Flokët në kohë dimri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Flokët në kohë dimri

Rrini rehatshëm! Pamja dimërore është nga pak e çrregullt. Po jua paraqesim tri frizura të thjeshta, por moderne, të cilat mund t'i formësoni lehtë. FLOKثT E SHKURTثR
JO të krehur me rregullsi
PO të parregullta

Flokët e shkurtër në këtë mënyrë japin pamje shumë rinore dhe janë kontrast i shkëlqyer me frizurat e "hekurosura". Thjesht: lahen flokët me shampon për volum dhe derisa i than i me aparatin për tharje (fen), me anë të gishtërinjve blejtë ngrihen lart një nga një; për forcim nuk duhet përdorur shumë gel, sepse kështu do të bënit një frizurë-iriqi, ndërsa flokët do të humbnin shkëlqimin. Në fund, me anë të majave të gishtërinjve, në secilin ble qitet pak serum për shkëlqim.
floke-te-shkurter.jpg
FLOKثT MESATARث
JO të prerë drejt
PO të prerë shkallë-shkallë

Flokët mesatarë, të prerë shkallë-shkallë, lënë përshtypje të relaksueshme dhe nuk kërkojnë shumë stilizim. Flokët e larë stërpiken me sprej për volum; hidhen përpara dhe thahen me fen, ndërsa kalohet mbi to me gishtërinj. Kur të thahen, një sasi e vogël e dyllit për flokë shtrihet në mes të pëllëmbëve dhe me to kalohet mbi flokë të ndarë në blej. Disa blej të zbardhur do të theksojnë më shumë prerjen shkallë-shkallë.
flokt-mesatare.jpg
FLOKثT E GJATث
JO Kaçurrela të dendura
PO Të mbështjellë lehtë

Hit i këtij dimri janë flokët e gjatë, që bien lirshëm përreth fytyrës. Blejtë e flokëve lëshohen lirshëm e butë, mirëpo, megjithatë, stilizohen. Flokët ndahen në tri deri në pesë pjesë dhe blejtë mbështillen në drejtim të fytyrës, ndërsa të tjerat në drejtim të kundërt. Vajzat të cilat kanë flokë kaçurrela, mjafton t’i thajnë me anë të peshqirit, pastaj përdoret pak gel, ndërsa majat formësohen duke i mbështjellë rreth gishtërinjve.
flok-t-gjat.jpg
KثSHILLث:
MAJAT E FLOKثVE

Me larjen e shpeshtë me shampon, flokët dëmtohen, me ç'rast mund të humbin shkëlqimin natyror, në këtë mënyrë rriten gjasat për çarje të shpejtë të majave. Prandaj, mjafton t'i lani me shampon vetëm rrënjët e flokëve, ndërsa për pjesën tjetër të flokëve përdoret vetëm balsami ushqyes. /Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top