Nga Ministria e Puneve te Jashtme(austro-hungareze) me lajmeruan se me t'u kthyer ne Vjene do te me priste Perandori. Mbeshtetur ne letren, qe sipas rregullit bente ministri i ceremonive te Pallatit Perandorak, me 4 qershor, ora 11, shkova ne pallatin Schembron. Pasi u prita me ceremonite e zakonshme. Dola para Perandorit , i cili dukej i forte dhe plot gjalleri, me gjithe se sapo ishte sheruar nga semundja.Qendronte ne kembe, ne mes te nje salloni te madh, i veshur me uniformen ushtarake dhe mbante dekoratat Tuazondor(Shqiponje Dykrereshe), Leopold dhe Saint Etienne. Sipas ceremonise perkatese, i paraqita nderimet. Perandori m'u pergjigj ushtarakisht, duke perpjekur njeren kembe me tjetren dhe shfaqi kenaqesine e tij per ardhjen time si minister ne Vjene. Ju pergjigja, sipas rregullit. Duke i treguar emrin, me pyeti per djalin, Eqremin. Me tha se e njihte qe te ri dhe pati miresine te lavderoje patriotizmin e tij, kur Durresi ishte i rrethuar. Pastaj foli mbi ngjarjet dhe mosmarreveshjet gjate kufirit me malazezet. Une i thashe se, sipas nje telegrami qe kisha marre nje dite me pare mbi kete qeshtje nga qeveria, isha ankuar ne Ministrine e Jashtme. Perandori me tha: “Malazezet kenaqen, jo vetem kur marrin, por edhe kur kerkojne. Tani e tutje shpresoj se nuk do te kene rastin, as te kerkojne”. Une e falenderova. Perandori pati miresine te me pergjigjej me plot delikatese. Pasi deklaroj dashamiresine e tij per lumturine e Shqiperise dhe mbarvajtjen e saj, me dha doren. Ne çast u terhoq tri hapa pas dhe une dola. Dhenia e dores nga Perandori nje perfaqesuesi te huaj, ne pikepamjen e rregullores ceremoniale, konsiderohet nje kompliment i madh. Kjo ishte nje ngjarje qe meriton falenderime si per personin tim, ashtu edhe per Atdheun.
Me pas, vizitova nje nga nje me radhe gjithe ambasadoret. Po ashtu pranova edhe vizitat e tyre. Ambasadori i Turqise lajmeroi se do te me vizitonte ne menyre private, sepse qeveria e tij nuk e njihte ende qeverine e Shqiperise se pavarur. Ne kete situate, i preva marredheniet me te dhe vendosa te mos e pranoja. Nderkohe, Pasha i Mitilenes, (Hysen Hilmi Pasha)nje grek i konvertuar, qe ishte ambasador i Perandorise Osmane ne Vjene 1912-1918, nuk vonoj te vizitonte ministrin e Greqise, zotin Grisparis. Ndonse, Qeverine e Shqiperise se pavarur e kishte njohur e gjithe bota, ai dhe gjithe personalitet e Portes se Larte, druanin ta njihnin.
Ambasadoret e Frances dhe te Japonise, me bene shume pyetje rreth Shqierise dhe rivalitetit qe ekzistonte midis Italise dhe Austrise, gje kjo qe me terhoqi vemendje.
Ate dite qe Durresi ndodhej i rrethuar , kapiteni rezerve, zoti Goscher, i njohur dhe i famshem ne Vjene per gravurat e tij te bukura, i shtyre nga ndjenjat dashamirese qe ushqente per Shqiperine, me tha se ne Gjermani, kryesisht ne Hamburg, ndodhen 5000 vullnetare gati te nisen per ne Shqiperi, mjafton t'u pergaditen dy vapore dhe t'u jepen shpenzimet e transportit hekurudhore..
(Syrja Vlora: Kujtime, nga fundi i sundimit osman ne luften e Vlores. F 94)