Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Gjykata Federale në Camden të New Jerseyt ka dënuar të martën me burgim të përjetshëm, pa mundësi të faljes, tre vëllezër shqiptarë Dritan Duka (30), Elvir Duka (25) dhe Shain Duka (28).

Vëllezërit Duka, për të cilët thuhet se kanë imigruar drejt SHVA-ve nga Maqedonia, janë shpallur fajtorë për planifikim të vrasjes së ushtarëve në bazën e ushtrisë amerikane - Fort Dix, rreth 64 kilometra në lindje të qytetit Philadelphia - për të cilën prokurorët thanë se ishin frymëzuar nga ideja e luftës së shenjtë kundër SHBA-ve.

Vëllezërit Duka kanë pasur një biznes riparimi kulmesh në Cherry Hill të New Jeresyt, dhe ishin në mesin e pesë myslimanëve të lindur jashtë SHBA-ve që u shpallën fajtorë në dhjetor të vitit të kaluar për planifikim të një sulmi të armatosur në bazën ushtarake Fort Dix.

Gjatë gjykimit 8-javor, prokurorët i kanë quajtur të akuzuarit “islamistë radikalë” dhe kanë thënë se ata kishin planifikuar vrasjen e sa më shumë ushtarëve, në sulmin e tyre që nuk është kryer kurrë. Avokatët e mbrojtjes ndërkaq, kanë pohuar se të akuzuarit e kanë përdorur gjuhën e ekstremizmit porse nuk kanë pasur as qëllimin e as aftësinë për të kryer një sulm të tillë.

Të dënuarit – siç bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve – nuk kanë treguar asnjë ndjenjë të pendimit – por kanë thënë se janë viktimë e një konspiracioni të qeverisë së SHBA-ve.

Dënimet për dy të akuzuarit të tjerë, Mohamad Shnewer, një taksist nga Philadelphia i lindur në Jordani, dhe Serdar Tatar, një shitës dyqani i lindur në Turqi, pritet të shpallen të mërkurën (sot).

Ky grup është arrestuar në maj të vitit 2007 pas një hetimi 14-mujor gjatë të cilit dy njerëz që kanë punuar për FBI-në janë infiltruar në grup dhe kanë siguruar qindra orë audio dhe video-incizime. /Telegrafi/
 
Titulli: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

e hengren sa krahu keta ''trimat''
Sa e trishtueshme te degjosh lajme per shqiptare qe duan te bejne krime te tilla...... apo mos valle jane shqipfolsa vetem ??.......
 
Titulli: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

e hengren dhe c'a te ngrene se.

plus ishin dhe te trashe ama. Nje vrime ne uje ben, po e hengren for the rest of their life.
 
Titulli: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Kjo ngjarje behet edhe me e dhimbshme kur e kujton se gjate luftes ne KOSOVE mu baza Fort Dix ishte shenderruar njera nder shtepit me te ngrohta te shqiptareve ku kishin gjetur strehimin dhe rehatin mijera shqiptar nga Kosova, madje atyre u jan ofruar edhe perkujdesje shendetsore. Pra ne ato dite te veshtira baza Fort Dix bashkjetonte dhe bashkndjente me Shqiptaret kudo qe ndodheshin.
Kjo qe ka ndodhe nuk ka qene kurre adet dhe zakon Shqiptari. Te jesh bukeshkale, bukepermbysur ndaj atyre qe ju gjenden me se afermi bashkombasve tuaj nuk eshte vetem injorance eshte edhe me shume. Eshte Tradheti. Turp, turp. Vetem shqiptare nuk munde te jene keta.
Shqiptaret nuk jane beseprere dhe bukeshkale. :espuls::espuls:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë

Keta me plot goje na ndyten kombesine.

Refuzoj te quhen shqiptare...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top