Filluan Vjedhjet

redi-

Anëtar i Respektuar
Sipas Policise se Qrkut Durres diten e Djeshme jane grabitur tre makina luksoze. Po ashtu edhe disa shtepi banimi ne zonen e Plepave.
Nderkohe ky ka qene nje rast i mire per hajdudat pasi Policia po merret me ceshtjen e aksidenteve Rrugore!
 
Po dihet ajo pune.Profesioni i hajdutit vjedhja eshte.Hajduti eshte gje e zgjuar,e zgjedh me shume kujdes viktimen dhe kohen e veprimit.
 
Tek gaz. shekulli une lexova se ne Durres ishin kryer rreth 37 vjedhje gjate muajit korrik - gusht. Ja dhe artikulli ne vazhdim qe flet me gjeresisht per kete gje:

Plazhi i Durrësit vijon të jetë nën shënjestrën e hajdutëve. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se vetëm përgjatë korrikut dhe ditëve të para të gushtit kanë ndodhur 37 raste vjedhjesh. Një gjë e tillë duket se ka ndikuar negativisht edhe tek turistët, sidomos ata të huaj, që nuk kanë hezituar për të lënë bregdetin shqiptar dhe për t'u drejtuar për në Malin e Zi, ku, sipas tyre, fenomene të tilla nuk vërehen. Bëhet e ditur se nuk kanë qenë të pakta rastet kur pushuesit kosovarë, pas ankesave për vjedhje t'i ndërpresin pushimet e të largohen.

Largimi i turistëve

Vjedhjet në fundjavë madje kanë bërë që në një prej hoteleve në zonën e Shkëmbit të Kavajës të largohen 5 familje kosovare vetëm dy ditë pas rezervimit. Një punonjës i policisë nga Kosova u shpreh se ishte i detyruar të largohej vetëm dy ditë pas rezervimit nga frika e vjedhjeve që po bëheshin në gjithë zonën. "Paratë që kisha menduar t'i shpenzoja në Durrës, do t'i kaloj në Mal të Zi, aty ku situata është më e qetë për pushuesit", -shprehet ai, duke vijuar se edhe vetë kishte parë pranë hotelit ku qëndronte hajdutë të shumtë. Por edhe të tjerë pushues janë larguar, pasi u janë vjedhur sendet nëpër dhoma. "Në jo pak raste janë vjedhur edhe makinat", rrëfen një prej hotelierëve të zonës. Vetë pushuesit shprehen se në Durrës janë dyndur hajdutët. E në fakt vetëm gjatë fundjavës u shënuan 5 vjedhje, ndërkohë qe herë pas here banorët e zonës i drejtohen policisë për të denoncuar rastet.

Vjedhjet në fundjavë

Vetëm përgjatë datës 2 korrik në polici kanë mbërritur disa denoncime për vjedhje. Kështu një 50-vjeçar nga Lushnja ka denoncuar vjedhjen e banesës së tij ku janë marrë 1000 euro dhe 35 000 lekë. Po kështu një tjetër kryefamiljar ka denoncuar vjedhjen e 300 000 lekëve në shtëpinë e vet. Në orët e para të mëngjesit të së dielës është konstatuar vjedhja e një fuoristrade tip "Benz" me targa të Bulqziës, si dhe një avokat ka denoncuar tentativën për grabitje të automjetit të vet. Hajdutët kishin dështuar në përpjekjen për të vjedhur automjetin, por për të mos dalë "duarbosh" kishin marrë një çantë të punës me dokumente të ndryshme që ndodhej në makinë.

Arrestimi


Ndërkohë policia ka vënë në pranga vetëm një person përgjatë ditës së djeshme për shkak se i kishte vjedhur një shtetasi kosovar 500 euro në automjetin e tij. I arrestuari Florian Murati, lindur në Kukës dhe banues në Durrës rezultoi të ishte dënuar 3 herë më parë për veprën penale të "vjedhjes".

shekulli.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top