Fjalori i pistë te fëmijët dhe roli i prindërve

Love

βeℓℓe â๓e
Ndodh që edhe fëmijët 3-4 vjeçarë të përdorin fjalë të papërshtatshme nga ato që rëndom ne i quajmë fjalë “të ndyra” ose të thotë fjalë pjesërisht tabu apo të frikshme, si “seks”apo “vdekje”, “sida”.
Dhe prindërit menjëherë fillojnë të mendojnë “ا’po ndodh kështu? Unë s’përdor fjalë të tilla. Ku dreqin i mësoi ky fëmijë?!”…


Gjëja e parë për t’u pasur parasysh është se fëmijët e vegjël nga natyra janë kuriozë dhe priren të imitojnë ose riprodhojnë, sapo dëgjojnë fjalë “të çuditshme” që s’i kanë dëgjuar më parë apo fjalë të cilat shkaktojnë reagime të caktuara (nervozizëm, zemërim apo humor).
Përdorimi i këtyre fjalëve sërish do të varet shumë nga reagimi i të rriturve: a do të nervozoheni ju, a do zemëroheni pa masë, a do të habiteni, a do të qeshni apo do të qëndroni indiferentë njëlloj sikur fëmija të kishte thënë një fjalë të zakonshme, si “dorë”, “e mirë”, “ik”.

Por bëni kujdes! Nëse ju përdorni një fjalor të papërshtatshëm, shani e mallkoni vazhdimisht, mos pretendoni që fëmija juaj të ndalojë lehtësisht përdorimin e këtij fjalori. Fëmijët i vëzhgojnë prindërit dhe duan të jenë si ta.
Nëse një fëmijë dëgjon se prindi i tij përdor fjalor të papërshtatshëm, natyrshëm ata mendojnë se përdorimi i këtij fjalori është diçka normale. Pavarësisht nga fakti se ju po përpiqeni të ndaloni përdorimin e fjalorit të papështatshëm dhe lëndues të fëmijëve tuaj, ata do të vazhdojnë t’i përdorin këto fjalë për sa kohë dëgjojnë prindërit e tyre t’i përdorin ato.
Psikologe: Alketa Berzani
Burimi: Shekulli
 
Pe: Fjalori i pistë te fëmijët dhe roli i prindërve

Ca ka shtepia ta nxjerr femija thone..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top