Formoni fjali me fjalen e fundit!

Nga deti u lind një djalë i ri, i cili kishte sytë e gjelbërta si ujrat e detit dhe flokët e artë si rrezet e diellit.
 
Fati i tyre ishte i trisht,qelloi ne kohe te errta dhe lufte,paqia dukej e larget sa vete pranvera qe spo buzeqeshte me ne asnje vit qe nderrohej...
 
Me e bukur behej dita kur shkoja perballe detit, mbrapa ishte mali mbushur plot me pisha dhe lule, e keshtu ndjehesha bukur ndermjet dy botesh dhe pse shpirti im mbane arome malesh, deti eshte habitati im.
 
Për ty kam një fjalë inkurajuese, mos u ndalo kur të ndeshkohesh, por mëso nga gabimet dhe vazhdo përpara.
 
Dhe vazhdo përpara kur një moment i mrekullueshëm troket në derën e jetës tënde, shpesh nuk është më i fortë se rrahja e zemrës dhe është shumë e lehtë ta humbasësh atë.
 
Atë natë kisha një ëndërr të tmerrshme, por mësova që edhe në momentet më të errëta, dritën mund ta gjej në veten time.
 
Zemra ime do të flas shumë me ty.
Por nëse je mërzitur nga unë, e nëse hesht, do ta kuptosh një dit kur zemra ime nuk do lutet dhe kujdeset më për ty...
 
Nje poezi e gjatë, duhet kushtuar tre kingeve qe kane ditëlindjen sot, jo per gjë, por thjeshte jane me te mirat ne forum.
 
Të ndryshëm jemi edhe në raport me veten e lërë më me të tjerët; një ditë të hareshëm, tjetrën të zymtë e në një tjetër na vlon gjaku nga përmallimi.
 
Permallohem kur ne mendje me vijn ato momente gezimi te nje femijerie te padjallezuar dhe shpeshhere me ankthe dhe frikë.
 
Frikë ndjenin të dytë, ishin të ri, bota ishte kundër tyre, mirëpo dashuria që kishin ishte mjaftueshëm e fortë për t'i bërë ballë secilës sfidë.
 
Secilës sfidë i fala lot në fillim dhe buzëqeshje në fund .Lot për papërgatitjen dhe buzëqeshje për durimin në arritjen e mësimeve të jetës .
 
Mësime të jetës mund të gjenden kudo, në çdo moment dhe në çdo situatë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të gatshëm për të mësuar diçka nga çdo përvojë që kemi.
 
Kemi shumë më shumë seç jemi të vetëdijshëm; kemi shumë njerëz që na duan dhe na falin dashuri, të cilën ne s'dimë ta çmojmë.
 
Vetes i kushtoj kohë për të medituar dhe reflektuar mbi jetën time dhe për të ndërtuar një lidhje të fortë me veten time.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top