Flokë me yndyrë, Jo Më!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ekspertët këshillojnë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëni që të luftoni yndyrën në flokët tuaj, është t’a lani skalpin tuaj me shampo një herë në ditë, sidomos nëse jetoni në qytet.

Kur I nxehti dhe lagështia stimulojnë gjëndrat e yndyrës së skalpit tuaj, do të ishte shumë e këshillueshme t’a lanit kokën dy herë në ditë- thotë professor Lowell Goldsmith, një profesor dermatologjie, I cili është I specializuar në problemet e flokut.Gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrë vazhdimisht- thotë ai. Ajo cfarë ju po mundoheni të bëni është të mbani nën kontroll sekrecionin dhe t’a zhdukni atë.

Zgjidhni një shampo të tejdukshme Shampot e tejdukshme, pastrojnë yndyrën më mirë, dhe nuk lënë asnjë lloj mbetje pas.

Ofrojini vetes masazh skalpi Kjo duhet bërë gjatë larjes së kokës me shampo, asnjëherë mes shampove- thotë Kingsley. Të masazhosh skalpin midis shampove, mund të bëjë që të dalë vaj nga gjëndrat.

Dopio shkumë Yndyra e tepërt ka nevojë që të lahet me shampo dy herë- thotë Dr. Goldsmith. Gabimi më I madh që shoh tek njerëzit thotë ai, është se nuk e lënë shampon në skalp aq sa duhet- thotë ai. Për njerëz vecanërisht me flokë me yndyrë, sugjerohet dopio shkumë, duke e lënë shampon në skalp 5 minuta cdo herë, Kjo nuk do t’ju dëmtojë flokun ose skalpin.

Harrojeni balsamin Nëse keni flokë me yndyrë, gjëja e fundit që do të dëshironit do të ishte të mbuloheshit me më shumë yndyrë. Mundohuni të dilni pa balsam ose krem flokësh.

Synoni vetëm fundet Nëse mendoni se keni nevojë patjetër për balsam ose kremflokësh, kërkoni për ndonjë produkt që përmban sasinë më të vogël të yndyrës. Aplikoni vetëm në maja, dhe jo në rrënjë.Testoni për yndyrë pas shampos Cdo sasi shampoje mund t’ju largojë sasi të mëdha yndyrë, kështuqë mos e kaloni “shkel e shko” shampon. Testojeni veten. Pasi ti keni larë me shampo dhe ti keni tharë flokët, prekini flokët tuaj dhe shihni nëse I ndjeni të yndyrshëm akoma? Nëse është kështu, kjo do të thotë që nuk I keni larë ose shpëlarë aq sa duhet.
 
Aplikoni regjës( ashpërsues) në skalp Ju mund t’a ndaloni sekrecionin e yndyrës duke aplikuar një ashpërsues të përgatitur në kushtet e shtëpisë, direkte në skalp. Kingsley sygjeron një përbërje me sasi të barabarta bojë lajthie dhe lëng pastrues goje (psh. me mente). Aplikojeni më pambuk vetëm në pjesët e skalpit. Boja e lajthisë vepron si ashpërsues, ndërsa lëngu pastrues I gojës ka veti antiseptike. Nëse floku juaj ka shumë yndyrë, mund t’a bëni ktë sa herë I lani me shampo flokët.

Mos I krihni shumë Njerëzit me flokë me yndyrë duhet të kenë shumë kujdes dhe me krehjen. Kini parasysh se krehja nga rënjët sjell vajin nga skalpi deri në majat e flokëve tuaj.

Thajini flokët në drejtim të kundërt nga rritet Duke e lënë sic është, floku me yndyrë rri më I lëshuar dhe i drejtë. Që ti shtoni më vëllim, bëhuni krijues me tekninën e përdorimit të tharëses tuaj- thotë Kingsley. Përdoreni tharësen në drejtimin e kundërt të rrijtes, në mënyrë që ti ngrejë flokët drejt rrënjëve.
Relaksohuni Hormonet kanë një lloj efekti në prodhimin e yndyrës. Pra kur jeni nën stres, trupi juaj prodhon më shumë androgjenë. Dhe kto androgjenë nxisin prodhimin e yndyrës. Këshilla jonë? Relaksohuni sa më shumë.

Kujdes në përzgjedhjen e kontraceptivëve Kontraceptivët kanë një efekt vendimtar në balancën hormonale të një femre. Ato ndikojnë në prodhimin e yndyrës.Ju këshillojmë t’a diskutoni me gjinokologun tuaj, yndyrën e tëpërt të flokëve tuaj kur të zgjidhni kontraceptivin e duhur.

Ushqeni flokët më birrë Mbyll poret. Sugjerohet birrë e freskët si locion për flokë me yndyrë. Ruajeni në një termus që të rrijë e freskët në dush, sepse ndryshe nuk të rrijë shumë e freskët.

Freskojeni me limon Shtrydhni lëngun e dy limonëve në një gotë të mbushur me cerek ujë, ujin më të mirë që mund të gjeni. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishtë ujë I distiluar. Kjo është një shpëlarje që ndihmon në ndalimin e yndyrës.

Provoni uthull Hidhni një lugë caji uthull në një pintë ujë dhe përdoreni si një shpëlarje përfundimtare. Kjo përbërje vepron si tonik për skalpin dhe heq mbetjet e sapunit që mund të shtojnë yndyrën e flokëve.
ikubinfo*
 
Floket me yndyre mund te vijne si pasoje e shampos shume agresive ose nga ushqimi jo korrekt, ne cdo rast, problemi, eshte ai qe tia dilni mban per te mbajtur floket te lehte dhe te paster sa me gjate te jete e mundur, duke u munduar te minimizoni prodhimin e yndyres. Zgjidhja mund te gjendet ne perdorimin e shampove me baze argjile e cila nuk than lekuren e kokes dhe than yndyren e tepert, Keshtuqe mos perdorni produkte shume agresive dhe floket lajini te pakten dy here ne jave.

ikubinfo​
 
Floke me yndyre dhe jo te parfumosur... nuk jane ashtu si i dua!

Edhe pas nje dite shampo, floket nuk vijne arome te mire, edhe pse shampo mund te jete i kualitetit te mire. Mund te bejme cdo dite shampo?

FileContent.axd


Temperaturat e larta qe kemi kaluar kane ndikuar negativisht tek floket, pasi i kane djersitur ato. Por mund te vije dhe si pasoje e nje ushqimi jo korrekt, si ushqimet e skuqura te cilat rrisin yndyren. Persa i perket aromes qe deshironi ne floke, ka ne treg parfume specifik per floket, qe nuk prishin fibren e fijes se flokut dhe mund ta spuconi kur ju duket e arsyeshme. Ikbinfo
 
Titulli: Floke me yndyre dhe jo te parfumosur... nuk jane ashtu si i dua!

Floke me yndyre: ja disa keshilla
Te kesh floke me yndyre eshte me te vertet nje problem, mbi te gjitha kur bejme krahasime me te tjeret. Na jep pershtypjen se jane jo te paster, pervec faktit qe nuk gezon iden e freskise. Por ky lloj floku nuk ka te beje me higjenen apo mirembajtjen.
Per shume femra eshte ceshtje hormonale ose djersitjeje. Evitoni balsamin apo kremin e flokeve, te dyja keto produkte ju rendojne floket. Perdorni produkte me baze bimore, ne farmaci mund te informoheni per keto produkte te cilat mund tju pershtaten flokeve tuaj Ikubinfo
 
Titulli: Floke me yndyre dhe jo te parfumosur... nuk jane ashtu si i dua!

Disa keshilla per floket
1235407374-Floket.jpgFlokët janë shumë të ndjeshme gjatë gjithë kujdesit.Që të kemi stilin e duhur të flokve kemi cekur disa këshilla 1. Sa më shumë që t'i lash flokët, ato do të jenë më të shëndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mendon. Flokët laji së paku dy herë në javë.
2. Në qoftë se flokët i lan pothuajse çdo ditë, përmbaju këshillës së ekspertëve të cilët thonë se shamponin duhet qitur në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë.
Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihi me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t'i kesh bërë këto veprime laji flokët.
3. Harroje shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndjehesh më komode, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merr edhe një peshqir të tharë dhe fërkoji me të butë flokët.
4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.
5. Flokët me minival thaji me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehësh dhe të bësh frizurën.
6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës.
Vajin ngrohe pak dhe përzieje pikë për pike me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i laj, por me regjenerator fërkoji majat e flokëve dhe mbështilli në një foli alumini, në kokë vër një kapelë plastike dhe mbaji sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët laji mirë!

7. Në qoftë se flokët i ke të ndara në mes, kij kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizësh për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.
8. Në qoftë se flokët të "shprishen", mos provo t'i rregullosh duke i krehur nga rrënja por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.
9. Në qoftë se shfrytëzon llakun për flokë, para se të shkosh në gjumë përherë duhet ta eliminosh nga flokët, duke i krehur mirë
10. Në qoftë se dëshiron që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos qit llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët.
11. Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.
12. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.
13. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.
14. Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.
15. Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.
16. Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.
18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.
19. Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.
20. Provo që sa më pak t'i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.
 

Attachments

  • 1235407374-Floket.jpg
    1235407374-Floket.jpg
    3.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top