar, ishte "rruga e "Barrikadave" që fillonte me një bukuri të rrallë nga kopshti i pallatit mbretëror, aty ku sot nrihet një ndërtesë gjigande, që ka fshirë çdo gjurmë.

Rruga skonte drejt veriut dhe përfundonte në rrugën pranë Stacionit të Trenit.

Sipas mendimit tim, këto rrugë u prishën dhe humbën një pjesë të rëndësishme të identitetit, funksioneve dhe bukurive, pas prishjes së Pazarit të vjetër, duke i hequr Tiranës pjesën më delikate të historisë së saj jo vetëm urbanistike.

.........................

Rruga "Mbretërore" do të ishte sot nga më të bukurat në kryeqytet me ndërtesat sharmante dy katëshe që stamponin fizionomionë arkitekturore dhe urbanistike të Tiranës të viteve 20-30, që sot nuk është më.

................................

Ah more çuna, "ku e di dhia se ç'është tagjia" i cili donte të na thoshte se njerëzit e vendimmarrjes me kulturën e tyre provinciale po e orioentonin qendrën e qytetit sipas shijeve të tyre.

Pjesë nga "Betejat e humbura të Tiranës" / Bamir Topi
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Nuk më pëlqen kur përpiqesh të përfitosh nga unë, kur nuk më respekton, kur nuk je i sjellshëm. Nuk kam asnjë nevojë të pësoj dhunë, psikologjike o fizike. Nuk dua të të dëgjoj kur mallkon gjithë kohën. Nuk është se unë mendoj se jam më i/e mirë se ti, vetëm se dua bukurinë, dua të qesh, të argëtohem. Dua të dashuroj, nuk jam egoist/e., vetëm se nuk dua një viktimë në krahun tim. Kjo nuk do të thotë se nuk të dua, thjesht nuk dua të marr përgjegjësinë e ëndrrës tënde. Ky nuk është egoizëm, është dashuri për vetveten. Egoizmi dhe nevoja e kontrollit dhe frika mund të shkatërrojnë gati të gjitha rraportet. Bujaria, liria e dashuria krijojnë rraportin më të bukur, një vazhdimësi hyjnore.
| Don Miguel Ruiz |
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Nga At Zef Pllumi
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.
Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën ..
Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) qe frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
LULE QE KANE HUMBUR EMRIN NE NUHATJE E SIPER

ka ditë kur vetja të duket pa shkak i lumtur
dhe netë ku nuk ia vlen të mendosh asgjë
ndonjëherë zemra është një vajzë e mënçur e bukur
truri një burrë idiot që veç fle gjumë
dhe ëndrra nuk sheh…
ndërroi dheun vetes dhe vazon ndonjëherë
në erë gjithnjë do të ketë petale dhe aroma të njohura
por ti mbill lule nga ato që kanë humbur emrin
në nuhatje e sipër
për herë të parë do të kesh diçka për të ujitur
pa menduar etjen tende
dhe përpiqu të bësh kujtime nga ato që harrohen shpejt
për të mos vdekur nga hakmarrja e rrënjëve…
(nga vellimi poetik "IDIOTICUS", 2022)

© artangjyzelhasani
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
"Si edhe çdokush që mund t'ju thotë, nuk jam njeri i mirë. Nuk e di fjalën e duhur. Gjithmonë i admiroja hajdutët, joligjorët, bijtë e kurvave. Nuk i dua djemtë e rruar, me kollare dhe punë të mirë. I dua të shkretët, njerëzit me dhëmbë të thyer, me shpirt të thyer dhe me fatin e thyer. Ata më interesojnë. Janë të mbushur me surpriza dhe eksplozivitet. I dua edhe femrat e mbetura, Rrugaçet e dehura që shajnë dhe me makiazh të prishur. Më interesojnë perverzët, dhe jo shenjtorët. Mund të relaksohem me rrugaçët, sepse edhe vet jam rrugaç. Nuk i dua ligjet, moralet, religjionet, rregullat. Nuk dua të më kufizoj shoqëria."
~𝘃𝗶𝗮 𝗖𝗛𝗔𝗥𝗟𝗘𝗦 𝗕𝗨𝗞𝗢𝗪𝗦𝗞𝗜
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
HALLAKATUR
ecim larg
por kurrë s’arrijmë
dhe ne e dimë
ndaj vemë e vijmë…
jemi afër
por pranë nuk rrimë
dhe ne e dimë
ndaj vemë e vijmë….
sa herë ikim
ata na mbërrijnë
dhe ne e dimë
ndaj vemë e vijmë…
sa herë ndalojmë
vdes një qëllim
dhe ne e dimë
ndaj vemë e vijmë…
(nga vëllimi poetik “IDIOTICUS”, 2022)
©artangjyzelhasani
 

Omerta

Hooligan
Nje here e nje kohe ishte nje mbret . Ai i kerkon sherbetorit te tij dicka qe kur te ishte i merzitur ta gezonte dhe kur ishte i gezuar ta merziste. Sherbetori mendoi me kujdes dhe menjehere shkoi te argjendari dhe i kerkoi qe ti bente nje unaze.Ai e mori ate unazen dhe ja coi mbretit.Ai e mori me kujdes e pa dhe e vendosi ne dore.Ne te shkruhej: Kjo Gjendje Qe Ndodhesh Nuk Do Te Zgjase Pergjithmone!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
KUR TË MË JESH E ZEMËRUAR
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç’ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg…
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot…
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem

menc.
Lasgush Poradeci
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Elif ShafakScreenshot_20220613-082943_Facebook.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pjese nga libri qe po lexoj;
Fuqia e mendimeve.



dhe im bir ishte shumë i kënaqur.
Torta me shije çokollate dhe me një foto të ekipit të tij të
preferuar, “Real Madrid”-it, ishte shumë e shijshme. Doja
të shihja veç gëzim në sytë e tij të kaltër, që ndryshojnë
shpeshherë ngjyrë, madje edhe sipas veshjes. Ia kisha ngulur
vështrimin dhe e ndieja gëzimin e tij thellë brenda vetes.
Nuk kam menduar për asnjë çast se ne jemi të ndryshëm,
gjithmonë kam ndier se jemi një trup i vetëm, se fëmijët e
mi janë pjesë imja, janë sytë, gjymtyrët dhe zemra ime.
 

Ledia

Bote ku i ke fsheh njerezit e mire??
Dashuria do guxim

Dashuria është guxim ?
Mos vall ndrojtje? Nuk e di...
Të pranoj është faji im ?
Tanimë nuk ka rëndësi!

E sa fjalë që i lam erës
Sa të tjera shpirtit thellë.
Edhe humbëm nëpër njerëz
Duke ndarë të njëjtin qiell ...

Tjetër thash por tjetër doja
Kur ti mbyteshe në lotë...
Më shkoi ndërmënd ta rregulloja
Përsëri nuk munda dot!

E nën thonjtë e egoizmit
Që dhe ndjenjat t'i jep hua.
Nuk e thash atë që ndjeja
Nuk të thash sesa të dua!

Çdokush thotë çfarë ka në mendje
Me një mënyrë që e di vetë.
Por të thuash çfarë mban shpirti
Nuk mjafton të jesh poet ...

Sepse ndjenjat që ti shprehësh
Do guxim..., guxim vërtet!

Bledi Ylli
 
Top