Formoni fjali me fjalen e fundit!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Me fjalen e fundit te fjalis,,filloni fjalin e re,..

PO e nise une me nje fjale.."Hena,.."

Hena ishte e plote dhe plot besim ndaj yjeve,..

Fjalia ne vazhdim duhet te nise me fjalen "yje" e keshtu me rradhe..

 
Tema u rihap ....

Yjet shkëlqenin shumë atë natë,njëjtë si syt e saj....
 
Ne syte e tij shikoja erresiren e shpirtit qe mundohej ta fshihte.
Por edhe pse beja sikur nuk e kuptoja, vazhdonte si larvat ne pellg te luante me veten.
 
Nervozizmi eshte humbja e kontrollit te emocioneve dhe mire eshte kur je me nerva te futesh ne dhomen tende e te lexosh ndonje liber.
 
Kanë kaluar dekada vitesh dhe për dashurinë e tyre tashmë flisnin të gjithë
 
Te gjithe jemi te ndryshem, por jemi te barabarte!!!
 
Para Zotit nese gjunjezohesh, mund te qendrosh ne kembe para gjithekujte tjeter !!!
 
Tjetër është përkëdhelja e nënës ,ndihesh tepër i vogël para dashurisë së saj ndër vite 🤍
 
Nder vite me mungon nje perkedheli e me te shtrenjtes Nene!!
 
Token sa here e lava me lotet e shpirtit!!!
 
Duaj edhe atehere kur bota shembet para syve Tuaj, Duaj sepse vetem kjo te ben te ndjesh se jeton!!!
 
Jeton me njerëz plot dhe shpirti ndihet bosh,përqafon trishtimin dhe dashurinë e lënë të shkosh
 
Te shkosh ne nje vend te huaj per jete me te mire, fiton leket po ne kembim humb familjen!!!
 
Humb familjen ,dhe kur humb familjen ke humbur vetveten.Kur humb vetveten ,edhe ekzistencën ...
 
Ekzistencen e fitonte me djerse por serish nuk u shperblye per ironi te fatit!!!
 
Të vjen e keqja nga se pret ,ndaj të jemi falenderues për çfarë kemi 🙁
 
Kemi hasur shpesh here njerez te varfer e me shpirt te pasur, plot vlera!!!
 
Veshtiresite ekonomike detyrojne te rinjte te braktisin vendin e tyre .. !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top