Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

*deliza*

VIP
V.I.P
Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit​


Images5.jpg


Pa marrë parasysh se a ju duhet që të shkoni në punë, në shëtitje, apo në darkë solemne, me flokët e mbledhura në kokë, zor se mund të gaboni. Këtë pranverë dhe verë do të jenë në modë edhe gërshetat, tonet e ndritura të flokëve me plot stoli. U propozojmë katër lloje të flokëve të grumbulluara në kokë, të cilat është lehtë që t’i përgatitni.

‘Shinjon’

Hiti i këtij sezoni quhet shinjon, flokët e mbledhura në fund të zverkut dhe në fillim të qafës. Me këtë formë tradicionale nuk mund të gaboni, janë të përshtatshme për ditë dhe për natë. Krihni flokët, lidhni në bisht të lirshëm, e më pas mbështillni rreth gomës dhe skajet përforconi me kapëse. Evitoni shinjonin tepër të stilizuar, duke lënë ndonjë tufë flokësh që të bjerë lirshëm. Do të jeni tepër interesante nëse përdorni gjilpëra me kënde, apo shkopinj.

‘Banania’

Krihni flokët prapa, kah koka, duke i fiksuar në zverk. Në këtë mënyrë, flokët bëhen lehtësisht të formësuara. Kjo formë e flokëve është e përshtatshme nëse doni të keni flokë të mbledhura e të bujshme. Skajet e flokëve përforconi me kapëse flokësh.

Images4-1.jpg


‘Balerina’

Kaloni me gishta nëpër flokë disa herë dhe lidhni më pas ato bisht lart në zverk. Më pas, majën e bishtit mbështilleni rreth lidhëses së gomës dhe përforcojeni me kapëse. Kur flitet për këtë stil të flokëve, mund të përcaktoheni midis variantit të rregullt, të lëmuar, apo opsionit të flokëve të çrregullta, i cili ka qenë hit në pistat e modës së këtij sezoni. Ky stil i flokëve është tepër seksi, e krahas kësaj e bën lëkurën e fytyrës që të duket me më pak rrudha, me ç’rast ju dukeni më e re sesa që jeni në të vërtetë. Stili ‘balerina’ zakonisht nënkupton mbledhjen e flokëve në mes të kokës, por nëse doni që të jeni më ekstravagant, ‘duqin’ e flokëve mund ta bëni edhe anash.

Gërshetat

Lidhni flokët bisht dhe, nga to, bëni një gërshetë, të cilën më pas mblidheni mbi kokë. Këtë dhe stilet e tjera të ngjashme mund t’i kombinoni me kapëse të ndryshme flokësh, stolisje, gjilpëra flokësh, etj. Gjëja më e mirë është që tërë këto stile flokësh mund t’i bëni edhe vet në shtëpi, pa pasur nevojë që të kërkoni ndihmën e stilistit.

ikub.al​
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

emmanuelle.jpg

Un i mbaj gjithmone keshtu per shume arsyje, e para dhe me e rendesishmja kam teper floke dhe te gjata.
 

Attachments

  • emmanuelle.jpg
    emmanuelle.jpg
    15.1 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

un habitem pse me kan cancelluar komentin tim...un i mbaj floket si samuraj....
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

Une kohet e fundit i mbaj gerrshet anash... Kam gjetur nje rehati me kete menyre , qe nuk e merrni me mend. :)
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

me ket vape....bohhh plas vetem kur iki ne koncerte qe i leshoj floket...
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

ndjehesh rehat ne kete menyre...mbron dhe floket...ndonjeher ska te beje aq shum tendenca e fundit,sesa rehatia personale
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

shum mire per ket sezon se bajgi si nxeht osht ka bohet pom pelqen ky model
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

Tendencat e flokëve për 2010

Tendencat e flokëve për sezonin e verës 2010, flokë natyrale dhe onde të lehta ose edhe mbledhja e flokëve me modelime të ndryshme. Këshilla profesionale për një paraqitje sa më verore… thjesht fantastike! Por cilat janë tendencat e flokëve për këtë verë? اfarë këshillash praktike duhet të ndiqni që të jeni në gjendje të realizoni ju vetë prerjet dhe modelimet sipas modës së fundit?
Këtë verë do të shikohen flokë më shumë natyrale, modelime të thjeshta, që ju bëjnë të dukeni sikur sapo jeni ngritur nga krevati. Pra, është bërë gjithçka që më në fund të ruhet efekti natyral. Nëse mendoni për një modelim modern flokësh për sezonin e plazhit, ndiqni këshillat që japin stilistët e flokëve.
Sipas këshillave të stilistëve në mbarë botën, duket sikur këtë verë duhet të kalojmë orë të tëra para pasqyrës në një parukeri me 5 yje, për të arritur efektin që duam. Por jo, stilistët na qetësojnë duke na dhënë një listë me këshilla të çmuara, me të cilat do të jemi në gjendje të realizojmë prerje dhe stilime shumë trendi. Cilat janë këshillat që ata na japin?
floke-300x200.jpg
Hapi 1: Të punojmë nga qendra
Bazë për stilimin e flokëve në sezonin e plazhit është vija e flokëve përmes, e cila, për këtë verë, është vërtet shumë në modë.
Hapi 2: Përgatitini flokët me shkumë
Për këtë kapje verore punoni duke u nisur nga mesi. Pastaj është shumë e rëndësishme t’i përgatisni flokët me një shkumë të butë, gjë që shumë shpesh harrohet. Një shkumë e lehtë u dhuron një tekturë (formë) krejt të ndryshme flokëve, pikërisht këtë efekt “plazh” që ne kërkojmë të përftojmë.
Hapi 3: Tharja e flokëve
Hapi pasues është tharja e flokëve me tharëse. I thani lehtësisht me dorë derisa e gjithë lagështira të jetë larguar.
Hapi4
Pasi flokët të jenë të thara, i modeloni me një “mashë” të mesme ose të madhe. Shumë femra përdorin akoma metodën klasike, d.m.th. rrotullojnë flokët nga majat e sipër përreth mashës për të pasur një kaçurrel klasik. Ndërsa për të pasur një efekt më modern, merrni një pjesë flokësh për ta bërë kaçurrel në mes dhe rrotullojeni dy herë rreth mashës. Prisni 10 sekonda dhe hiqni mashën. Përsëriteni këtë veprim me pjesë të tjera flokësh, në total rreth 8 ose 10 herë dhe jeni gati. Në më pak se 5 minuta ndryshoni look!
Hapi 5: Produkt për plazh
Për të kompletuar look-un mund të përdorni një produkt flokësh për në plazh që i bën të duken më shumë sikur të ishin me rërë.
Këshilla për modelet e kapura
Një tjetër prirje që do të shohim shumë në xhiro këtë verë, janë modelet e kapura. Forma të ndryshme apo siç quhen ndryshe“casual”, të cilat janë modele në të cilat flokët vijnë të mbledhura në forma të ndryshme në qendër të kokës, por pika e nisjes është gjithmonë e njëjta.
Hapi 1: Ndarja e flokëve në tri pjesë
Për këtë kapje të mbledhur i ndani flokët në tri pjesë: majtas, qendër dhe djathtas.
Hapi 2: Bisht i lartë
Tërhiqini flokët lart nga ana e majtë dhe e djathtë edhe lidhini në një bisht paksa të lartë. Me këtë keni krijuar bazën për kapjen.
Hapi 3: Luani me modelimet
Tani i bie pjesës qendrore të flokëve. Mundësitë janë të pafundme. Mund t’i drejtoni,mund t’i bëni me onde ose mund t’i rregulloni me piastër. Pasi t’i keni rregulluar flokët në qendër të kokës, i fiksoni me karfica. Tani keni një kapje me forma të ndryshme. Të drejtë e të shndritshëm në anë edhe të rregulluar sipër kokës. Këto janë kapje të lezetshme të ofruara për sezonin e verës, për të shkuar në plazh, por edhe për një darkë shik, kur doni të kapardiseni me një kapje stylish dhe moderne. Sekrete Bukurie
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

Une kohet e fundit i mbaj gerrshet anash... Kam gjetur nje rehati me kete menyre , qe nuk e merrni me mend. :)

Edhe une... shyqyr qe mu rrit me ne fund qe ta bej kete gje...

Ai modeli i dyte ne foto me pelqen shume (messy bun) :D
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

edhe ne mode mos te jene floket e mbledhura, une prape se prape ashtu do i mbaj...vapen nuk e duroj dot...
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

GJITH KJO VAP,,pse si fusni nje te qethur zero,,,dukeni dhe me elegante
 
Titulli: Flokët e mbledhura në kokë, trendi i sezonit

Une pergjithsisht i mbaj floket te kapura sidomos ne shkolle. ndonjeher ne jave ose i drejtoj ose i bej kacurrela poqe prap perfundoj duke i kap.
thjsht ndihesh me praktike me flok te kapura dhe se vret trurin shume jo do me prishen , jo duhet ti pjiastroj etj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top