Fjalimi i Fan S. Nolit ne Parlamentin Shqipetar ne vitin 1924

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
(ju lutem lexojeni vetem nje here ,me vemendje)

Fjalimi i Fan S. Nolit mbi "Pese anarkite e shqiptareve" ne Parlamentin Shqiptar v.1924.


1-Anarkia fetare: Kater fe te ndryshme qe nuk kane zene rrenje ne zemren e nje populli pagan.

2-Anarkia sociale: Ketu ska as klase bejleresh , as klase bujqish, as klase burzhuazie(borgjezi)
Ketu bujku eshte me bej se beu dhe beu me bujk se bujku. Kemi nje shembull te bukur per partine popullore, e cila mbahet sot ne fuqi prej bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kurse antaret e saj levdohen se kane shpetuar prej bejlereve.

3-Anarkia morale: Ketu qeni nuk e njeh te zone,ketu karakteret dobesohen,qullosen e nderojne forme e ngjyre dita me dite si ne kaleidoskop. Ketu ambiciet jane pa fre e pa kufi, ketu i padituri i di te gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per gjithcka.

4-Anarkia patriotike : Ketu brenda nje dite si me magji tradhetori behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve tane te kapardisen si patriote te medhenje ata qe kane luftuar per harfet dhe per flamurin e babes, qe kane djegur Shqiperine e Mesme ose ata qe jane puthur me andartet e i kane ndihmuar te shenjterojne ane e mbane Torskerine. Ketu , si me thoshte nje mik, eshte me mire qe njeriu te jete tradhetor e te shikoje interesat e tije, sepse keshtu do te jete i sigurte qe te nesermen do te prokllamohet patriot i madh.

5-Anarkia e idealeve: Ketu idealet e shtrembera, te erreta e te mumifikuara te Fanarit e te Buhares perfyten e perleshen ne nje lufte per jete a vdekje me idealet me te gjalla me elegante e me te nderitshme te Perendimit. Na mungojne vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e tyre kemi kolltukofaget, krimba te verdhe me koke te zeze, qe rriten me plaget e infektuara te Shqiperise ne lengim, kepushet qe mund t'i copetosh, por jo t'i shqitesh nga trupi, qe kafshojne dhe thethijne. Herodi tregon se ne betejen navale te Salamines, nje athinas kapi nje anije persiane me doren e djathte e s'e leshonte, gjersa ja prene; atehere e kapi me doren e mengjer, ja prene dhe kete, atehere e kapi me dhembe e s'e leshoi gjersa ia prene koken. Sikur te ngjallej Herodi ,do te shikonte qe kolltukofaget tane jane me te forte se ky trim legjendar i vjetersise antike. Qe t'i çqitesh keta tanet nga kolltuku duhet te preç jo vetem duart e koken, po dhe kembet e trupin.

Po ju si mendoni , kemi apo nuk kemi ndryshuar, levizur apo hecur perpara?


ps.nga AleksuS ---

Ngelem rober te kohes dhe vetes.

Respekt per ju qe i kunderviheni sistemit i cili ka shekuj qe nuk ndryshon.
 
Titulli: Nga 1924-a deri sot skemi leviz as 24mm !!!

Fan S. Noli e ka thene po kujt ja ka thene se ncncncnc :):) ky indiferentizem me shqetson :p
 
Titulli: Nga 1924-a deri sot skemi leviz as 24mm !!!

prap ne vend numero ngelemi....
 
Fjalimi i Fan S. Nolit ne Parlamentin Shqipetar ne vitin 1924

Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.



"E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e
Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin."

Pjesa eshte shkeputur nga fjalimi i Fan S. Nolit ne Parlamentin Shqipetar ne vitin 1924
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top