Fragmente te perzgjedhura

Dita e poezise
____

Do dhe ca

Sa te heqin masken

Dhe te dalin nga gjendja e hipnozes koloniale

Qe shqiptaret ta kuptojne

Se poeti me i madh i shek XX dhe XXI

Eshte yni:

Lasgush Poradeci

___
 
KUJDES ME FJALËN

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!


Inspirimi im ❤️

Dritëro Agolli ❤️
 
Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend.

/ Dritëro Agolli
 
Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend.

/ Dritëro Agolli
Hë pra hë 🤗🤗🤗 sa ta mbush shpirtin ky 😍
 
"Thonë se bukuria vjen nga një
shpirt që ka munduar shumë
vështirësitë në jetë dhe disi
vazhdon me qëndrueshmëri.
Hiri gjendet në një shpirt
që plaket butë, madje edhe mes
tundimi.
Unë mendoj se më e dashura deri tani është ajo
zemra e butë e të cilit mban njëqind plagë
nga shkujdesja, por ende gjen një mënyrë për të marrë
llambën, edhe një herë, të ndriçojë rrugën
për dashuri. "
1711205048006.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top