Fragmente te perzgjedhura

????? ?????? ?????? ??

Kam uri për gojën tënde, për zërin tënd, për flokt’e tu dhe rrugëve shkoj i paushqyer, i heshtur, nuk më mban në këmbë buka, agimi më trondit, mëtoj tingullin e lëngët të këmbëve të tua gjatë ditës. Më hahet buzëqeshja jote që rrjedh, duart e tua ngjyrë hambari në tërbim, kam uri për gurin e zbehtë të thonjve të tu, dua të kafshoj lëkurën tënde si bajame e paprekur. Dua të kafshoj rrufenë e shkrumbëzuar në bukurinë tënde, hundën e mëvetësishme të fytyrës së pashme, dua të kafshoh hijen fluturake të qerpikëve të tu dhe i uritur vij e iki duke nuhatur muzgun, të kërkoj, e duke kërkuar zemrën tënde të ngrohtë si një pumë në vetminë e Kuitatrues

?????? ??????

Dy dashnorë gazmorë janë sa buka e vetme, një pikë e vetme e hënës në lëndinë, teksa ecin lënë dy hije që puqen, lënë të vetëm diellin e zbrazët në shtrat. Nga gjithë të vërtetat ata zgjodhën ditën: s’u vetëvranë me fije, e bënë me një aromë, s’e thyen paqen, s'i thyen fjalët. Lumturia është një kullë e tejdukshme. Ajri, vera shkojnë me dy dashnorët, nata u fal petalet e saj gazmore, gjithë karafilët u takojnë. Dy dashnorë gazmorë s’kanë të sosur dhe as vdesin, lindin dhe vdesin plot herë teksa jetojnë, përjetësia e natyrës u përket....
 
Ju siguroj se ekzistojnë femra
Që dinë të veshin gjithçka,
përveç hipokrizisë.

Që dinë të luajnë,
Por jo të shiten.

Që nuk duan darka nën dritën e qirinjve
Në restorante luksoze
Por një panine , duke shëtitur
Me këpucë të sheshta e mendjen plot.

Ju siguroj , se ekzistojnë femra
Të afta ta tregojnë veten ashtu siç janë
Si të vetmin tualet , jetën e jetuar
Të stampuar në fytyrë.

Ju siguroj,
Se paratë blejnë laviret
E nëse veç ato mund të ofroni
Mos "vuani" kur e pësoni
Fundja , çfarë mbillni do të korrni.
Lia Brunetti
 
Femer Heinrich Heine

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo çapkëne, ai kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën e shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s‟reshte
Në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i fliste: “O, eja këtu
Se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes”, i theshte,
Ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Dhe në orën tetë, ajo që e deshte,
Pinte verë të kuqe dhe qeshte.


Shiko fotografinë 1751973
 
??????? ??? / ??????? ?? ?? ??????? ?????


Dëgjomë si të dëgjoje shiun,
as me mendje, as pa mendje,
hapa të pupëlt, shi i imët,
ujë q’është ajër, ajër q’është kohë,
dita nuk resht së ikuri,
nata ende s’duket,
shëmbëlltyra në mjegull
sa merr kthesën,
shëmbëlltyra kohe
në makthin e kësaj ndalese,
dëgjomë si të dëgjoje shiun,
pa më dëgjuar, teksa dëgjon ç’them
me sytë e hapur përbrenda,
e përgjumur me pesë shqisat zgjuar,
bie shi, hapa të pupëlt, zhurmë rrokjesh,
ajër dhe ujë, fjalë që s’kanë rëndesë:
ajo çka ishim e jemi,
ditët dhe vitet, ky çast,
kohë pa rëndesë, rëndim i pamat,
dëgjomë si të dëgjoje shiun,
llamburit asfalti i qullur,
avulli çohet dhe nis të ecë,
nata hapet dhe më sheh,
je ti dhe ngjashmëria jote e avullt,
ti dhe fytyra jote prej nate,
ti dhe flokët e tu, vetëtime e lehtë,
kalon rrugën dhe hyn në ballin tim,
hapa të ujshëm përmbi qepallat e mia,
dëgjomë si të dëgjoje shiun,
asfalti llamburit, ti kalon rrugën,
është mjegulla që endet natën,
është nata e përgjumur në shtratin tënd,
është valëzimi i frymës tënde,
gishtat e tu të ujshëm lagin ballin tim,
gishtat e tu të zjarrtë djegin sytë e mi,
gishtat e tu të ajërt hapin qepallat e kohës,
shpërthim dukjesh dhe ringjalljesh,
dëgjomë siç do dëgjoje shiun,
kalojnë vitet, kthehen çastet,
i dëgjon hapat e tu në dhomën ngjitur?
as këtu e as andej: i dëgjon
në një tjetër kohë që është bash tani,
dëgjo hapat e kohës
shpikëse hapësirash pa rëndesë dhe vendndodhje,
dëgjo shiun që i rrëshket tarracës tënde,
tash nata është më natë mes pemësh
mes gjetheve gjeti strehë rrufeja,
kopsht i vagullt në derdhje
- hyr, hija jote mbulon këtë faqe.

???????: ???? ?????? ??????

Shiko fotografinë 1752110
 
Të kam quajtur mbretëreshë

Ka më të gjata se ty
Ka më të dëlira se ty
Ka më të dashura se ty
Por mbretëresha je ti

Kur ecën ti rrugëve
Askush s’të njeh
Askush nuk e shikon dot kurorën tënde të kristaltë
Askush nuk shikon tapetin e kuq të artë
Që ti e shkel teksa ec
Tapetin që nuk ekziston

Dhe kur shfaqesh ti
Të gjithë lumenjtë tingëllojnë
Si zilka në trupin tim
E shkund qiellin
Dhe një himn mbush botën

Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë, e dashura ime
Dëgjoje...


Pablo Neruda
 
Cast lamtumire

Pra, bir, mos qaj: ky është ligji e qënies
Të vijë rrotull dhe të kthehet rishtaz
Përbrenda gjirit t’amës s’amëshuar
Të mosqënies.

Ku janë ata që patën qënë? Shkuan
Atje ku qenë – lanë prapa tyre
Një tingull n’erë, shuar dalngadalë,
Si çdo qënie.

Nga shtati i tyre ngjizet rishmë jeta
Që duhet rrojtur: mbajtur, vojtur, falur
Kur çasti i madh troket në derën tonë
Urdhëronjës.

Koprace është jeta në të mira
Dhe dorëhapur gjëmash dhe mënxyrash –
Të gjitha duhen hequr dhe duruar
Zemërkthjellët.

Un’ rrethin tim e mbylla keq a mirë,
Si vdekëtar i thjeshtë – hallkë e lidhur
Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
Pa keqardhje.

Do rroj, shpresoj, ca kohë, brenda teje
Se kjo ka qënë ëndra ime: shpirtin
Tim trashëgim të ta le pas vdekjes
Siç e mora.

Vazhdo dhe ti të jetës shteg, të shkruar:
Të larta mos lakmo – se shtypës bëhesh
As poshtë shumë mos rrëshqit, se shtypesh,
Qofsh i lumtur!

Mitrush Kuteli
 
Jehuda Amihai / Dy këngë në ranishtën e Cesaresë

I.
Detin e mirëmban kripa.
Jerusalemin e mirëmban thatësia.
Po ne ku do të shkojmë vallë?
tash, në muzgun e paepur,
e të zgjedhim.
S’ka rëndësi ç’do të bëjmë,
a si do të rrojmë,
na duhet të zgjedhim jetën
ëndrrat e të cilës
lëndojnë më pak
për gjithë netët në vijim.

II.
“Eja prapë verës tjetër”
apo fjalë të këtij lloji
më mbajnë gjallë
marrin ditët e mia
si një rresht ushtarësh
që kalojnë mbi një urë
të taksur për shpërthim.
“Eja prapë verës tjetër”,

Cili s’i ka dëgjuar këto fjalë?

Por thomëni, cili kthehet prapë?


Tabloja: Hughie Lee-Smith, 1957

Shiko fotografinë 1753128
 
Pra, këtë kërkonin: gënjeshtra. Gënjeshtra të bukura. Kjo u nevojitej.
Njerëzit ishin budallenj. Nuk do ta kisha të lehtë.Ata eksperimentonin me të varfrit dhe nëse funksiononte, e aplikonin trajtimin edhe te të pasurit.

Por, edhe nëse nuk funksiononte, kishte të varfër sa të duash për të eksperimentuar.

Rreth meje ndodheshin të dobëtit në vend të të fortëve, të shëmtuarit në vend të të pashmëve, humbamenot në vend të triumfuesve. Me sa duket, ky ishte fati im: të kaloja gjithë jetën në shoqërinë e tyre. Kjo nuk më shqetësonte aq, sa fakti se unë u dukesha i parezistueshëm këtyre tipave të lodhshëm e idiotë. Isha si një copë muti që tërhiqte mizat dhe jo një lule që dëshirohej nga fluturat dhe bletët. Unë doja të isha i vetëm, ndihesha përsëmbari kur isha vetëm, më i pastër, por nuk isha aq i zgjuar sa të shpëtoja prej tyre. Ndoshta ata ishin udhërrëfyesit e mi: baballarë të një forme tjetër.

Problemi ishte se vazhdimisht duhej të zgjidhje mes dy të këqijave, dhe pavarësisht se ç’zgjedhje bëje, të rrëmbehej edhe një pjesë më shumë nga vetja, derisa nuk mbetej më asgjë.

Titulli: Bukë me sallam
Autori: Charles Bukowski
 
Cesare Pavese – Vdekja do të vijë dhe sytë e tu do të ketë

Vdekja do të vijë dhe sytë e tu do të ketë
kjo vdekje që na shoqëron nga agsholi gjer në muzg,
e pagjumë, e shurdhët, si një brengë e vjetër a një ves i pakuptimtë.
Sytë e tu do jenë fjalë të zbrazëta, një piskamë memece, një heshtje varri.
Kështu i sheh me zbardhjen e ditës kur, e vetme, qëndron përpara pasqyrës.
O shpresë e shtrenjtë, atë ditë do e mësojmë dhe ne se je ti jeta, se je ti hiçi.
Vdekja i ka një palë sy për këdo.
Vdekja do të vijë dhe sytë e tu do të ketë.
Do të jetë si një skapullim prej vesit, si të kundrosh në pasqyrë fanitjen e një fytyre meiti, si të dëgjosh buzë të kyçura.
Në shembëtirë do të rrëshqasim të pagjuhë.
 
Jeta, dashuria ime, është plotësi.
Jeta janë një burrë dhe
një grua që takohen
sepse janë bërë për njëri-tjetrin,
sepse ata janë, për njëri-tjetrin,
ajo çfarë shiu është për detin:
njëri kthehet dhe bie gjithmonë mbi tjetrin,
ata krijojnë njëri-tjetrin,
njëri është gjendja e tjetrit.
Harmonia ka lindur nga kjo plotësi,
dhe kjo është jeta.
Një gjë shumë e rrallë midis qenieve njerëzore.

Sándor Márai
 
“Ti meriton një dashuri që…”
(Frida Kahlo,1907-1954)

Ti meriton një dashuri që
të të dojë edhe të pakrehur,
me të gjithë arsyet që të bëjnë të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët që nuk të lënë të flesh.

Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën, kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.

Ti meriton një dashuri që
do të kërcejë me ty,
që gjen parajsën çdo herë që sheh drejt syve të tu, që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.

Ti merion një dashuri që
të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.

Ti meriton një dashuri që
i largon gënjeshtrat që afron ëndrrat,
kafenë dhe poezinë…

Shiko fotografinë 1753521
 
“Loja e syve" (Elias Canetti) “…

Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë.Ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s’mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Është diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm.

Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe.

Mitik është edhe syri që s’kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë.
Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s’ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s’ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që ke, gjithçka që përbën natyrën tënde më intime.
Ky veprim s’është i dhunshëm, këtu s’kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s’mund të kesh asnjë synim tjetër...”

Shiko fotografinë 1753553
 
PESHA E INATIT
Tema e mësimit ishte inati dhe mësuesi na kishte porositur që të sillnim nga një trastë me patate. Në orën e mësimit na tha që secili të shkruante në çdo patate emrin e atij që kishte inat. Pra, nëse kishim inat dhjetë persona, do të shkruanim emrat e tyre në dhjetë kokrra patateje. Pastaj na tha që t’i fusnim në trastë patatet me emrat e shkruar. Më në fund, na dha detyrë që trastën me ato patate, gjatë një jave, ta mbanim në krah kudo që të ndodheshim apo të shkonim. Kuptohet që trasta sa më shumë patate të kishte aq më e rëndë ishte.
Me kohë patatet do të fillonin të prisheshin. Ta mbaje përditë në krah atë trastë, duke mos e harruar asnjë çast, do të thoshte të lije pas dore gjërat e tjera më të rëndësishme. Për pasojë, prania dhe pesha e asaj traste, veç bezdisë fizike, të shkaktonte edhe një mundim shpirtëror. Pra, secili prej nesh mbante në krah këtë peshë ndjenje.
Sigurisht, ushtrimi që na bëri mësuesi është një metaforë.
Të mos e flakësh tutje, aty për aty, inatin e çastit, por ta ruash brenda vetes, do të thotë ta dënosh veten, duke mbajtur në krah një peshë të kotë e të mundimshme. Veç kësaj, kur e ruan inatin, të shtohet stresi, gjumin e bën të prishur dhe mendjen e ke kuturu.
Nëse e flak tutje inatin, do të thotë se fal. Dhe kur fal, e ushqen shpirtin me paqe e qetësi. Nëse bën të kundërtën, vendin e faljes e zë inati, ky helm që, pikë-pikë, ta mbush shpirtin me vrer. Shpesh mendojmë se falja është një dhuratë për tjetrin, por, në të vërtetë, përfitues jemi ne vetë. Falja është një shprehje dashurie.
Falja na çliron nga ngërçet që na hidhërojnë shpirtin dhe na sëmurin trupin.
Të falësh nuk do të thotë të mos i japësh rëndësi asaj që ndodhi, pra, s'do të thotë se ke rënë në ujdi me atë që të lëndoi. Por ke braktisur ato mendime negative që do të të shkaktonin mërzi e dhimbje.
Nëse inati është e vetmja gjë që të lidh me të tjerët, je i prangosur.
Shpesh herë, personi, të cilin duhet të falësh për gjërat që nuk ishin ashtu siç i mendoje, je ti vetë.
Pyete veten: Me kë je mërzitur? Kë nuk mund të falësh? Po ti vetë, a je i pagabueshëm? Po ty, a duhet të të falin për gabimet që bën?
Që të të falin, duhet të falësh. Mos harro se me kutin që ti mat, do të të matin edhe ty.
Çlirohu nga kjo peshë dhe do të jesh më i lirë e më i lehtë për të ecur përpara.

(E sjelle ne shqip nga Bajram Karabolli)
 
"ORO DORO ODORO DODORO"
(Aldo Palazzeschi, 1885-1974)

Në fund të rrugës në thellësi
është qoshja gjigante që rrethohet nga qiparisa të lartë.
Statuja hequr në kohëra të largëta.
Hëna shkëlqen mbi bardhësinë e shndritshme të mermerit
që duket se mbështetet mbi të zezën e thellë të qiparisave të lartë.
Janë aty në bazë katër njerëz të mbështjellë me pelerina të zeza.
Shohin njëri - tjetrin në heshtje,
s’lëvizin as gishtin...

Shiko fotografinë 1753729
 
The miracle has passed me by; it has touched but not changed me; I still have the same name and I know I will probably bear it until the end of my days; I am no phoenix; resurrection is not for me; I have tried to fly but I am tumbling like a dazzled, awkward rooster back to earth, back behind the barbed wires.
Erich Maria Remarque.
The black oblelisc


Screenshot_20200831-104358~2.png
 
Remark: PARAJA...

“...Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë e, megjithatë, ka plot njerëz që ende s’duan ta besojnë. Edhe, përsa kohë që është kështu, inflacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet hiçi absolut. Njeriu jeton shtatëdhjetë e pesë përqind me fantazinë e vet dhe vetëm njëzet e pesë përqind me fakte… Kjo është forca dhe zotësia e tij, dhe prandaj kjo valle shtrigash që hedhin shifrat, gjen ende njerëz që fitojnë dhe njerëz që humbasin. Ne e dimë që s’mund të jemi ndër ata që fitojnë me çdo kusht, por s’na ka qejfi të jemi ndër ata që humbasin.Shiko fotografinë 1753743
 
Remark: PARAJA...

“...Paraja është vetëm një iluzion, të gjithë e dinë këtë e, megjithatë, ka plot njerëz që ende s’duan ta besojnë. Edhe, përsa kohë që është kështu, inflacioni do të vazhdojë deri sa të arrihet hiçi absolut. Njeriu jeton shtatëdhjetë e pesë përqind me fantazinë e vet dhe vetëm njëzet e pesë përqind me fakte… Kjo është forca dhe zotësia e tij, dhe prandaj kjo valle shtrigash që hedhin shifrat, gjen ende njerëz që fitojnë dhe njerëz që humbasin. Ne e dimë që s’mund të jemi ndër ata që fitojnë me çdo kusht, por s’na ka qejfi të jemi ndër ata që humbasin.Shiko fotografinë 1753743
Kapterri të falenderon ?
(Can I pee now?! ????)
 
"Të uroj kohë" (Elli Michler)

Nuk të uroj një dhuratë çfarëdo,
të uroj thjesht atë që shumë veta nuk e kanë.
Të uroj kohë, për t’u argëtuar dhe për të qeshur; nëse do ta përdorësh mirë,
mund të fitosh diçka.
Të uroj kohë, për të vepruar dhe për të menduar,
jo vetëm për veten tënde,
por edhe për t’ia dhuruar të tjerëve.
Të uroj kohë, jo për të nxituar e për të vrapuar,
por kohë për të qenë i lumtur.
Të uroj kohë, jo vetëm për ta kaluar,
unë të uroj kohë për të pushuar,
kohë për t’u habitur dhe kohë për të besuar e jo thjesht për ta parë në orë.
Të uroj kohë për të numëruar yjet dhe kohë për t’u rritur, për t’u pjekur.
Të uroj kohë për të shpresuar përsëri dhe për të dashuruar.
Nuk ka kuptim të kapesh pas së shkuarës.
Të uroj kohë për të gjetur veten,
për të jetuar çdo ditë, çdo orë si një dhuratë.
Të uroj kohë edhe për të falur.
Të uroj të kesh kohë,
kohë për jetën.

Shiko fotografinë 1753954
 
"Kthehu o shkër-dhatë!" - i tha ai shpirtit të tij.
Shpirti i tij qeshi. "Më ke trajtuar shumë keq për një kohë të gjatë, po merr atë që meriton."

Charles Bukowski
 
I tronditur në thellësitë e shpirtit tuaj, e dini që dikush është duke pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju, duke u përgjëruar me psherëtim për ju – një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj, me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua dhe gjithë mendimet dhe ëndërrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë çdo gjë me ju, të marrë gjithçka nga ti, dhe ta tërheq atë brenda me frymën e saj. Prandaj, që këtej e tutje, ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Është i kot tentimi i juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kot ju tentoni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo.

Stefan Zweig
 
Jaime Sabines- SHPRESOJ TË SHËROHEM PREJ TEJE

Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të të mendoj më. Është e mundur. Nëse zbatoj rekomandimet e moralit të radhës. Receta është kohë, dorëheqje, vetmi.
Si thua nëse të dua vetëm një javë, jo më shumë? Nuk është as shumë e as pak, është mjaftueshëm. Për një javë mund t'i grumbulloj gjithë fjalët e dashurisë që janë shqiptuar mbi tokë dhe t'u vë zjarrin. Me atë flakadan dashurie të përvëluar, do të të ngroh. Mund të grumbulloj gjithashtu dhe heshtjen. Sepse fjalët më të bukura të dashurisë gjenden mes dy njerëzve që heshtin mes njeri-tjetrit.
Duhet djegur, gjithashtu, edhe ajo gjuha tjetër paralele dhe shastisëse e atij që dashuron. (Ti e di se të them “të dua”, kur të them: "ç'vapë që bën", "më jep pak ujë", "mund të ngasësh?", "u bë natë"... Mes njerëzve, mënjanë njerëzve të tu dhe të mi, të kam thënë "u bë vonë", dhe ti e dije se po të thosha "të dua").
Edhe një javë për ta grumbulluar tërë dashurinë e kohës. Për të ta falur. Që me të, të bësh ç'të duash: ta ruash, ta ledhatosh, ta flakësh në plehra. Është e kotë, vërtet. Dua vetëm një javë që t'i kuptoj gjërat. Pasi e gjithë kjo është njësoj sikur të jesh duke dalë nga një çmendinë për të hyrë në një varrezë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top