Flamuri i Shqiperise

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Flamuri Shqiptare
Flamuri i Shqipërisë është flamuri kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjnë dykrenare të zezë në mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili i udhëhoqi shqiptarët në një kryengritje të përbashkët në shekullin XV kundër perandorisë osmane duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443-1478). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine. Shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendëse në të gjithë Ballkanin. U përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Kush është rrjedha historike? Profesor Kasem Biçaku tregon: Në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi. Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht të shpendëve dhe të kafshëve, për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror. Ka qenë simbol pushteti perandorak, prandaj është dhe në heraldikat e shumë vendeve.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shekullin VII para erës sonë në Turkmenistan. Shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike.
Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, Gjurashët, po ashtu edhe اernojoviçët e Malit të Zi. Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453, shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë. Pra shqiponja dykrenare është përdorur masivisht nga sundimtarët si simbol pushteti dhe mund të konsiderohet traditë romako- bizantine.
Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ndryshimet që i janë bërë shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet tjera kanë humbur diku në histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
albania.gif
 
Flamuri Kombëtar Shqiptar - pasuri e çmuar e kombit tonë
Shkrimi i fundit i Prof. Ramadan Sokolit është i lidhur me temën e simbolit të kombit shqiptar, reçensa për librin “Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit Jaho Brahaj, shkruar nga Profesori në janar 2007. Monografia ne fjale eshte botuar ne Nentor, 2007. Prof. Ramadan Sokoli Ky libër i studiuesit Jaho Brahaj është i mirpritur dhe i domosdoshëm, për një nga pasuritë më të mëdha shpirtërore e materiale, që ka trashëguar në shekuj kombi ynë, por edhe një simbol identifikues i shpirtit dhe qenësisë së shqiptarit, për të cilin ka derdhur shumë gjak, për ta mbrojtur e për ta lartësuar në liri.

Unë si autor i studimit për Hymin e Flamurit Kombëtar, leximi i studimit në fjalë, jo vetëm që ishte një kënaqësi, por dhe një habi, që më mbushi me emocione për larminë e argumenteve bindëse, me mbështetje në literaturë dhe në fakte materiale e shpirtërore të krijuara dhe të ruajtura nga populli ynë për lashtësinë e këtij simboli mijravjeçar e bashkudhëtar në fazat e zhvillimit e të qëndresës kombëtare deri në ditët tona.

Qëmtimi i objekteve të kulturës materiale (zbulimeve arkeologjike), që nga lashtësia deri në antikitet, është bërë më vemendje e kritere shkencore duke kombinuar gjetjet dhe studimet e autorëve tanë dhe të huaj, brenda truallit të rrudhur te Repblikës e në trervat autoktone iliro-arbërore ballkanike.

Kjo punë e lodhshme me një bibliografi të pasur e rendit monografinë ndër veprat me peshë të një studimi serioz dhe dinjitoz e një ndihmesë në ndriçimet albanologjike me vlera për temën e lashtësisë së flamurit tonë kombëtar dhe të vazhdimsisë së popullit tonë në mijravjeçar në trojet Ballkanike,
Vepra në fjalë ka peshë në studimet albanologjike, por njëherit në përiudhën e trazuar të rrymave e shovinizmave ballkanike, që gjallojnë ende në ditët tona, kjo vepër peshon shumë në brumosjen e ndergjegjës kombëtare shqiptare dhe i jep përgjigje një teze dhe teme thelbësore të pasurisë identifikuese të kombit tonë.

Gjurmimi dhe pasqyrimi i analizuar i traditave dokësore, miteve e legjendave i ndërthurur me ilustrime të objekteve të kulturës materiale etnografike e të kultit, duke i analizuar në një rrafsh mbarëkombëtar në funksion të traditës së lashtë e deri në ditët tona, për ruajtjen dhe shprehjen e kultit të shqiponjës bashkëudhëtare ndër epoka tek populli ynë, është një arritje dhe kontribut për t’u lavdëruar dhe detyrë, që ky hulumtim disiplinor shkencor të njihet nga msat e gjera të lexuesve, të cilat për tema të tilla botimet tona ju janë shumë borxhli.

Kapitujt e fundit të përiudhës së pas vitit 1912, janë një analizë historike e luftës dhe betejave të përgjakshme të bëra nga mbarë kombi ynë për mbrojtjen dhe lartësimit e Flamurit Kombëtar. Këto janë shtjelluar me një gjuhë lakonike, më një tekst jovoluminoz, por me gjuhën e fakteve dhe me një ritëm për t’u admiruar dhe me kritere rigoroze të disiplinës historike e me referime të një literature pothuajse shterruese.
Monografija ”Flamuri i Kombit Shqiptar” i studiuesit të njohur Jaho Brahaj është i mirpritur dhe një shkoklim me mjete dhe gjuhën e argumenteve shkencore për këtë pasuri të kombit tonë.
 
Shqiponja dykrenore në strukturat e trashëguara shpirtërore e materiale të popullit tonë
Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në shtyllat kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku mbizotërojnë kulti i së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë.Prof. Dr. Zymer Neziri

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Autori Jaho Brahaj, i pranishëm që disa dekada në studimet shqiptare në fushën e gjurmimeve të heraldikës shqiptare dhe të etnokulturës, në gazeta, në revista dhe në tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, është autor i pesë veprave monografike. Ai është i njohur edhe për përkushtimin e tij të madh për trashëgiminë e mbetur dorëshkrim të Shtjefën Gjeçovit. Ka botuar katër vëllime të Kollosit të traditës. Për përkushtimin e tij në fushën e dijes dhe për rezultatet e mbërritura është fitues i çmimit të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës (1997).

Shqiponja dykrenore ilire me lashtësi, që nga 6 shekuj para epokës së re e deri më sot

Shqiponja, e njohur si simbol i lirisë dhe i trimërisë, e vështruar në etnokulturën shqiptare ndër shekuj, do parë dhe do mbështetur në shtyllat kryesore mbi të cilat mund të shtrohet çështja, ku mbizotërojnë kulti i së kaluarës dhe kulti i trashëgimisë. Autori Jaho Brahaj e ka parasysh se këto dy kulte janë të pranishme gjatë gjithë shekujve në traditën tonë etnokulturore, kurse shqiponja aty zë një vend të rëndësishëm. Edhe në parathënie e studimit, Bardhosh Gaçe, vlerëson se kjo monografi është e para e këtij lloji, e mbështetur kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale, të trashëguara, dhe se për herë të parë tregohet zanafilla e traditës mijëravjeçare e shqiponjës. Nëse mund të konstatojmë se këto rezultate janë të pamohueshme, megjithatë nuk bën pa u përmendur edhe një e dhënë me interes për këtë monografi: çka ndodhi me shqiponjën nëpër shekuj, sidomos në periudhën nga viti 1444 e deri më sot, si mbijetoi dhe pse nuk u harrua? Kjo ishte edhe pikë nismëtare e hulumtimit të autorit.

Studiuesi Jaho Brahaj, autori i monografisë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, me guxim ka punuar në kronologjinë e jetës së shqiponjës, si kult dhe hyjni te parailirët dhe ilirët, për të cilët thotë, se ka shumë pak të dhëna të shkruara historike, dhe pohon, se është mbështetur sidomos në traditën gojore, etnologjinë, ornamentikën dhe arkeologjinë. Për lexuesit tanë janë tërheqëse dhe interesante të dhënat për shqiponjën dykrenare nga shek. XII para epokës së re, e dëshmuar në periudhën e Perandorisë Hitite, (në territorin e Turqisë së sotme), po njëkohësisht ose pak më vonë edhe në Mesopotaminë e lashtë, në territorin e Iranit të sotëm. Shqiponja dykrenare, gjashtë shekuj më vonë, e dëshmuar edhe në Iliri, paraqet një fakt të rëndësishëm historik. Shqiponja me dy krerë, nga shek. VI para epokës së re, në Iliri, ka vazhdimësi të pandërprerë te shqiptarët e sotëm. «Shqiponja dykrenore nuk u ruajt dhe nuk u trashëgua nga hititët në vazhdimësi, as te iranianët. Ajo u ruajt që nga shekujt e mijëvjeçarit të parë para e. së re vetëm në truallin ballkanik nga Arbërit dhe nga Bizanti. Ajo, si simbol, u përhap me shpejtësi në mbarë Europën» (f. 10), shpjegon autori i kësaj monografie.



Veçohet edhe mendimi për shqiponjën, që shkon drejt qiellit, për ta drejtuar diellin, por edhe për të ndriçuar botën e përtejme, e cila në objekte kulti e në artin popullor, te shqiptarët, është e pranishme para se të përdorej në flamurin e tyre, sipas agumenteve të autorit (f. 9). Shqiponja si kult ilir-shqiptar me koka të kundërta është simbolizim i diellit në dy lëvizjet e tij.

J. Brahaj ka shfrytëzuar mirë edhe përrallën shqiptare Tri jetët, ku vihet në spikamë edhe roli i shqiponjës si hyjni dhe si kult. Edhe Vallja e shqiponjës në Pukë, që vdes dhe ringjallet në valle, e luhej kur hapeshin varre simbolike (kushtimore), sipas studiuesit Ramadan Sokoli, është pjesë e vazhdimësisë së jetës së këtij shpendi simbol ndër shqiptarë, si dhe riti i bukës së re, zbukurimi i saj, në shenjë të gjallërimit të natyrës, që i këndohet edhe në Ciklin e Kreshnikëve.

Në këtë monografi autori jep të dhëna për simbolin e shqiponjës me dy krerë në Bizant, te rusët, te austriakët, te serbët etj., kurse tek shqiptarët është më i vjetri flamur në Evropë me shqipe dykrenore, në vijimësi të pandërprerë për pesë shekuj. «Shqiponja dykrenare në stema dhe në flamuj mesjetarë tek shqiptarët është bashkëkohëse me Paleologët bizantinë, por është e sigurt se tek arbrit është shumë më përpara serbëve, rusëve, Habsburgëve të Austrisë, Perandorisë së Shejtë Romake etj.» (f. 10).

Ky studiues ka paraqitur të dhëna edhe për fisin ilir të Japodët, që e kishin shqiponjën dykrenore në urna (varre guri ku depozitohej hiri i të vdekurit) nga shek. VI para e. re; hajmalia të fiseve ilire të fillimit të mijëvjeçarit I para e. s., me kryeshpendin me dy koka; tokëza ilire me motive të shqiponjës me dy krerë; shqiponja në monedha ilire; mozaiku i shek. IV në Besianë (Podujevë); skenë me shqiponja; unazën me shqipen me dy koka, shek. IX, Kaninë,Vlorë (f. 25-36) etj.

Në monografinë Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia, autori jep të dhëna të rëndësishme dhe praninë e shqiponjës në xhubletë, me një kokë e me dy koka; në djep, sepse ajo ruan derën, shtëpinë, djepin; në brez, në sixhade, xhupetë, xhybe, xhoke, pështjellak etj. (f. 35-57). Kjo vepër ka të dhëna me interes edhe për shqiponjën dykrenare në emblema: emblema e Derës shqiptare Gropa e Ohrit shek. XIII, emblema e L. Dukagjinit; emblema e Gj. Arianitit, sh. XIV; emblema e Buzezezëve, shek. XIV; shqiponja te Principata e Arbërit, te Dera e Kastriotëve etj. Shqiponja në objektet e kultit kristian: Sarandë, me një kokë, shek. XIII; kryqi i zbuluar në Butrint, fillimi mesjetës; shqiponjë me dy krerë në Kishës së Kalkondit, Myzeqe, drugdhendje; shqiponjë me dy krerë në Kishën e Shën Kollit, Ohër etj.; shqiponja me dy krerë në Manastirin e Mbigurit, Dibër; shqiponjë me dy krerë në Kishën e Jashanicës së Epërme, Kosovë (f. 40-49).

Flamuri ynë kombëtar nga viti 1444 e deri në ditët e sotme

Nëse sipas Mark Titrës, përveç karakterit etnik, funksioni etnoveçues, etnondërgjegjesues dhe etnointegrues, shqiponja është me peshë të veçantë në studimet etnokulturore shqiptare, këtë funksion do hetuar edhe te flamuri ynë, simbol i kombit, e këtë detyrë ka bërë përpjekje që ta realizojë edhe studiuesi Jaho Brahaj në monografinë e tij Flamuri i kombit shqiptar. Origjina, lashtësia. I mbështetur në rezultatet e derisotme, e duke i pasur parasysh sidomos autorët tanë, që nga Marin Barleti e deri te brezi i studiuesve të sotëm, ai përsëri e vërteton tezën e tij për vazhdimësinë e këtij simboli kombëtar të shqiptarëve.

Në vijim janë me interes të dhënat dhe publikimi i flamurit të Lidhjes së Lezhës, të vizatuar në një hartë të vitit 1459, kohë kur jetonte Skenderbeu; shqiponjën heraldike të Kastriotëve të shek XIV-XV në afreskun e Kishës së Rodonit; një vepër përkujtimore e vitit 1500 me shqiponjën e Kastriotëve, në Napoli, për peshkopin Konstandin Kastrioti (f. 82); shqiponja dykrenore e veprës së Barletit 1508; shqiponja dykrenore në vulën e Pleqësisë së Arbrit, më 1593; kapedanët arbër me flamur në Evropë, ku do ta veçoja rastin e përdorimit të flamurit në shek. XVI nga Pal Gjini, kapedan në shërbim të Venedikut; dëshmi për përdorimin e flamurit në shek. XIX; flamuri në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; flamuri i vitit 1899, i qëndisur nga Seid Najdeni (Hoxhë Voka); flamuri më 1900-1908; skicë e flamurit të arbëreshëve të Sicilisë, më 1910; flamuri më 28.11.1912; sopatat e Liktorit dhe ylli mbi flamur në vitet ‘40 etj.

Në këtë vepër ka peshë edhe paraqitja kronologjike për përdorimin e flamurit në viset shqiptare të mbetura dhunshëm jashtë kufijve: ndalimi sekret i flamurit në janar 1945 nga KQ i PKJ dhe i Shtabit Suprem (f. 166); përdorimi i tij më 28 nëntor ‘44 dhe kremtimi i lirë në tërë Kosovën; përdorimi i flamurit të ndaluar më 11 mars 1945 në demonstratën e Gjakovës, organizuar nga organizata NDSH-ja. Autori pohon, se kjo demonstratë shënon edhe manifestimin e parë publik kundërpushtues të Jugosllavisë me simbol kombëtar (f. 167); Kosova 1947-1967, pas prishjes së marrëdhënieve politike me Tiranën; ndalimi me ligj i flamurit shqiptar në Jugosllavi dhe dënimi me burg për vepër penale, si dhe përdorimi i tij i fshehtë; demonstrimi me flamur kombëtar më 6 tetori 1968 në Prizren për të drejta kombëtare etj. janë një pasqyrë kronologjike e jetës së lirë dhe të ndaluar të flamurit tonë ndër shekuj, për të cilën mund të shkruhet një monografi e veçantë.

Libri, përveç fotografive të shumta, që këtë vepër e bëjnë të afërt për të gjitha shtresat e lexuesve, ka një përfundim dhe një bibliografi për literaturën e përdorur, ku, natyrisht, e ka vendin edhe një rezyme në një gjuhë botërore dhe regjistri i emrave, që kësaj vepre do t’ia shtonin vlerën.
Rezultatet e deritashme të studiuesit Jaho Brahaj dhe monografia e tij e fundit, për flamurin tonë kombëtar, na bindin se nuk mund të shkruhet për përpjekjet dhe sukseset e mbërritura ndër ne në fushën e haraldikës, të etnokulturës, të studimeve historike mesjetare, po as për dorëshkrimet e Shtjefën Gjeçovit, pa e përmendur edhe punën e përkushtimin e Jaho Brahajt, studiues që ka punuar dhe punon me shumë zell e vullnet në biblioteka, në arkiva e në terren dhe prej tij, natyrisht, presim edhe rezultate të reja, që i çojnë përpara studimet albanologjike.Shqiperia
 
Gjithmone me ka pas pelqyer flamuri i shqiperise..me duket i vetmi qe ka nje simbolike te bukur..Fusha e kuqe mesa di une simbolizon gjakun e deshmoreve te rene per lirine e kombit...:)
 
Kur po i bija rruges nga Erseka per te vajtur ne Permet, vura re maje Leskovikut se shqiponjat ishin gjithmone Cift (mashkull-femer)...Madje dhe i fotografova...:)
 
ndoshta e kam gabim por per mendimin tim shqiponjes dy krenare ia kishe hjek njeren koke
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top