Filmi rikrijon “arratisjen me not për liri” nga komunizmi në Shqipëri

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
ardit-sadiku-1-1280x720-1.jpg
Në vitin 1987, një notar profesionist 22-vjeçar i quajtur Tonin Gjini hyri në ujërat e Adriatikut në fshatin verior shqiptar të Velipojës me mikun e tij më të mirë, Pjerin Gjeka. Ata nuk ishin garues, por bashkëpunëtorë në një garë drejt lirisë.

Tetëmbëdhjetë orë më vonë, Gjini doli 18 kilometra përgjatë bregut në qytetin malazez të Ulqinit, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë, duke lënë pas tij një regjim paranojak komunist që kishte mbyllur kufijtë e Shqipërisë për dekada. Gjeka u mbyt, 100 metra larg bregut. Gjini e tërhoqi trupin e shokut të tij deri në tokë.

Një çerek shekulli më vonë, Gjini ka rikrijuar rrugën që përshkoi me not, këtë herë për një dokumentar të shkurtër të titulluar “Freestyle to Montenegro”, me regji të Ardit Sadikut.

Filmi ka tërhequr vëmendje të madhe në Ballkan që nga premiera e tij në 2021, veçanërisht në Beograd, dikur kryeqyteti i shtetit jugosllav që ishte gjithashtu komunist, por me një nivel lirie të ndryshëm nga kudo në Evropën Lindore në atë kohë.

Sadiku, i cili ishte një fëmijë i vogël kur Gjini u arratis, tha se kjo histori e kishte tëhequr shumë si lufta e jashtëzakonshme e një njeriu për liri, por edhe si një mënyrë për t’i kujtuar shikuesve se si ishte jeta jo shumë kohë më parë.

“Për ne është shumë e rëndësishme të flasim për të kaluarën, sepse e kemi varrosur atë”, tha regjisori 31-vjeçar. “Ne priremi të mendojmë se ajo nuk do të përsëritet, por kjo nuk i dihet kurrë. Duke folur për të kaluarën, ne mund të përballemi me më pak konflikte mes nesh.”

Shqipëria në SHBA, nëpërmjet Jugosllavisë

ardit-sadiku-2-600x338.jpg
Një skenë nga filmi “Freestyle to Montenegro”. Foto kortezi: Ardit Sadiku
Gjini e kishte menduar shumë gjatë largimin e tij.

“Vendimi për t’u larguar ishte shumë i vështirë, sepse ishte ose vdekje ose liri”, tha ai për BIRN. Nëse do të ishin kapur, “ushtria do të na kishte ekzekutuar”.

Familjarët e mbetur pas u përballën me zemërimin e shtetit.

Me të mbërritur në Ulqin, katër persona me uniforma e çuan Gjinin dhe trupin e Gjekës në Podgoricë, i njohur atëherë si Titograd. Nga aty, Gjini u dërgua në burg në qytetin bregdetar të Kotorrit për një muaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga Kotorri, Gjini u dërgua në Beograd, ku u intervistua në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ishin rreth 30 të arratisur të tjerë”, kujton ai. “Dikush ishte arratisur nga malet, dikush nga puna, dikush nga ushtria.”

Gjini u lejua të hynte në SHBA, por familja e tij në Shqipëri u internua nga autoritetet në një fshat të largët në veri të Shqipërisë.

Kur u kthye për herë të parë, në vitin 1992 pas rënies së komunizmit, të afërmit e mikut të tij të vdekur, Gjekës, e pyetën se çfarë kishte ndodhur me të.

“Ata nuk dinin asgjë”, tha ai. Ai u tregoi se jugosllavët e kishin marrë trupin e Gjekës dhe ua kishin kthyer autoriteteve shqiptare, të cilët e varrosën atë në veri të Shqipërisë, “por familja nuk dinte asgjë”.

“Më pas familjarët nëpërmjet një të njohuri të tyre e gjetën. Ata morën një ekskavator, gërmuan dhe e gjetën.”

Ndërgjegjësimi për të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Ardit-Sadiku-3-600x337.jpg
Regjisori Ardit Sadiku në Shkodër. Foto: BIRN.
Sadiku nuk kishte dëgjuar kurrë për historinë e Gjinit derisa një koleg në një projekt tjetër i tregoi atij për një burrë “të çuditshëm” që kishte notuar për 18 orë nga Velipoja në Ulqin.

“A është ende gjallë?” e pyeti Sadiku. Ai ishte gjallë dhe ai ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar në qytetin verior të Shkodrës.

Sadiku shkoi të takonte Gjinin dhe ata ranë dakord të rikrijonin notin. Por në vend që të merrte dikë tjetër për këtë, Sadiku donte Gjinin, i cili në atë kohë ishte rreth të 40-tave.

“Ai është një person krejtësisht origjinal dhe kjo më bindi ta marr për dokumentarin, sepse Tonin ishte i çuditshëm, por i vërtetë në të njëjtën kohë”, tha Sadiku për BIRN.

Megjithatë, Gjini dukej “i frikësuar” nga uji kur ata erdhën për të rikrijuar notin, tha Sadiku. “Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ai është më i moshuar tani.”

Sadiku beson se filmi i tij tregon tranzicionin e Shqipërisë dhe luftën e një njeriu për liri.

Synimi i Gjinit, tha ai, “ishte të fitonte lirinë, pra fizikisht; se liria mendore ishte diçka tjetër që ai do duhej ta gjente kur ikte në Amerikë.”

“Po, ai gjeti lirinë fizike, por shoku i tij nuk e gjeti sepse shoku i tij u mbyt.”

“Trupi i tij u zbulua në vitin 1992, sepse në atë kohë trupat e personave të vdekur gjatë arratisjes dërgoheshin në vende të panjohura, si një lloj dënimi për të afërmit e tyre që nuk kishin ku të shkonin.”

“Freestyle to Montenegro” është shfaqur në rreth 10 festivale filmi. Në Beograd ai u shfaq dy herë dhe u pasua me pyetje nga publiku për Gjinin dhe regjimin komunist në Shqipëri.

“Reagimi ishte i mirë. Filmi u pëlqye”, tha Sadiku. “Fakti që një pjesë e filmit ka të bëjë me udhëtimin e Toninit drejt Jugosllavisë ringjalli nostalgjinë për komunizmin”, tha ai, por shtoi: “Ata e pëlqejnë shumë Jugosllavinë. Unë ndiej të kundërtën për Shqipërinë e epokës së komunizmit.”

Në këtë kuptim, tha ai, është e rëndësishme të flasim për të kaluarën.

“Unë shoh shumë të rinj që thonë se ‘komunizmi ishte i mirë’. Edhe fakti që ata mendojnë në këtë mënyrë është i gabuar dhe i dëmshëm.”
 
Komunizmi nuk ishte dhe as nuk është i mirë ama jo çdo gjë që i përket kohës komuniste ishte e keqe.

Ka shumë që arsyetojnë si Sadiku por për mendimin tim e kanë gabim dhe shfaqin të njëjtën sjellje si komunistët kur e shpallën gabim çdo arritje të kohës së Zogut dhe më pas çdo gjë që kishte lidhje me fenë, e më pas çdo gjë që kishte lidhje me perëndimin, etj...

Historia duhet parë me të dyja anët e medaljes.

Komunizmin askush nuk e dinte çfarë ishte dhe çfarë do të bëhej...

Për shumicën e popullsisë komunizmi deri në vitet 70 ishte mirë sepse i bëri me shtëpia, jo pasanikë por ama zhduku problemin e strehimit, zhduku analfabetizmit, zhduku papunësinë, etj...

Problemi me komunizmin ishte dhe mbetet se me kalimin e viteve lideri bëhet i pazëvendësueshëm deri në vdekje dhe jeton në botën e vet.
 
Une nuk e kam lexuar akoma ne fakt ate qe kam sjelle. Kshuqe do e jap neser mendimin mbi temen! 😁
 
Se harrova të sjell në vëmendje dhe sigurinë dhe nr e ulët të krimeve në përgjithësi

Periudha e viteve dhe nr i vrasjeve
1930 - 1934 -> 1120
1955 - 1959 -> 186
1969 - 1974 -> 155
1980 - 1985 -> 450
1992 - 1996 -> 1150

Shifrat janë nga libri "Krimi dhe Antikrimi" i Bujar Sh. Hoxha
 
Une mendoj se asnje nuk beson qe komunizmi ishte i mire. Por, ata qe nuk permendin te mirat qe mund te kete patur, kane si reference pyetjen: A ishte sistemi me i mire apo jo?! A duhet rikthyer? A ishte i duhuri?! Mendoj se familjet qe vuajten nga ai sistem si persekutimi, burgimi, marrja e prones e dhenia te te tjereve patjeter qe s'mund te jene shume gjakftohte.

Personalisht sa i perket komunizmit qe kemi perjetu ne, s'do e doja kurre me! (c'kam lexuar e degjuar se une kam lind ne 90ten) por, Ai ishte nje sistem i cili periodikisht e vazhdimisht punoi qe te zevendesonte Zotin me vetveten. Ndaj dhe ndalimi i fese erdhi me vone. Se donte pak kohe partia te punonte me brezin e ri. Kleriket u uli autoritetin, neper shkolla propaganda e njeriut te ri, njeriut te ri, dhe ndodhi ajo qe mbyllja e pare e xhamise ne mos gaboj ka qene ne Durres nga gjenerata e matures se shkolles se mesme. (Sikur e kam lexuar tek nje nga librat e Ali Bashes, por jam sh keq me kujtimin e datajeve).

Mendoj se nje populli kur i ndrydh shpirtin, nuk do e kete shume te gjate lulezimin.
A ka patur dhe te mira?! Patjeter po: sigurine sidomos.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top