Flakë në autobusin me besimtarë, një e vdekur, 12 të plagosur (VIDEO)

Guest2

Antarë i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një autobus me ndjekës të një sekti fetarë është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Krujës këtë të premte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 minuta. Autobusi me targa AA584MP, me drejtues shtetasin me inicialet S.J. nga Vlora, është përfshirë nga flakët fillimisht në pjesën e motorit të tij, ndërsa më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në pjesën tjetër të mjetit.

Policia thotë se si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë një pasagjere e seksit femër, si dhe 12 persona të tjerë janë dëmtuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se autobusi ka marrë flakë në ecje e sipër dhe dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Në vendngjarje ndodhen efektivat e policisë dhe Forcat Zjarrëfikëse, të cilët vijojnë hetimet.
Top Channel.
 
Titulli: Flakë në autobusin me besimtarë, një e vdekur, 12 të plagosur (VIDEO)

Kam derguar nje video tek Jeta Osh Qef ku nje autobuz ikte me 130 km/h

U publikua ajo video,edhe autobuzi ish jasht c'do lloj standarti.

Gjynah!
 
Titulli: Flakë në autobusin me besimtarë, një e vdekur, 12 të plagosur (VIDEO)

E para, gjynah ajo cfare ka ndodhur, e dyta gjynah per keto gazetaret qe na vrasin syri me keto lajme, o ma sakt me kalsifikim e njerezve edhe ne rast te tillee.
Po cfare kuptimi ka te kalsifikojsh e te shkruaj autobus me besimtare.. nuk kane qene ata se pari njerez, pastaj besimtare... gjynah, sincerisht e kane shtreberuar cdo lloj pune, dhe vlere ne gazetari...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top