Fisnikëria e shqiptarëve

Hostel

Anëtar i Nderuar
Nga Agim SHEHU - Përballë barbarisë së fqinjëve mbi ta, fisnikëria e shqiptarëve rri e ndritshme si dielli buzë resë së errët.ثshtë një e vërtetë e dëshmuar nga të gjitha anët e të gjitha kohët. Tërë krimet masive mbi shqiptarët janë bërë në trojet e tyre; ata nuk kanë dalë jashtë trojeve të veta për t’i bërë keq tjetrit, veç për t’i bërë mirë botës, sidomos fqinjëve. E thotë saktë studiuesi i njohur francez Citien Robert më 1852 se «shqiptarët kanë qenë të paracaktuar si nga Perëndia që të hapnin bulevardet e lirive sllave e greke» (dihet «shpërblimi» që kanë marrë prej tyre). Kjo e vërtetë historike buron nga një cilësi gjenetike njerëzore e tyre gjersa shtrihet në të gjitha kohët, cilësi që përmblidhet te adhurimi për mikun, kushdo qoftë ai, si i dërguar i Zotit. I tillë, shqiptari brenda luftës ka pasur paqen, në të kundërtën e fqinjëve të tij sllavo-grekë që dhe brenda paqes kanë luftën kundër tij për ta zhdukur atë. Le të lëmë të flasin të huajt me emër. Dijetari Hammer thotë për dyndjen e sllavëve se «Ata mësynë në krahun e djathtë nga ana e Illyrisë e u derdhën drejt Perëndimit. Pati një zinxhir kombesh e një çvendosje popujsh të atyre anëve». E kundërta thuhet për illyrët. Dijetari Hans Krahe te vepra «Illyrët dhe indogjermanizimi i Europës» shkruan: «Vihet re një cilësi e përbashkët dhe shumë mbresëlënëse: asnjë nga ata popuj të cilët ilirët i kanë ndeshur gjatë udhës së mërgimeve të tyre nuk shtyhej doemos tutje prej ilirëve. Ata nuk dëboheshin nga trojet e tyre. Përkundër, ilirët futeshin mes atyre popujve, bëhen pjesë e tyre si një tharm gjaku i ri ndër ta, pastaj bashkë me ta venë më tutje». I njëjti vlerësim dhe nga Jugu. Titos Johalla në veprën «Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi» thotë: «Duhet pohuar përsëri se hyrja e shqiptarëve u bë njëherësh e paqësore…». Plotëson historiani i njohur grek e Prof. i parë në Univ. E Athinës, K. Paparigopullos te “Historia e kombit grek”: “Dukuria e valës kolonizuese të shqiptarëve drejt Thesalisë e Greqisë Perëndimore, ish troje të shkreta e pa njerëz, ku këta ardhës të huaj bënë ngulimet e para, nuk shfaqi asnjë dukuri armiqësore siç kanë pasur dyndjet e të tjerëve...Kjo ardhje jo vetëm nuk dëmtoi por ajo qe bamirëse për vendasit, ndaj dhe nuk pati kundërshtime të dukshme prej tyre”. Le të përmendim edhe më thellë në histori Plutarkun e lashtë, i cili shkruan: “Eh, këta Yllirët! Ky popull i mrekullueshëm e i mistershëm i cili, ngado që shkoi në Europë ngriti qytete e shtete si nderim për fitoret e tyre të mëdha”. Mund të vazhdonim gjatë me vlerësime të tilla për të parët tanë. Siç thamë, në themel të këtij virtyti rri kodi zakonor shqiptar “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Mbështetje e këtij parimi rri “besa” e njohur e shqiptarëve. Ky parim, i ngjeshur si me frymë Zoti është aq i veçantë saqë në kuptimin që mbart te shqiptarët nuk përkthehet dot saktë në gjuhën e fqinjëve dhe ata e përdorin me vetë fjalën shqip (“mpesa” - i thonë grekët. Frangu i Bardhë te “Apologjia për Skënderbeun” 1836 shkruan se sllavët, kur duan të binden për besën e shokut, e ripyesin: “ama, arbanashka vera!” - dmth “ama, besë shqiptari”!). Kjo besë e mikpritjes është aq e fortë sa ka mbetur gjallë edhe mes dy fqinjëve tanë më të pabesë që njeh Europa (“na ka ra ky fat i zi/ qysh se kemi djajtë kojshi” thoshte Fishta. Besa e dhënë tek i pabesi shqiptarit shpesh i ka kushtuar, e vazhdon t’i kushtojë tragjedi, sidomos sot me grekët që pabesinë e mbulojnë me petk Europe). Cilido qoftë armiku i mundur, shqiptari e ka në traditë zakonore se “koka e falur nuk pritet”. Dijetari Spencer shkruan se shqiptarët ndaj armiqve të thyer “silleshin aq fisnikërisht sa dhe në vendet më të qytetëruara të Europës një trupë kryengritësish nuk do silleshin më mirë”. Të gjithë e dimë shprehjen e ditës të shqiptarit “më ra në qafë”, kur kërkon të shfajësohet a të shpjegojë një veprim të ashpër kundër tjetrit. Në dukje e thjeshtë, shprehja shpreh një filozofi e kod zakonor të veçantë: tjetrin e goditi a e kundërshtoi se ai “ i ra në qafë”, dmth i ra nga pas te qafa me pabesi, jo përpara (“Dil steresë jo limanit...” u thanë lebërit më 1920 pushtuesve italianë që vinin nga deti si peshq fshehur ujërave). Shqiptari nuk qahet “më ra në gjoks...” Plumbin në ballë e pranon si stoli - “aty ku vritet luani”! Për birin e vrarë familja pyet: “ku e mori plumbi”?! Përkundrazi, qafa është kur “për-qafohen”, jo kur qëllohen atje fshehur. Kur i qëndron apo e mund kundërshtarin, thotë “e përballova”, dmth luftuam “përpara ballit” të njeri tjetrit, jo pas krahësh. Përmendja e “qafës” është “e përqafova”, dmth përveç dashurisë jepet dhe siguria burrërore, se nga unë qafën e ke të sigurt! Në një këngë tjetër lufte shqiptari i thotë: “t’i puqim hutat gushë më gushë”, thua se me kundërshtarin në të njëjtën kohë dhe do vriten me armë, dhe do përqafojnë armët e njeri tjetrit. Po ashtu, luftën me kundërshtarin e gjykojnë me një fisnikëri kalorësiake “bënetë dyfek në Vlorë...”, apo “që të bësh dyfek me mbrenë”, thua lufta është një mjeshtëri armësh larg dëshirës për të parë gjak, një si zanat aftësie për të zgjidhur një të drejtë. Kundërshtarit nuk i thotë, ashtu si nuk ka ndër mënd “ta ther e ta mbyt në gjak” por luftë si në një amfiteatër ballafaqimi të forcës “se të skuq, të bëj me bojë...”. Këtë psikologji njerëzore e vërtetojnë dëshmi pa fund. Konica tregon se në sh. 14 Gjin Bua Shpata kish rrethuar despotin serb të Janinës, Thoma Preluboviçin dhe e paralajmëronte që të mos i prekte shqiptarët. Kurse ai, si përgjigje, i dërgonte shporta me sy të nxjerrë shqiptarësh! Miss Durham tregon llahtarin që pa me sy: banditët sllavë endeshin me koka të prera shqiptarësh në brez e këndonin të dehur “kur ha një shqiptar, sikur ha një qengj”! (ushtarët grekë sot u përgjigjen në shërbimin zyrtar të tyre: “me zorrët e shqiptarëve do lidhim këpucët...”). Mbaj mënd, fshatarët e mi që punonin arën, bënin pushim në drekë nën një hije gorrice e pranë parmendës së tyre këndonin: “S’ma ndjell zëmëra për luftë/, perëndia mos e pruftë”! Kujtonin ndonjë të keqe të rëndë nga jeta, e thoshin: “këtë as hasmit nuk ia dua”, dmth dhe ndaj armikut lufta e tij nuk shkonte gjer në egërsi. E gjykoi me kohë Bajroni për shqiptarët: “...shumë të ashpër po kurrë të pabesë/, kanë shumë huqe po asnjë poshtërsi”. Takimin e shqiptarit me një të panjohur udhës Dr. Hahn e jep me një përshkrim adhurimi mjaft piktoresk: “Shqiptari ndalet në një vënd të vetmuar; vendos dorën mbi kobure e të huajit që i afrohet i drejton pyetjen -Nga ç’fis je? - E pastaj nuk është për t’u çuditur që pas përgjigjes që merr biseda vazhdon me dy të shkrehura pushke njëra pas tjetrës të cilat përshëndesin shoku shokun”. Përshkrimi të kujton fjalët e Evia اelebisë i cili më 1610 duke njohur nga afër shqiptarët thotë: “Ata kanë sjellje shumë të mira...ata kanë gjymtyrë argjendi e fytyra trëndafili; gjuha e tyre është gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje e mirësjellje kur i drejtohen me nderim njeri tjetrit”. Nëse këta njerëz të brishtë në shpirt bota i ka parë dhe rreptësisht të armatosur, armët e tyre zgjaten gjer te kundërshtari që u hyn si vrasës në shtëpi. E shpjegon qartë Dr. Hahn te Udhëtim nga Vardari...: “Nga bota që e rrethon shqiptari nuk pret kurrë të mirë, përkundër vetëm të këqija...dhe jeta shpirtërore e tij sillet vetëm rreth shqetësimeve sesi mund të mbrohet, gjer si të hakmerret. Për këto dy gjëra atij i duhet arma e, nëse dikur baba Homeri ka thënë se ‘hekuri e tërheq burrin’ nuk është për t’u çuditur që shqiptari e quan veten vetëm si luftëtar, ndaj punon vetëm për aq sa i duhet që të mos vdesë nga uria”. Dëshmitë nga historia flasin qartë për fisnikërinë e tij. Në një rast, në Manastir sundimtarët osmanë ndiqnin ca sllavë, dhe këta u mbrojtën nga shqiptarët. Përfaqësuesi anglez Brailsford që më 1903 aty ndante ndihma, shkruan për këtë: “Jam habitur kur mësova se ai ‘kauri’ i paarmatosur (shqiptar) çante mes xhandarëve turq pa u trembur, duke prirë fshatarin bullgar drejt spitalit tonë” (sot i biri i atij bullgari në Manastir i djeg shtëpinë birit të mirëbërësit të djeshëm, e këtë shtëpi-shkrumb shqiptari e ruan “muze”, kujtim nga sllavi mosmirënjohës). Brailsford plotëson figurën e shqiptarit mes sllavëve: “Ata kalonin nëpër duar mijëra e mijëra stërlina e unë ju siguroj duke vënë duart në zjarr për ndershmërinë gati hyjnore të secilit prej tyre, nga i pari tek i fundit”. Historiani bizantin Niqiforos Gregorias shkruan: “Shqiptarët as e vrasin, as e kthejnë në rob armikun e mundur” (i ligu të vret, i miri të qorton). Konica përmend një dokument mbresëlënës: Në vitin 1510 gjenerali francez Seneshell i Madh i Normandisë që komandoi ushtritë e tij në Itali në qershor 1510 i dërgon një Raport mbretit të Francës, Luigjit 12, ku mes të tjerash i thotë: “Sllavët janë të pamëshirshëm në luftë ngaqë vrasin sa të mundin e kurrë nuk mbajnë robër. Dhe ne, për këtë arsye, ua kthejmë sy më sy...Sa u përket shqiptarëve, ata kanë treguar një sjellje tjetër fare, i trajtonin me mirësi ata që zinin robër, andaj dhe ne i kemi trajtuar me të njëjtën mënyrë”. Vojvoda sllav Mark Milan në librin “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” shkruan: “Shqiptari nuk ia ha bukën atij që mendon t’i kthejë një të keqe”. Zakonet shqiptare i çmon si “të një populli të thjeshtë, pa njohuri shkencash a kode juristësh. ثshtë popull më i mirë se të tjerët që i patën këto njohuri, e më mirë se ata diti ta ruajë fytyrën e vet”. Dhe më tej: “Në luftën e fundit (shqiptarët) më dhanë një ndihmë të tejzakontë...Shqiptarët e mi besnikë më mbajtën Kuçin...m’i ruajtën krahët që ditën e parë të betejës”. ثshtë po aq mbresëlënës shkrimi i Dimitri Tucoviq; pasi jep masakrat e ushtrisë së tyre serbe mbi malësorët shqiptarë, thotë mes të tjerash: “Therja (e shqiptarëve) u ndërpre kur një pjesë e oficerëve kundërshtoi prerë, duke kujtuar se këta shqiptarë ‘të egër’ pasi çarmatosën ushtarët tanë robër, i liruan. Kurse ushtria jonë e kulturuar e sh. 20 po vret fëmijët e tyre. Por qe e kotë, u bë ajo që qe vendosur. Kufomat flakeshin mbi shtëpitë dhe shtëpitë digjeshin, kështu që krimit t’i humbte gjurma“. Te „20 vjet trazira ballkanike“ Miss Durham dëshmon: „Serbët morën arratinë nëpër malet e shqiptarëve dhe shqiptarët, që dy vjet më parë kishin vuajtur aq keq në duart e tyre, tani mund t’i shfarosnin. Përkundër, duke besuar në nderin e Anglisë dhe të aleatëve i lanë të kalonin lirisht edhe duke i ushqyer“. E më tej: „Në mbrojtjen e Plavës e Gucisë zunë 12 mijë robër sllavë. Me urdhër të Ali Pashë Gucisë, të gjithë u falën e u lanë të lirë të iknin në vendin e tyre. Kujtojmë, qenë vrarë 1000 shqiptarë prej tyre“. Konica tregon fyerjen nga sllavët të kësaj bujarie shqiptare. Ai shkruan për „2000 refugjatë politikë e lypës sllavë. Pasardhësit e këtyre refugjatëve që kishin përfituar nga mikpritja e shqiptarëve u bënë kërkesë Fuqive të Mëdha që t’ia jepnin Serbisë vendin ku gjetën strehim paraardhësit e tyre. Hapi derën një serbi, dhe ditën tjetër ai do kërkojë gjysmën e saj...të pasnesërmen do përpiqet të flakë nga shtëpia jote“. Studiuesi Ago Agaj, ish zyrtar në „Tokat e Lirueme“ të Kosovës gjatë Luftës II Botërore, tregon në „Kujtime“ nga luftimet sllavo-shqiptare: „Kufomat e gjendarmëve tanë vrarë nga çetnikët ende shtriheshin të pavarrosura, e qenë flakur në togje buzë rrëkesh pasi u kishin prerë hundë e buzë e u kishin bërë të tjera shëmtime“. Dhe vazhdon: „Më tej varrosëm dhe çetnikët e vrarë serbë, por ata të pacenuar...Fshatin shqiptar e kishin djegur çetnikët serbë kurse asnjë fshat serb nuk qe shqetësuar prej shqiptarëve. Thanë se djegësit ishin prej çetave të vojvodës K. P.“ (të kujtohet gjykimi i përfaqësuesit anglez. Lemb, në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë që i shkruante Londrës atë që njohu vetë me sy: „Sidoqoftë, shqiptarët kanë treguar se janë më pak të egër nga popujt e tjerë të Ballkanit“! Nuk të harrohet nga kujtesa ngjarja e kosovares burrneshë Vjollca Ismaili më 1991, në ballafaqim me vrasësit serbë që ishin kapur. Ajo rrëfen: „Kur e afroja te hundët dhe e shihja me urrejtje, atij i kërcisnin dhëmbët duke u dridhur...Kishin menduar se ne do t’i vrisnim, dhe i mbanin duart vetëm përpjetë. Ne i morëm, i futëm në veturën e tyre të policisë, ua dhamë armët dhe u thamë që të iknin nga kishin ardhur. Duke u dridhur nga frika, sa u liruan pak ia dhanë vrapit. Trima vetëm të mbuluar me metal lufte”. ثshtë rast i veçantë në histori: ushtria e Musolinit vjen pushtuese në Shqipëri; mundet, dhe populli shqiptar të cilin ajo e vrau dhe e shkrumboi e merr në mbrojtje nga nazistët dhe e ushqen megjithë varfërinë e tij (një ushtar i tillë , Xhovani, mbeti në fshatin tonë. Familja jonë e merr në shtëpi. Nëna ime i jepte bukë e ai vështronte i hutuar një brimë të madhe në çati prej nga dukej qielli. Ai e kishte hapur me gjyle si artilier nga fshati përkarshi. Vdiq dhe nëna ime me gjitonen e varrosën pranë tyrbes sonë. Ende nuk është kujtuar njeri t’i marrë eshtrat). Shteti grek, të gjitha partitë në një zë, masakruan اamërinë dhe i dëbuan nga trojet e veta. Megjithatë, në zinë e madhe të bukës me mbarimin e Luftës mijëra familje greke vërshuan në Toskëri të cilën dikur e kishin zhuritur. Shqiptarët i mirëpritën e i shpëtuan. ثshtë e rrallë ngjarja: në Kuç të Kurveleshit, fshat i veçantë për trimëri dhe dinjitet, një djalë vendas, bari, e pa me sy oreksi një greke të bukur pranë të ëmës së saj e po i afrohej me kënaqësi bariu. Ato u ankuan. Fshati bëri gjyqin zakonor dhe birin e tyre e dënuan me vdekje. Gazetat greke të kohës folën gjatë për të. Më 1948 isha në Kampin e Pionierëve në Vlorë. Aty vjen dhe një kompani fëmijësh grekë, bij partizanësh të gjen. Markos. Ata mbaheshin si më të përkëdhelurit; ecnin në resht duke kënduar një këngë, afërsisht: „Jasu, vre Markos, jasu/ harasti levendjasu/, me ollas ta pedhjasu...“. Fëmijët e mjerë çamë strehuar në Vlorë, dëbuar të rraskapitur dhe prej prindërve të atyre pionierëve të huaj, shihnin të pikëlluar pa u pranuar dhe ata në kamp pushimi të shtetit-amë)! Edhe më e dëgjuar është fisnikëria e shqiptarëve në mbrojtjen e guximshme që u bënë izraelitëve nga nazistët. Shkrimtari historian amerikan Fred Rid te „Hebrenjtë e Selanikut“ shkruan se „hebrenjtë në Selanik, të spiunuar prej grekëve u masakruan nga nazizmi. Disa km më në veri, te shqiptarët, ndodhi e kundërta. Ata rrezikuan veten duke i mbrojtur tërë izraelitët. Për më tepër shteti grek mbi varrin e tyre në Selanik ndërtoi Universitetin për të fshehur të vërtetën e për të mbuluar historinë“. Pohon më tej studiuesi Harvey Sarner: „Pse shqiptarët e morën në ballë rrezikun duke i shpëtuar hebrenjtë!? Përgjigja buron si nga kodi moral i shqiptarëve i njohur si Kanuni, dhe te filozofia e njohur shqiptare, Besa...Holokausti u mori jetën mëse 90 % hebrenjve të Selanikut, kurse në Shqipëri nuk e pësoi asnjeri...Politika e qeverisë shqiptare, edhe të atyre që vunë italianët e gjermanët, ishte - të mbrohen hebrenjtë shqiptarë njëlloj si vetë shqiptarët...kodi moral i shqiptarëve ndryshon nga kodet e popujve të tjerë të cilët (humanizmin) e mbajnë majë gjuhe e në të vërtetë s’u shihet gjëkund“. Teorikët e palodhur sllavo-grekë kundër shqiptarëve, sidomos pas Pavarësisë së Kosovës, shpifjeve duhet t’ua ruajnë të paktën cakun tej të cilit bëhen qesharakë në sy të botës, edhe pse Dora D’Istria në mbrojtje të kombit të vet shqiptar u ka dhënë leje qyshkur me ironi, se „çdo njeri është i lirë të flasë përçart“.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top