Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fototeka “Marubi”, marrëveshje për restaurimin dhe muzealizimin

Në qytetin e Shkodrës u nënshkrua dje “Memorandumi i Mirëkuptimit”, ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, si dhe Bashkisë Shkodër, për restaurimin dhe muzealizimin e Fototekës kombëtare “Marubi”.

Nënshkrimi i hap rrugën fillimit të punimeve po këtë muaj. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 55 milionë lekësh, komuniteti evropian së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit rreth 470 mijë euro dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan plot 650 mijë dollarë. “Ky projekt është një tjetër shembull i mënyrës së re të bashkëpunimit. Ideja është të krijojmë një frymë bashkëpunimi mes Fondit amerikan, qeverisë qendrore e asaj lokale, dhe aktorëve në komunitet, për të krijuar institucione që i japin diçka Shqipërisë”, u shpreh Michael D. Granoff, presidenti i Bordit të AADF. Në këtë event, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se do të nisë edhe projekti për restaurimin e varrezave katolike të Shkodrës. “Gjithashtu dua të përfitoj nga rasti që ndodhem në Shkodër, që të bëj të ditur edhe një projekt tjetër, që shumë shpejt do të fillojë realizimin në Shkodër. Ministria e Kulturës ka miratuar javën që shkoi projektin e restaurimit të varrezave katolike të këtij qyteti, jo thjesht një monument kulture, por një monument i historisë së jashtëzakonshme të Shkodrës në shenjë të lirisë, e të luftës kundër diktaturës që kemi bërë të gjithë bashkë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ndërkaq që projekti për restaurimin dhe muzealizimin e Fototekës “Marubi” u cilësua si një projekt me parametra europianë. “Kemi një projekt me të vërtetë të parametrave europianë, i cili do të garantojë një muze shumë të përshtatshëm për turistët që vizitojnë Shkodrën, e në veçanti këtë zonë të qendrës së qytetit. Do të kemi parametra optimalë për ruajtjen e arkivës, një hapësirë më të madhe në dispozicion për arkivimin e fotografive”, pohoi Blendi Bushati, përfaqësues i FSHZH. Fototeka Kombëtar “Marubi” ka një arkiv fotografik prej më shumë se 500 mijë fotosh dhe negativësh, të cilat janë ruajtur duke filluar nga shekulli i XIX. Restaurimi dhe muzealizimi i Fototekës Kombëtare “Marubi” synon futjen e saj në një rrjet të përbashkët me trashëgimi të tjera kulturore të rajonit të Adriatikut.

sot.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back