Foto e rrallë: Ministrja Albulena Haxhiu në ditën e dasmës

C2A857C3-A4E2-40CF-B5F0-2BD70450833A-696x408.jpg

Advertisment
Është publikuar foto e Albulena Haxhiut në ditën e dasmës.



Këto ditë Albulena Haxhiun e kemi parë në detyrën e ministres së Drejtësisë, një nga digasterët më të rëndësishëm të Qeverisë.



Haxhiu rrjetet sociale i shfrytëzon më shumë për të informuar për aktivitetet e saj, ndërsa rrallë publikon fotografi familjare ose nga jeta personale e saj.


Në një fotografi të rrallë Albulena Haxhiu shihet në ditën e saj të dasmës para 8 vjetësh, shkruan “Zëri.info”.


Haxhiu shihet me vellon e saj në vitin 2012 dhe duket mjaft e lumtur në ditën e martesës me Alban Krasniqin.


Haxhiu dhe Albani tani janë prindër të dy djemëve.


CA7EEFC2-3AC9-4EFA-9713-F2F8A0799A88.jpg
 

Attachments

  • CA7EEFC2-3AC9-4EFA-9713-F2F8A0799A88.jpg
    CA7EEFC2-3AC9-4EFA-9713-F2F8A0799A88.jpg
    108.4 KB · Shikime: 0
  • C2A857C3-A4E2-40CF-B5F0-2BD70450833A-696x408.jpg
    C2A857C3-A4E2-40CF-B5F0-2BD70450833A-696x408.jpg
    45.5 KB · Shikime: 0
  • CA7EEFC2-3AC9-4EFA-9713-F2F8A0799A88.jpg
    CA7EEFC2-3AC9-4EFA-9713-F2F8A0799A88.jpg
    108.4 KB · Shikime: 0
  • C2A857C3-A4E2-40CF-B5F0-2BD70450833A-696x408.jpg
    C2A857C3-A4E2-40CF-B5F0-2BD70450833A-696x408.jpg
    45.5 KB · Shikime: 0
E bukur qenka boll dreqja.
@NeVertiti e Ka Pas dhene e greku kete film para tre viteve mos gaboj ...beje tis trelis ??? kjo eshte aktore turke e lindur ne gjermani me babaTurk dhe Nene gjermane .... Prandaj dhe Ka ngjyrat e hapura kaq dhe u mor nga gjemania ngaqe duhej aktore qe kishte theks ne turqisht ....
 
@NeVertiti e Ka Pas dhene e greku kete film para tre viteve mos gaboj ...beje tis trelis ??? kjo eshte aktore turke e lindur ne gjermani me babaTurk dhe Nene gjermane .... Prandaj dhe Ka ngjyrat e hapura kaq dhe u mor nga gjemania ngaqe duhej aktore qe kishte theks ne turqisht ....
Si kam ndjek kurre,por di qe thoshin na pushtoj turku dhe ketu,per arsye te telenovelave ca kohe.
Tani m`duket s`japin me si me pare.
 
Si kam ndjek kurre,por di qe thoshin na pushtoj turku dhe ketu,per arsye te telenovelave ca kohe.
Tani m`duket s`japin me si me pare.

Shyqyr qe Jo .....se vertet na kshin mbytur ????
 
Tani japin me shume, vetem klani ka nja 2-3 qe i jep cdo dite.
I japin me mbsuh programin,se s`kan kosto ,si pagujne shume.
Ne fakt mbaj mend qe dikur ka qene nje telenorba,ne fillimet fare,kam pas ndjekur shume nje Celeste,me Frankon. ahhh si merzitesha kur noj here fikeshin dritat kur fillonte ne dimer sidomos. ahahhahaha.
Se keto turket me c`thone kane dhe dhune ne to.
Vrasje keqtrajtime,gjak.
Ndersa spanjollet jane me romanc,te djallazuar, ashtu djallzi koti,por te pakten me pak dhune.
 
18_755505041860179_1044611672171347968_n1588667566.png


Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Halil Geci, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se me Vjosa Osmanin në krye të LDK-së dhe me Albin Kurtin në VV krimit do t’i këputet kryet dhe bishti.
Përmes një postimi në Facebook, Geci thekson se pa Vjosën në LDK dhe pa Albinin në VV nuk ka Kosovë. Geci thekson se nuk lejon populli i Kosovës të shkelet vullneti i tyre, duke aluduar në Qeverinë e re ku LDK-ja përmes presidentit dëshiron ta formon.

Sipas Gecit shpresa e vetme e elektoratit të rinis së LDK-së është të rreshtohen në anën e Vjosës, e kjo duhet që të iu prij proceseve së bashku me ata që e duan Kosovën dhe LDK-në.
Postimi i plotë:


Me Vjosen në krye të LDK-s dhe Me Albinin në VV krimit i këputet kryet dhe bishti. Pa kto parti nuk ka Kosovë. Kush nga këto dy parti del e para e kush e dyta vendos elektorati.
Por pa Vjosen në LDK ,dhe pa Albinin në VV nuk ka Kosovë dhe pikë. Nese LDK tenton se bashku me Hashimin ta shkel kushtetuten dhe ti dhunoi ligjet duke ia vjedhur nga xhepi fituesit fitoren gaboni rëndë gaboni. Nuk lejon populli me ju shkel vullneti,Serbia po paralajmron trazira në Kosovë sepse Lista së bashku me ju jeni në dorën e Beogradit. Dijeni pra se faji do të bie mbi ju.
LDK nese tenton ta mbulon turpin e vetë ,që nxori koburen dhe e vrau veten,dhe mbas vetvrasjes kerkon anestezionin nga Lista Serbe e Beogradit,që t’ia kthei jeten e humbur nga kobura e Hashimit dhe Vuqiqit,jo që nuk ka gjetë kurë( ilaq) por aas vendin për varrë nuk kan lënë Hashimi dhe Vuça. Vetvrasja në librat Kuranore-Biblike nuk lejohen të varrosen në varrezat e besimtarve. Ata duhen të largohen në qoshe te varrezave,por edhe me i varrosur diku një prrua aty ku perfundoj sterrvinat s’gabohesh! Shpresa e vetme e elektoratit të rinis të LDK është të rreshtohemi në anen e Shpreses BESO me Vjosen, Zonja Osmani duhet tju prij proceseve ,natyrisht së bashku me ata që e dojn Kosovën,dhe LDK-n jo te luajm lojen e vjeter duke perjashtruar ata që sjan perkrahes të saj ,por duke i afruar qendrimet me të gjithë mbrenda partis si dhe me votusit e LDK-s.
Vjosa duhet të përpiqet maksimalisht të gjej forcë që bashkon. E di se e ka vështirë por se fundit faji për humbjen e LDK-s në të ardhmen të mos jet veprimet e saj. Ata që s’të bashkohen ty nuk janë LDK. LDK me Vjosen se bashku do jet partia fituse. Pa Vjosen do jet parti Hashimo-Isiste dhe do pëson Kosova dhe LDK-ja do mbetet parti e kapur nga të fortit,për ti ruar milonat e vjedhur se bashku me partit tjera si motra që nuk dallojn me asgjë.https://www.botasot.info
 

Attachments

  • 18_755505041860179_1044611672171347968_n1588667566.png
    18_755505041860179_1044611672171347968_n1588667566.png
    231.8 KB · Shikime: 0
  • 18_755505041860179_1044611672171347968_n1588667566.png
    18_755505041860179_1044611672171347968_n1588667566.png
    231.8 KB · Shikime: 0
maxresdefault-1-1-696x392.jpg

Advertisment
Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi thotë se nëse seancat e Kuvendit mbahen, atëherë mos të anulohen as ahengjet familjare.


Ai është pajtuar plotësisht më kolegun e tij, Labinot Tahiri derisa ky i fundit ka kërkuar të mbahet edhe protest për këtë çështje.




“Unë pajtohem plotësisht me Labinotin, absolutisht po. Edhe unë si anëtar edhe si artist i profesionit, i bashkangjitem kësaj thirrje jo tepër me qenë ekstreme por po du me ia shut edhe Labinotit edhe të tjerëve, por deshta me shut se kur ka mundësi që në Parlamenti i Kosovës të mblidhet me 200 veta pse s’ka mundësi në restorant ku sot janë shumë të mirë, të organizohen dasma jo me 500 vetë por me 200 po” ,ka thënë ai në TV Dukagjini./Indeksonline
 

Attachments

  • maxresdefault-1-1-696x392.jpg
    maxresdefault-1-1-696x392.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
  • maxresdefault-1-1-696x392.jpg
    maxresdefault-1-1-696x392.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Polemika në distancë mes këngëtarëve Labinot Tahiri dhe Leonora Jakupi sonte është zhvendosur në “Debat Plus”.


Derisa Labinot Tahiri po fliste në debat për kërkesat e tij ndaj shtetit që lidhen me dasmat dhe pandeminë ka telefonuar Leonora Jakupi.


Ajo ka thënë se është keqkuptuar nga Labi pasi që nuk është kundër kërkesave të këngëtarëve por nuk është dakord me thirrjen për protestë, përcjell Telegrafi.


“Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por jo të rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Nuk pajtohem me Labin që e ka minimizuar rrezikun e coronavirusit…Në këtë kohë është e pamundur të organizohen dasmat”, ka deklaruar Leonora Jakupi.


Leonora thotë se është ndjerë e ofenduar nga disa deklarime të Labit.


“Nuk është e thënë që të gjithë njerëzit që ndihmojnë t’i bëjnë publike ndihmat e tyre”, ka deklaruar më tej Leonora Jakupi.




“Ndoshta shumë këngëtarë kanë marrë kapar për dasma por nuk e di pse i kanë shpenzua aq shpejt”, ka vijuar Leonora Jakupi.


Labi është përgjigjur duke i thënë Leonorës: “Nuk është punë e juaja Leonorë se si shpenzojmë kaparin”.


“Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Unë fitojë bukën e gojës nga mikrofoni dhe askush nuk ma ndalon atë. Unë protestë bëjë jo në kohë pandemie por kur të krijohet mundësia”, ka thënë Labi në përgjigje të Leonorës.


Debati ka vijuar edhe më tej kur Leonora i ka thënë Labit se nuk duhet gjykuar të tjerët nëse ata nuk i publikojnë në media.


Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se derisa Halil Kastrati e Elvis Naçi i përmendin çdo ditë ndihmat që japin edhe ai s’ka pse mos ta bëjë./Telegrafi/
 
640-0-5ea59d1206566.jpg

Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020. Këtë e bëri të ditur në një intervistë me TV Klan, zv.ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku i cili tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator.
“Po përgatisim skenaret për universitetin. Duhet të kemi parasysh që universitetet do hapen në vazhdim. Mund të hapen në maj, qershor ose korrik. Hapja do të jetë e pjesshme, por mësimdhënia do të zhvillohet në kushte më të sigurta sanitare”.
Ndërsa përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv.ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.
“U takon atyre të vendosin në bazë të nevojave të universitetit nëse është e drejtë apo e gabuar pagesa që studentët kanë kryer”.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • 640-0-5ea59d1206566.jpg
    640-0-5ea59d1206566.jpg
    73.5 KB · Shikime: 0
Parë gjithë këto zhvillime, duket se Kurti, polemikën me Granell e ka parimore e me thelbin e ҫështjes, ku realisht nga një debat normal nuk vjen asgjë e keqe, aq më shumë kur shikon se në një mendje me Kurtin janë autoritete të larta të SHBA, por edhe Gjermania e Franca.
Ata që e sulmojnë Albin Kurtin nga Tirana, ose nuk kanë simpati politikisht me kryeministrin në detyrë të Kosovës ose duan t’i bëjnë qejfin Hashim Thaҫit apo Ramushit, nëpërmjet lidhjeve të tyre në Shqipëri
Kush e bën këtë nga Prishtina, janë pjesë e grupit që po përkrah rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Kjo, pasi në debatin që ka nisur prej kohësh në lidhje me dialogun me Serbinë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Trump, Richard Grenell, mungojnë argumentet reale dhe një diskutim mbi thelbin e ҫështjes.
Interesting For You





Bëhet fjalë për marrëveshjen më të rëndësishme për shqiptarët, pas asaj të Rambujesë, që është ajo e zgjidhjes përfundimtare ligjore të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.
Nëse në Rambuje u përcaktua largimi i trupave serbe dhe ҫlirimi ushtarak i Kosovës nga Beogradi, kjo marrëveshje zgjidh konfliktin duke i bërë këto dy shtete që të njohin njëri-tjetrin.
Dhe duke qenë e tillë, ajo duhet peshuar mirë deri në detaj dhe nuk pranon një zgjidhje “fët e fët” dhe pa një diskutim shterues; e për të nisur këtu duhet një gjithëpërfshirje në debat të të gjithë aktorëve politikë.
Albin Kurti, këtë ka kërkuar të paktën publikisht; që deri sa të nisë diskutimi, Kosova të mos jetë në pozita inferiore, ndaj nuk ka pranuar të heqë tarifën pa reciprocitet.
Ndoshta Kurti e ka gabim, por duhet argumentuar gjithҫka në debat, ku në vend të argumenteve po bëhet zhurmë.
Me kalimin e kohës, nga ai nervozëm i Grenell, nga ku siҫ duket doli edhe përpjekja për largimin e Kurtit, po vihet re se në aksionin e të dërguarit të Trump nuk ka një unifikim qëndrimesh brenda SHBA-së, ndërkohë që ka një discordance të qartë me Bshkimin Europian, e në veҫanti me dy kancelaritë e fuqishme: Berlinin dhe Parisin.
Promoted Content





Në fillim ishte Eliot Engel, shefi i diplomacisë së Kongresit Amerikan, i cili deklaroi se Grenell duhet të gjëjë një modus vivendi mes Presidentit e Kongresit, e më pas edhe ndërmjet forcave politike të Kosovës.
Por ajo që po ndodh ditë pas dite, po vërteton, se sërish nuk kemi të bëjmë thjesht me një debat politik mes republikanëve dhe demokratëve, por me një hendek në argumentet e debatit.
James Hooper, ish-diplomat i njohur amerikan, një nga zërat prestigjozë të Departamentit të Shtetit dhe opinionit publik që ndikon në vendimmarrje, ka deklaruar në një intervistë për Zërin Amerikës, në seksionin serbisht, se Grenell nuk mund të arrijë një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaҫit dhe Aleksandër Vuҫiҫit, nëse nuk arrin të bindë së paku Angela Merkelin për këtë pakt.
Deklaratë që thotë qartë se e gjithë tymnaja e ngritur për antiamerikanizmin e Albin Kurtit nuk qëndron e tillë, por është një ҫështje e debatueshme në thelb.
Albin Kurti, i cili është një politikan që fitoi shumicën në zgjedhjet e Kosovës, ka një qëndrim të caktuar për marrëveshjen me Serbinë dhe këtë ia tha hapur Richard Grenellit, i cili, i kërkoi kryeministrit të sapoemëruar të Kosovës muaj më parë, thjesht të zbatonte kërkesën e tij për heqjen e taksës.
James Hooper, i cili ka qenë një kritikues i fortë i taksës kur u vu nga Ramush Haradinaj, sot tha se “Grenell duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentën territoriale.
Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit”.
“Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyre. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper.
Pra ҫështja është më e komplikuar se ҫ’paraqitet. Grenell, përveҫse përfaqëson Presidentin e SHBA-së, ai së pari nuk është i plotfuqishëm, pasi një marrëveshje të tillë do të duhet ta ratifikojë edhe kongresi e aleatët, e së dyti, jemi ende pa nisur dialogu, kështu që ҫdo formulë sipas të gjitha gjasave e analogjive historike, do të diskutohet rrugës me shumë skenarë.
Parë gjithë këto zhvillime, duket se Kurti, polemikën me Granell e ka parimore e me thelbin e ҫështjes, ku realisht nga një debat normal nuk vjen asgjë e keqe, aq më shumë kur shikon se në një mendje me Kurtin janë autoritete të larta të SHBA, por edhe Gjermania e Franca.
Ndaj debati se kush është më “katolik se Papa”, apo ithtar i Amerikës, nuk ka vend, siҫ po e trajtojnë disa komentatorë nga Tirana dhe Prishtina.
Kemi të bëjmë me një ҫështje kardinale, siҫ është mbyllja e “nyjës së Kosovës”, e cila mund të jetë edhe territoriale në fund, pasi do të ketë demarkacion kufijsh, por ngritja e stekës prej Kurtit për mosprekjen e territoreve, përbën veҫse një presion pozitiv, që siҫ duket deri tani ka ndikuar dhe shumë madje.
Grenell u detyrua të pohojë publikisht se nuk e sheh shkëmbimin si zgjidhje, ҫka është deri tani e vetmja pikë e kuqe e dialogut Prishtinë-Beograd. Ndaj të cilit, do të vihen edhe pika të tjera të kuqe, natyrisht jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga Beogradi, pasi nuk është e lehtë për asnjë politikan të Serbisë që ta lëshojë Kosovën për të cilën është investuar me shekuj.
E pikërisht këtu duhet të nisë debati në opinionin publik shqiptar, natyrisht nga ato që kanë dijet e duhura ta bëjnë dhe jo politikanët tallava e shërbyesit e tyre medialë

Burimi: Pamfleti.news
 
Une mendoj se viti akademik duhet te perseritet
Termeti, virusi , femijet mbeten ne shpi!
 
Tirana-e-Re-e1588688436234.jpg

Kujtim Mema në një intervistë për “Abcnews”, ka treguar vështirësitë që po has ky sektor.
“Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për ti shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.
Ndër të tjera Mema bëri me dije, se do do të kërkojnë uljen e taksës nga bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se përgjysmimi i kapacitetit, mund t’i detyrojë që të rrisin biletën me 30%.
“Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema
Kujtojmë këtu se shoqata e Transportit i ka paraqitur disa herë kërkesa ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.
Revista Ora - Te gjitha lajmet nga vendi dhe rajoni.
 

Attachments

  • Tirana-e-Re-e1588688436234.jpg
    Tirana-e-Re-e1588688436234.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0
  • Tirana-e-Re-e1588688436234.jpg
    Tirana-e-Re-e1588688436234.jpg
    45.7 KB · Shikime: 0









unnamed-file-2.jpg


Lajm

May 5, 2020 shqip1Leave a Comment on Shqiptari Martohet Me Një Vajze Me Ngjyrë, Por Ajo Që Bën Nusja Në Dasëm I Lë Të Gjithë Pa Fjalë


Shqiptari martohet me një vajze me ngjyrë, por ajo që bën nusja në dasëm i lë të gjithë pa fjalë Në një video publikuar se fundmi ne rrjet shihet një shqiptar i cili martohet me nje vajze të huaj. Bëhet fjalë për një djale shqiptare dhe një vajze braziliane. Të dy ata po kërcejnë “vallen kosovare”, por ajo që bën më shumë përshtypje është që brazilianja e kendon shumë mirë dhe duket se e perlqen këtë këngë. Ajo eshte shume e kenaqur nga traditat shqiptare dhe eshte e lumtur qe burrin e ka shqiptar. Nuk e kisha menduar qe do kisha nje mashkull shqiptar dhe kaq te mire dhe te sjellshem nuk e dija qe shqiptaret jane kaq te mire, te urte te sjellshem dhe plot sharmhttp://news.shqiplajme.live
 
7C255459-4B3A-487E-B11C-6AED37D8B823-750x430-1.jpg





Video konferencë takim Osmani – Edshtadler
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti video-konferencë takim me Ministren për Evropë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani shfrytëzoi rastin ti falënderohet Ministres Edshtadler për mbështetjen e saj personale dhe për mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Austrisë, që në kushtet e pandemisë kur të gjithë ishin të fokusuar në krizën e krijuar, ata fuqishëm mbështetën vendimin për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Njëherit Osmani shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen në luftën kundër KOVID19, duke potencuar se vetëm me forca të përbashkëta mundemi me sukses të ballafaqohemi me krizën e krijuar.
Ministrja Edshtadler theksoi se R. E Austrisë e sheh vendin tonë dhe venet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e familjes së BE-së dhe se edhe më tej do të vazhdojnë me mbështetje të fuqishme, ku edhe përmendi pakon e re të mbështetjes së BE-së në vlerë prej 3.3 miliard euro, të pashikuar për tu kumtuar në Samitin të ardhshëm në Zagreb.
Mes tjerash bashkëbiseduesit diskutuan rreth pritjeve nga Samiti “BE – Ballkani Perëndimor” i cili do të mbahet në Zagreb me 6 maj, rreth Kornizës negociuese dhe Raportit për progres që KE duhet ta publikojë në fillim të muajit të ardhshëm.
Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani lidhur me kornizën negociuese e cila pritet të prezantohet nga ana Komisionit Evropian në fillim të qershorit potencoi se ajo llogaritet si dokument i rëndësishëm dhe duhet me kujdes dhe përkushtim të pozicioneve të vendosura të vendeve anëtare si dhe harmonizimin e të njëjtave me vendin tonë me qëllim që në të ardhmen të kemi rrjedhë pa pengesa dhe të lehtë të negociatave.
“Në periudhën e ardhshme duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të lobojmë me përkushtim me qëllim që korniza negociuese të jetë e përshtatshme për të gjithë, sepse në momentin kur e njëjta do të harmonizohet, më nuk do të ketë hapësirë për ndryshim të rregullave” shtoi Osmani.
Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit u dakorduan se Samiti i radhës BE – Ballkani Perëndimor është mundësi të veçantë për liderët e rajonit dhe të BE-së për ti përforcuar marrëdhëniet e tyre dhe për të diskutuar rreth sfidave kryesore politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen.
Tetova Expres -
 

Attachments

  • 7C255459-4B3A-487E-B11C-6AED37D8B823-750x430-1.jpg
    7C255459-4B3A-487E-B11C-6AED37D8B823-750x430-1.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0
  • 7C255459-4B3A-487E-B11C-6AED37D8B823-750x430-1.jpg
    7C255459-4B3A-487E-B11C-6AED37D8B823-750x430-1.jpg
    47.5 KB · Shikime: 0








maqedoni-kosove-800x445.jpg

Maqedoni
Maqedonia dhe Kosova mund të shkojnë në zgjedhje për një ditë-më 14 qershor!
05/05/2020 admin



Shpërndaje




Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në pushtet tashmë ka edhe propozim konkret për mbajtjen e zgjedhjeve. Pasi kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, deklaroi se vendi duhet të shfrytëzojë rastin e parë për të shkuar në zgjedhje pas qetësimit të pandemisë, kjo parti pritet të propozon 14 qershorin si datë konkrete për mbajtjen e tyre, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas mediumeve maqedonase, ky propozim ka dalur nga takimi i kryesisë partiake me udhëheqësit e Shtabeve zgjedhore të gjashtë njësive. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta, sepse sipas tyre rreziku nga pandemia ende është real.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duheshte të mbahen më 12 prill, por u anuluan shkaku i pandemisë.
Partitë shqiptare në Maqedoni për momentin nuk kanë ndonjë qëndrim më të theksuar lidhur me datën e re të zgjedhjeve.
Ndryshe edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me herët ka propozuar 14 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së tij.
Home
 

Attachments

  • maqedoni-kosove-800x445.jpg
    maqedoni-kosove-800x445.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
  • maqedoni-kosove-800x445.jpg
    maqedoni-kosove-800x445.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
foto-5-2-587x391-1.jpg

Advertisment
Ka më shumë se dy muaj që restorantet janë mbyllur dhe dasmat s’janë mbajtur.



Humbjet janë të mëdha, sepse për dy muaj vetëm një restorant ka anuluar 40 dasma me numër mesatar të të ftuarve prej 300 personave. Bëhet fjalë për periudhë kohore prej muajit shkurt e deri në prill.


Përveç humbjes së fitimit, restorantet tash duhet të mendojnë edhe për kthimin e avansit, bëri të ditur një pronar i restorantit në Shkup. Ai thotë, nëse duhet “do të shesim edhe banesën, e kaparin nuk e lemë pa e kthyer”.


Pronar i restorantit:
“Unë si restorant gjatë kësaj periudhe i kam pas 40 dasma, vetëm dy dasma i kam mbajtur. Na kanë ndalë, na kanë thënë mos t’i mbajmë dhe mos i çelni. Jemi dëmtuar, kemi punëtori, kemi qiraja të mëdha dhe kjo është, jemi të dëmtuar dhe askush nuk na pyet a jemi të dëmtuar apo jo. Tash presim të marrim ndonjë kredi dhe ta kthejmë kaparin sepse vijnë njerëzit dhe e lypin, por nëse duhet do t’i shesim edhe banesat dhe shtëpitë, e kaparin do ta kthejmë”.


Në një gjendje më të lehtë duket se janë këngëtarët. Arshik Miftari grupi i të cilit ishte më aktivi në trojet shqiptare thotë se rezervimet i kanë anuluar dasmorët, por i kanë shtyrë për afat të pacaktuar dhe prandaj nuk janë të detyruar të japin kaparin.


Arshik Miftari, këngëtar:



“Kemi pasur data të rezervuara gjatë muajit mars dhe prill, të cilat të gjitha janë anuluar shkaku i situatës. Por, shumica e tyre, pjesa dërmuese i kanë caktuar për datë tjetër, do të thotë data të mëtutjeshme si në shtator dhe tetor. Ka disa që i kanë lënë edhe për vitin e ardhshëm”.



Dilema ka për atë se kur do të rikthehen dasmat, sepse dasma të rezervuar ka qysh në ditën e tretë të Bajramit, dhe të njëjtat ende presin lajm se a do të mbahen apo jo. Restoranti që e kontaktuam ne, që ka më shume lokale dasmash për ditën e tretë të Bajramit ka 10 dasma të pa anuluara.


Pronari i restorantit:
“A i lëshojnë restorantet, apo si lëshojnë unë ditën e tretë të Bajramit i kam sërish 10 dasma të rezervuara. Askush nuk na jep lajm a do të lëshohen apo nuk do të lëshohen”


Arshik Miftari këngëtar:
“Pas këtij muaji kemi mjaft rezervime të cilat nuk janë anuluar, do të thotë nuk është anuluar asnjë dasmë gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht”


Autoritetet në vend tash për tash nuk e shohin si opsion rikthimin e këtij sektori, ndërkaq shqyrtohet opsioni që dasmat të mbahen gjatë verës, por me një protokoll të veçantë. Të ketë numër të kufizuar të mysafirëve dhe të mbahet distanca.


Nga ana tjetër, sektori i dasmave konsiderohet të jetë si njëri nga sektorët më profitabil në vend. Hovin e ka gjatë sezonit të verës, për shkak të kthimit të mërgimtarëve nga diaspora. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë vitit 2018 janë regjistruar mbi 13.494 martesa, ku numri më i madh i tyre apo 1.665 janë realizuar në gusht, kurse më së paku gjatë kësaj periudhe muajin mars, me gjithsej 738 martesa.https://youtu.be/7ozl1F-Tn5I
 

Attachments

  • foto-5-2-587x391-1.jpg
    foto-5-2-587x391-1.jpg
    78.2 KB · Shikime: 0
  • foto-5-2-587x391-1.jpg
    foto-5-2-587x391-1.jpg
    78.2 KB · Shikime: 0
1588786888_Kukes6.jpg

Advertisment
Fshati Shishtavec në Kukës është përfshirë nga reshjet e borës, pas shumë ditëve me diell.



Reshjet kanë filluar me intensitet të madh gjatë orëve të pasdites dhe po vazhdojnë akoma edhe në këto momente.


Reshjet e borës në zonat malore të Kukësit nuk janë të pazakonta as në këtë kohë.




Pavarësisht bukurisë që ka sjellë bora, për fermerët e kësaj ane mbetet shqetësuese dëmi që mund të shkaktojë kjo borë në kulturat bujqësore.


Kujtojmë se në bregdetin shqiptar ka filluar mbushja me pushues për shkak të motit me diell edhe pse vendi është në izolim prej përhapjes së koronavirusit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • 1588786888_Kukes6.jpg
    1588786888_Kukes6.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0
  • 1588786888_Kukes6.jpg
    1588786888_Kukes6.jpg
    54.6 KB · Shikime: 0
8889111834_87518bea73_b-696x428.jpg

Advertisment
Nëse vazhdon trendi i rënies së të infektuarve nga Covid-19, do të lejohet falja e namazit të Bajramit nëpër xhami. Kështu tha drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi mbrëmë në emisionin Click Plus. Ziberi tha se në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame por edhe me epidemiologët do të hartohet një protokoll se si do të veprohet më tej me xhamitë.



„Mirëpo duhet të kemi parasysh se edhe grumbullimi nëpër xhami në mënyrën siç ka qenë është rrezik në vete , kështu që do të dalim me informata precize se si do të jetë edhe rikthimi i xhamive dhe festa e Bajramit, ka kohë edhe 2 javë dhe përseri e them duhet të shohim se a do të kemi vallë rritje të numrit apo do të kemi zvogëlim“, tha Arben Ziberi, drejtor i Qendrës për shëndet publik.


Agron Vrangalla, moderator: A ka shpresë që të paktën namazi i Bajramit të falet në xhami?


Arben Ziberi: Nëse shkojmë me këtë trend pse jo?!


Piku i virusit në vend, sipas mjekut Bekim Tateshi, ka qenë diku nga 16-19 prill atëherë kur kishim nga 100 të infektuar brenda 24 orëve.




„Është e vërtetë se lakorja tash ka filluar të biej teposhtë dhe a kemi pas ne majën ose pikun e virusit është shumë e rëndë të thuhet por sipas analizave tona ka qenë diku nga 16 deri në 19 prill, kur numri i të infektuarve ka qenë më i madh diku mbi 100 të infekuar dhe numri i rasteve aktive ka qenë diku 970“, tha Bekim Tateshi, mjek.


Mjeku, Artan Dika thotë se për lehtësimin e masave, vendi duhet të ndjekë modelin suedez të vendosë më shumë këshilla dhe rekomandime për qytetarët.


„Është shumë me rëndësi që të ndiqet rekomandimi i modelit suedez që të kthehet më shumë në këshilla në rekomandime dhe masa të caktuara për grupmoshat më të predispozuara për të pësuar nga ky virus“, tha Artan Dika, mjek.


Gjatë kësaj javë do të dilet me propozime konkrete se cilat masa do të hiqen dhe në cilën kohë, ndërsa njëra ndër masat e para do të jetë reduktimi i orës policore. Ziberi shtoi se beson se gjatë verës do të kemi edhe dasma por me protokolle të veçanta.
 

Attachments

  • 8889111834_87518bea73_b-696x428.jpg
    8889111834_87518bea73_b-696x428.jpg
    85.6 KB · Shikime: 0
  • 8889111834_87518bea73_b-696x428.jpg
    8889111834_87518bea73_b-696x428.jpg
    85.6 KB · Shikime: 0
By
S F
-
May 6, 2020
1

xhami-kisha-696x392.jpg

Advertisment
Vetëm pas 18 majit, xhamitë dhe kishat do të mund të hapin dyert për besimtarët e tyre.

Ritet fetare do të kryhen sipas një rregulli që do të përcaktohet nga drejtuesit e besimit mysliman dhe të krishterë në bashkëpunim me komitetin teknik të ekspertëve për përballimin e pandemisë.
Në komunikimin në distancë që pati me përfaqësuesin e lartë të klerit, kryeministri Edi Rama, kërkoi hartimin e një plani masash mbrojtëse nga vetë ata, gjithnjë, sipas praktikave që ndjek secila fe.
Ndryshe nga drejtuesit e tjerë fetarë, Ylli Doçi, kryetar i “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” i tha drejtpërdrejt kreut të qeverisë se nuk mund të flasë me apriori se kur mbyllen apo hapen institucionet e besimit.


Ai shprehu rezerva edhe për masat lehtësuese në raport me kishat dhe xhamitë.
Prej 11 Marsit të gjitha xhamitë dhe kishat janë mbyllur si masë mbrojtëse për të frenuar përhapjen e virusit./Vizion Plus/
 

Attachments

  • xhami-kisha-696x392.jpg
    xhami-kisha-696x392.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
  • xhami-kisha-696x392.jpg
    xhami-kisha-696x392.jpg
    40.7 KB · Shikime: 0
uhhubo94o0np7huj429fk9mnqdl92w3sveue6qq62o-696x392.jpg

Advertisment
Restorantet, kafenetë, fast-foodet dhe ëmbëltoret do të duhet të hapen por me masa lehtësuese për ta, vlerësojnë pronarët e këtyre bizneseve. Nëse pas 15 majit të njëjtat hapen me masa rigoroze këto biznese nuk do të mund të mbijetojnë pasi që masat të cilat edhe paralajmërohen kërkojnë investime shtesë si dhe zvogëlojnë numrin e tavolinave, ndërsa të njëjtat dy muaj pa asnjë të hyrë janë në prag të falimentimit. Qeveria deri më tani nuk ka liruar nga qiraja as ato lokale që janë në pronë të shtetit, ndërsa në anën tjetër akoma nuk ka lëshuar asnjë përkrahje financiare për këto biznese, si marrjen e kredive dhe pagesën e rrogave.



“Që të zvogëlohet numri i tavolinave nuk është mirë se nuk e dimë se sa mund të ia dalim, por për një kohë të shkurtër le ta provojmë, por në një kohë më të gjatë nuk do të mund të ia dalim ashtu. Deri më tani na është premtuar por konkretisht nuk ka asgjë dhe nuk më pelqen ajo që thanë se duhet të rrimë të izoluar dhe në anën tjetër nuk ka asnjë ndihmë, deri sa e detyron të rrijë në shtëpi do të duhet që edhe ndihmë t’i jepet”, tha Selim Saiti, “Amfora”.


“Edhe për masat që përmenden se do të merren hapësirat dy metra apo vendosja e paravaneve me xham apo diçka e tillë , ata janë plus investime për ne që ne nuk kemi për t’i realizuar rrogat e lëre të bëjmë investime të këtilla pasi që bizneset tona janë që punojmë çdo ditë , nuk mund që edhe të punojmë një ditë dhe të mbulojmë të gjitha harxhimet , dhe unë mendoj se duhet të merren masa të menjëhershme dhe të jenë të realizueshme menjëherë pasi që edhe punëtoret do të duhet të marrin pagat dhe në duhet të mbijetojmë”, tha Mentor Asani, “Peperoni”.


Ndërsa qytetarët e anketuar thonë se lokalet patjetër do të duhet që të hapen, pasi që këto biznese nuk mund të mbijetojnë ndryshe dhe se hapja e lokaleve do të ndikonte që edhe qytetarët që kanë qenë në izolim të relaksohen në aspektin psiqik.




Qytetar: “Qeveria duhet ta shikojë këtë punë në një orar më të gjatë pak se njerëzit janë demoralizuar.”


Qytetar: “Duhet të hapen se me mal nuk jetohet, duhet të hapen se aq më nuk shkon më shumë.”


Qytetar: “Duhet të hapen se kaloi më kjo epidemia, pasi që të sëmurë nuk shihet më se ka, duhet të hapen të vazhdojnë punën se kanë ngelur njerëzit shumë keq në shtëpi.”


Nga qeveria thonë se kanë ndërmarrë masa ekonomike për bizneset që janë goditur nga Covid 19 por deri më tani asnjëra nga masat nuk është implementuar dhe bizneset akoma nuk kanë ndjerë asnjë efekt nga masat e marra. Ndryshe, nga 14 marsi të gjitha lokalet janë të mbyllura.https://tetova1.com
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • uhhubo94o0np7huj429fk9mnqdl92w3sveue6qq62o-696x392.jpg
    uhhubo94o0np7huj429fk9mnqdl92w3sveue6qq62o-696x392.jpg
    48.5 KB · Shikime: 0
  • uhhubo94o0np7huj429fk9mnqdl92w3sveue6qq62o-696x392.jpg
    uhhubo94o0np7huj429fk9mnqdl92w3sveue6qq62o-696x392.jpg
    48.5 KB · Shikime: 0
bujqesi-itali-800x395.jpg
Mega News


Qeveria italiane pritet të miratojë brenda muajit maj dekretin për dhënien e lejeve të përkohshme emigrantëve të paligjshëm, me qëllim punësimin sezonal në sektorin e bujqësisë dhe të asistencës sociale.
Pandemia COVID 19 ka vënë në vësthtirësi serioze dhe sistemin bujqësor në Itali. Masat e izolimit kanë penguar aktivizimin e sistemit të punësimit për punonjësit sezonalë të ardhur nga vende të tjera, me pasojë mosvjeljen e produkteve të stinës, duke bërë që parcelat bujqësore të mbeten pa punuar.
Ministrja e Bujqësisë Tereza Bellanova ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Giuseppe Conte dhe me kryetarët e grupeve parlametare të forcave politike, ku ka kërkuar miratimin urgjent për pajisjen me leje të përkohshme qëndrimi për motive pune të emigrantëve klandestinë që ndodhen në Itali për tu punësuar në sektorin bujqësor.
Ky proces do të përfshijë rreth 600 mijë emigrantë të parregullt në Itali dhe sipas ministres Bellanova do të evitonte dhe shfrytëzimin e tyre në punë të zezë.


Gjatë ditëve të fundit disa operacione të forcave të rendit kanë zbardhur problematikën e shfrytëzimit në tokat bujqësore të qindra emigrantëve klandestinë që punonin tëparregullt e të keqpaguar në territore të ndryshme të vendit nga veriu në jug.
“Emigrantët e mbyllur dhe që shfrytëzohen në punë nga kriminaliteti lokal janë një emergjencë sociale e shëndetësore që duhet evituar”, ka deklaruar ministrja italiane e Bujqësisë.
Procesi i pajisjes me leje të rregullt qëndrimi do të përfshijë dhe punonjësit në sektorin e asistencës për të moshuarit e kujdestarëve shtëpiake.
Ministrja e Bujqësisë Teresa Bellanova e cila është në kontakt me ministren e brendshme Luciana Lamorgese dhe ministren e Punës Nunzia Catalfio ka kërkuar që ky dekret të aprovohet me urgjencë.
“Është një çështje që duhet të zgjidhet në këto orë. Nuk duhet të presim më shumë”, ka thënë ajo për mediat italiane.
 

Attachments

  • bujqesi-itali-800x395.jpg
    bujqesi-itali-800x395.jpg
    91.1 KB · Shikime: 0
  • bujqesi-itali-800x395.jpg
    bujqesi-itali-800x395.jpg
    91.1 KB · Shikime: 0
punetore-768x420.jpg


May 5, 2020 Mega News


Është publikuar në Fletoren Zyrtare të qeverisë greke akti normativ mbi proçedurën e punësimit të punonjësve sezonalë nga vende të treta.
Akti normativ përfshihet nga një paketë e re ligjore mbi përballimin e pasonave të COVID-19 që është miratuar me proçedura urgjente.
Në aktin normativ nuk përshkruhen proçedurat sanitare si testi i koronavirusit, por sipas burimeve nga ministria greke e bujqësisë kjo do të përcaktohet në ditët e ardhshme.
Punonjësit sezonalë do të aktivizohen kryesisht në mbledhjen e frutave, një proçes ku vit për vit bujqësia greke ka nevojë për më shumë se 7,000 krahë pune dhe 95% e tyre vijnë nga Shqipëria.
Vitet e mëparshme këta kanë ardhur me vizë pune, ndërsa tani nuk do të kenë nevojë për vizë. Por që të vijnë në Greqi duhet që punëdhënësit të dërgojnë emrat dhe të dhënat e punëtorëve në Perferi dhe perferia do t’i dërgojë në pikat kufitare, me qëllim që të mos pengohet të hyjnë në shtetin grek.
Teksti i aktit normativ i botuar në Fletoren Zyrtare ka pikat si më poshtë:
Punëdhënësi që dëshiron të punësojë një qytetar të vendit të tretë që nuk është i detyruar të pajiset me vizë hyrjeje, mund të parashtrojë deri më 30 qershor 2020, duke anashkaluar legjislacionin përkatës, një kërkesë në shërbimin e shtetasve të huaj dhe emigracionit administratës së decentralizuar të vendbanimit me qëllim që të transferojë në punët sezonale të ekonomisë agrare.
Kërkesa në të cilën shkruhen të dhënat e indetitetit dhe shtetësia e qytetarit, dërgohet përmes një kompanie kurier ose me postë elektronike dhe shoqërohet nga:


a) Fatura e pagesës së paravolos (tarifës) 100€ për çdo shtetas të vendeve të treta që do të punësohet, tarifa kalon në favor të shtetit dhe nuk rimbursohet.
b) Deklaratë përgjegjësie e punëdhënësit se:
-Do ta punësojë shtetasin në fjalë për një periudhë të paktën 20 ditore që nga data e hyrjes së tij në territorin grek.
-Do të paguajë të gjithë kontributet për sigurime shoqërore.
-Do të marrë përsipër të gjitha shërbimet e parashikuara në rast se shtetasi i vendit të tretë deportohet për shkak të shkeljes së afatit të qëndrimit.
-Do të përmbushë të gjithë detyrimet e veta ashtu siç ato parashikohen nga ligji për hartimin e kontatës së punës të cilën, për shkak të kushteve emergjente, nuk mund të hartojë brenda afateve ligjore.
-Do t’i ofrojë shtetasit të vendit të tretë strehim në bazë të ligjeve në fuqi.
Shërbimet me qëndrim të administratës së decentralizuar, përderisa nuk përputhen kushtet e këtij ligji, miratojnë brenda 2 ditësh kërkesat dhe i dërgojnë në shërbimet kompetente të kontrollit të pasaportave të policisë greke me qëllim që të lejohet hyrja në Greqi e shtetasve në fjalë.
Plotësimi i kushteve të paragrafit 1 dhe 2 i ofron shtetasit të vendit të tretë të drejtën e punës si punëtor sezonal për aq kohë sa zgjat qëndrimi i tij, pa vizë hyrëse në vend.
 

Attachments

  • punetore-768x420.jpg
    punetore-768x420.jpg
    48.1 KB · Shikime: 0
  • punetore-768x420.jpg
    punetore-768x420.jpg
    48.1 KB · Shikime: 0
rg-2-1200x630.jpg

FM IMAGES 2020-05-06 POLITIKE
Lobi Shqiptar pretendon së është shkarkuar i dërguari amerikan për negociate Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ky lajm thhet së është konfirmuar edhe nga vetë DioGuardi në komunikim të drejtpërdrejtë.


Postimi i plotë:



Presidenti Trump e ka shkarkuar pëfaqësuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z.Grenell. Ate e zëvendëson z. Redclif një mik i madh i Lobit Shqiptar në Amerikë.


Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për këte këthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.


Urime z. Dioguardi. Urime Lobi Shqiptar në SHBA.

Një lajm i konfirmuar nga Lobi Shqiptar, dhe nga vetë DioGuardi në komunikim të drejtpërdrejtë.
Presidenti Trump e ka shkarkuar pëfaqësuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z.Grenel. Ate e zëvendëson z. Redclif një mik i madh i Lobit Shqiptar në Amerikë.
Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për këte këthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.
Urime z. Dioguardi. Urime Lobi Shqiptar në SHBA.
 

Attachments

  • rg-2-1200x630.jpg
    rg-2-1200x630.jpg
    115 KB · Shikime: 0
  • rg-2-1200x630.jpg
    rg-2-1200x630.jpg
    115 KB · Shikime: 0
aeroporti-i-shkupit-800x445-696x387.jpg

Advertisment
TAV Maqedoni po përgatitet për hapjen e aeroporteve në Maqedoni dhe janë duke pritur datë të saktë dhe vendim nga institucionet kompetente, që janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore.



Informacionin zyrtar nga Qeveria e presin edhe avio-kompanitë në mënyrë që t’i planifikojnë fluturimet nga Shkupi dhe Ohri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, edhe pse nuk kemi datën e saktë, për shkak se presim infraction zyrtar nga Qeveria”, thotë për AIM, Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.




Destinacionet dhe dendësia e flurimeve sivjet do të varret edhe nga organizimi i brendshëm dhe vendimet e avio-kompanive, për shkak se ata, si pjesë e avio-biznesit janë goditur më së shumti nga coronavirusi dhe pas hapjes së aeroporteve, komunikacioni ajror nuk do të ketë rritje për arsye se njerëzit frikësohen të udhëtojnë me aeroplan shkaku i coronavirusit./Telegrafi/
 

Attachments

  • aeroporti-i-shkupit-800x445-696x387.jpg
    aeroporti-i-shkupit-800x445-696x387.jpg
    55.8 KB · Shikime: 0
  • aeroporti-i-shkupit-800x445-696x387.jpg
    aeroporti-i-shkupit-800x445-696x387.jpg
    55.8 KB · Shikime: 0
C3C-111A-4C20-9563-5A66F0B029F6_w1023_r1_s-678x381.jpg


brainberries

Kryeministrat e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë – që të trija vende të Bashkimit Evropian – thanë se do të krijojnë një “fluskë udhëtimi” brenda bllokut, duke hapur kufijtë për qytetarët e njëri-tjetrit nga data 15 maj.


Vendet e BE-së i kanë mbyllur kufijtë në mars, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.


Zona e udhëtimit në Baltik do të jetë e para e këtij lloji në bllokun 27-anëtarësh, ku shumica e shteteve ua kanë ndaluar hyrjen të huajve.


Letonia, Lituania dhe Estonia kanë vendosur karantina të detyrueshme për secilin që ka shkuar atje për arsye që nuk lidhen me punën.


“Jemi pajtuar se të trija shtetet e Baltikut e kanë frenuar siç duhet përhapjen e koronavirusit dhe ne u besojmë sistemeve shëndetësore të njëra-tjetrës”, tha kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernlis.
 

Attachments

  • C3C-111A-4C20-9563-5A66F0B029F6_w1023_r1_s-678x381.jpg
    C3C-111A-4C20-9563-5A66F0B029F6_w1023_r1_s-678x381.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
  • C3C-111A-4C20-9563-5A66F0B029F6_w1023_r1_s-678x381.jpg
    C3C-111A-4C20-9563-5A66F0B029F6_w1023_r1_s-678x381.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
auto_sjsjsjss1588934503.jpg


Ndertesa e Qeverise
Kriza politike shtynë apo afron datën e liberalizimit të vizave, flasin analistët

Kosova aktualisht ka një qeveri në detyrë dhe institucione që nuk kanë shumë legjitimitet. Kjo nuk është hera e parë që Kosova po qeveriset për javë të tëra me një qeveri e të tillë, e që situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe për disa javë. Të gjitha qeveritë e fundit nuk po arrijnë të përfundojnë mandatin e tyre, e më pas koha deri në krijimin e institucioneve të reja po stërzgjatet. Kështu vendi po hynë në një krizë politike.
E ndodhur në një situatë të tillë, Kosova po ngel prapa në shumë procese të rëndësishme. Njëra ndër to që po i brengos qytetarët e Kosovës, është liberalizimin i vizave. Ky proces është premtim i thuajse secilës qeveri, mirëpo sado që ato po ndërrohen Kosova po mbetet në të njëjtin vend, e izoluar.

Bytyçi: Kriza politike mund të shërbejë si nxitje për Brukselin që të liberalizohen vizat
Megjithatë, profesori universitar, Enver Bytyҫi në një prononcim për “Bota sot” thotë se një situatë e tillë politike mund të dëmtoj stabilitetin politik të Kosovës, por nuk mund të pengoj edhe liberalizimin e vizave. Madje sipas tij, një krizë e tillë mund të shërbejë si nxitje për Brukselin që të marr një vendim të shpejtë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Ndryshimi i qeverive e dëmtojnë stabilitetin politik të Kosovës, si dhe procese të tjera të integrimeve të vendit, por nuk mendoj se domosdoshmërish e dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, konflikti politik në shtetin më të ri të Europës ka në sfond edhe një përplasje tjetër, asaj midis Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë, sidomos rusë e serbë. Për pasojë mundet që kriza politike në Prishtinë të shërbejë si nxitje për Brukselin për marrjen më shpejt të vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”, thekson ai.
auto_656enver_bytyci11588934267.jpg
Enver Bytyҫi
Foto galeri
Bytyҫi thotë më tutje se ditët e fundit, Spanja është angazhuar për të lejuar integrimin dhe pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare
“Para pak ditësh kemi mësuar lajmin e mirë se Spanja, i vetmi vend me veto kundër Kosovës deri sot, është angazhuar për të lejuar integrimin dhe pranimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Nëse i besojmë këtij lajmi, atëherë kuptohet se edhe procesi i liberalizimit të vizave lehtësohet. Kjo nuk ka ndodhur deri më sot pikërisht për shkak të qëndrimit armiqësor të Spanjës kundër Kosovës dhe shtetësisë së saj. Mesa duket emërimi i spanjollit Borrell si shef i BE-së për Sigurinë dhe Politikat e Jashtme ka bërë që vendi i tij, Spanja, të ndryshojë kursin politik dhe të afrohet me qëndrimin e vendeve të tjera”, vlerëson ai.
Ai thotë më tutje se zhvillimet e brendshme dëmtojnë në kuptimin se mund të krijojnë destabilitet, dhe BE në asnjë rast një vendi të destabilizuar nuk ia japin të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
“Në rastin e sotëm ndikon edhe kriza botërore e koronavirusit. Megjithatë e përsëris, nuk është e mundur që kjo krizë e sotme ta ndalojë procesin. Madje nëse qeveritë e Kosovës nuk do të angazhohen për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, atëherë do të ketë pengesa për liberalizimin e vizave”, vlerëson ai.


Shahu: Zhvillimet e brendshme politike i sjellin Kosovës pasoja në integrim
Ndërkaq, njohësi i çështjeve politie, Rexhep Shahu thotë se një qeveri e rrëzuar dhe pritjet për një qeveri të ri apo zgjedhje të reja po i sjellin Kosovës pasoja që qytetarët do t’i vuajnë.
auto_4.a-Rexhep-Shahu1588934310.jpg
Rexhep Shahu
Foto galeri
“Natyrisht që këto që po ndodhin, më qeveri të rrëzuar e cila vetëm vegjeton dhe kërkon të shtyjë ditët në punë për tu forcuar më shumë për elektoratin e saj dhe me këto pritjet për zhvillime të reja për qeveri tjetër ose zgjedhje të reja, i sjellin Kosovës pasoja që i vuajnë qytetarët si mos liberalizimi i vizave apo dhe mjaft probleme të tjera”, thekson Shahu.
Duhanaj: Për mungesën e liberalizimit të vizave, një faj të madh e ka edhe vetë Bashkimi Evropian

Nga ana tjetër, Leon Duhanaj thotë se jo vetëm krizat politike të vazhdueshme, ku partitë politike tregojnë vetëm një fytyrë dhe atë të luftës së pa kompromis për pushtet, por edhe kauzat e shpifura të njëpasnjëshme, kanë ndikuar që Kosova të mbetet në karrantinë të përhershme.
“Natyrisht që për mungesën e liberalizimit të vizave, një faj të madh e ka edhe vetë Bashkimi Evropian, duke qenë se 5 vende anëtare nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ka ndikuar negativisht dhe, nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me ketë. Megjithatë, Kosova i kishte shanset e veta, e posaçërisht në kohën kur iu dha Ukrainës dhe Kosova do të shkonte në paketë me të’, thekson ai.
auto_skskssk1588934391.jpg
Leon Duhanaj
Foto galeri
Duhanaj thotë se ishte kauza e Çakorrit dhe Zhlepit, pra demarkacioni me Malin e Zi, i cili nuk u arrit të bëhet në kohën e duhur, për t'u bërë me vonë në të njëjtën formë nga kundërshtuesit me të mëdhenj, shansi u humb dhe, kufiri mbeti aty ku ishte.
“Tani kemi Qeverinë tjetër në detyrë, e cila po ashtu nuk le ligj pa shkelur madje edhe vetë Kushtetutën dhe nuk i jap pesë pare për atë punë. Nën pretekstin e kuazi luftës kundër pandemisë, po mundohet ta mbaj peng vendin duke synuar instalimin e aparatit diktatorial. Ka asnjë agjendë, asnjë përpjekje për të kërkuar bashkëpunim ndërkombëtarë, përkundrazi Kryeministri aktual, e ka zgjedhur rrugën e konfrontimit me perëndimin gjë që nëse i shkon edhe me gjatë, to të na hakmerret keq”, vlerëson ai.

Ai thotë më tutje se shqiptarët po dështojnë të integrohen duke mbetur si tokë e djegur në mes të dy botërave. Sipas Duhanajt nëse shqiptarët vazhdojnë të kenë dyshime, dyshimi nga Evropa karshi nesh do të rritet edhe më shumë.
“Nuk është hera e parë ku shqiptarët të hamendur mes lindjes dhe perëndimit, dështojnë të integrohen, dhe prishin aleancat duke u larguar nga shtrati i natyrshëm europian për të mbetur tamponzonë apo si tokë e djegur mes dy botërave. Shqiptarët, duhet në radhë të parë ta bindin vetën e tyre se janë europian dhe, të sillen si të tillë. Me pastaj do ta kenë me të lehtë t'i bindin të tjerët. Nëse vetë vazhdojnë të kenë dyshime, dyshimi nga Europa karshi nesh, do të rritet edhe më shumë”, vlerëson analisti Duhanaj.
 
dasma-696x422-1.jpg

Advertisment
Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjek. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen si dhe mënyra e uljes në tryezë.



Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.


Armand Peza, sipërmarrës: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona, nuk duhet ti kalojë 5-6 persona.


Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore, do të mbikëqyren nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.
Armand Peza, sipërmarrës:


Kemi dy supervisorë, një nga ministria e Shëndetësisë që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë tek tjetri supervizor i ministrisë së Rendit. Suprvizori i ministri së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.




Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.
Armand Peza, sipërmarrës: Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.


Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit, do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë apo jo eventin.
Armand Peza, sipërmarrës: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur ti shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.


Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me ministrinë e shëndetësisë por dhe institucionet e tjera. Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e të drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve.
 

Attachments

  • dasma-696x422-1.jpg
    dasma-696x422-1.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
  • dasma-696x422-1.jpg
    dasma-696x422-1.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top