Formoni fjali me fjalen e fundit!

Kjo pune keshtu e ka kur zgjohesh heret ne mengjes, fle dy ore gjume mbasdite dhe prap ne pune gjer nga ora 12:30
 
gjumi erdhi i vrazhd,erresira i kishte kapluar mendimet dhe nata dukej e rende ne vazhdim....
 
Në vazhdim,mundë të shkojmë së bashku në një udhetim të mbrekullueshëm në natyrë.
 
Ndihem mirë, kur në krevate vijnë fëmijët dhe të zgjojnë nga gjumi dhe sa do i lodhur ndihesh, është kënaqësi, ti kesh pranë dhe të japin një energji pozitive.
 
Energjia pozitive mund të na ndihmojë të jemi më të hapur dhe më të gatshëm për të lidhur marrëdhënie të reja, dhe mund të ndihmojë në rritjen e nivelit të besimit dhe afërsisë me njerëzit e tjerë.
 
E ngacmonin për shkak të rrobave të saj të vjetra, por nuk e dinin se ato ishin të vetmet që kishte..
 
kishte nje hije finese qe te kujtonte shijen Priziene te darkave ne vere,buze detit ku dielli ngjyroste perendimin dhe poetet shkruanin poezi...
 
empatia e saj depertonte ne shikimin e ti nostalgjik te mbushur dhimbje, ne ate cep rruge te braktisur,tek lypte me denes nje lemosh per te mbledhur qindarkat e mbijeteses....
 
E mbijeteses i duhet një zemër e fortë dhe një shpirt i vendosur që të kalojë nëpër sfida dhe pengesa.
 
Jeta i kishte buzeqeshur shpesh,por dhe rrebeshet si kishte ne mungese,qeshi me veten dhe mendoj,jeta dhe fenomenet e saj neper stine.
 
E mrekullueshme ishte drita e hënës e cila e puthte oqeanin për ta trazuar, madje edhe për t'ia tërheq secilin cep të tij e për t'ia shkërmoqur shpirtin sikurse ishte shkërmoqur edhe zemra ime atë natë.
 
Nata vinte e qete,pasqyrat e detit reflektoheshin ne mirazhe yjesh,,,,ashtu sic mendimet e ti te qeta puthnin dallget qe preknin bregun.
 
Bregu ishte më i egër sesa një natë më parë, zhurma e dallgëve ishte më irrituese madje edhe drita e hënës u zbeh.
 
zbehja e saj shoqerohej me nje shi te imte, rete e errta te nates u bene tantella mes henes ,detit dhe mendimeve te vrazhda qe e pushtonin ate nate.
 
Atë natë sikur qielli ta kishte puthur tokën - këtë ndjente zemra e tij. Zemra e tij u ngushtua sa më s'ka, çdo gjë u përmbys e kjo natë shënonte fillimin e fundit të tij të trishtë
 
Trishtimi i be kompozimi i nates ne vazhdim,por tekstin do e shkruanin yjet , do e dorzonin ne te zbardh agimi ne ujrat e kristalta te detit,prandaj shpresa e rrezes se diellit patjeter do prekte syte e ti ,per ti ngrohur ne agimin e nje dite qe premtonte ngjyra...
 
  • Zjarr!
Reactions: A2.
Ngjyra e gjelbër e pemëve në pranverë më bën të ndihem e lumtur dhe në kontakt me natyrën..
 
Natyra kishte trazirat e saj abstrakte,po aq dhe ditete e saj kishin marr ngjyrat e nje pikture abstrakte qe nuk shquhej dot asnje imazh...
 
Imazhi shumëngjyrësh u shndërrua në një pamje pangjyrë, e cila s'provokonte gjë tjetër veç trishtimit
 
trishtimi shtroj rrenjet e ti ne te gjithe dyshemen,dukej sikur bente konkurenc me hapat e cdo njeriu qe shkelte ne ate korridor ndergjegjie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top