Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Fier, tension për kutitë e bllokuara

FIER – Brenda 24 orësh, qyteti i Fierit ka përjetuar dy herë tension. Grupet e simpatizantëve të Partisë Socialiste, të cilët ishin mbledhur mbrëmjen e së mërkurës për të mos lejuar largimin gjatë natës së kutive të votimit nga KZAZ 20 drejt Tiranës, u larguan vetëm rreth orës 03:00 të ditës së djeshme. Qytetarët fierakë, simpatizantë e mbështetës të PS-së kanë qëndruar në oborrin e shkollës “Perikli Ikonomi” të palëvizur. Vetëm në këtë kohë, kandidati socialist për deputet në Fier, Gramoz Ruçi, kërkoi shpërndarjen e tyre, pasi u bëri të ditur se KQZ do të vendoste për kutitë dhe kishte garancinë e ndërkombëtarëve se nuk do të kishte abuzime. Ruçi u bëri të ditur se kutitë e votave të Libofshës do të largoheshin nga Fieri vetëm gjatë ditës, çka ndodhi realisht mesditën e djeshme. Menjëherë pas kësaj ore, simpatizantët vendosën të largoheshin prej andej. Orët e mëngjesit në të gdhirë, pranë godinës së gjimnazit mbizotëronte një qetësi absolute. Në oborr ndodhej një furgon policie, ndërsa në derën e KZAZ-së hynin e dilnin vetëm komisionerët. Nuk është shfaqur aty ditën e djeshme asnjë prej përfaqësuesve të forcave politike. Rreth orës 13:00 u nisën me një kamion 100 kutitë e përfunduara në mënyrë të rregullt, ndërsa 20 minuta më vonë, më një makinë më të vogël, u nisën drejt KQZ-së tre kutitë me fletët e votuesve të Libofshës. E njëjta situatë u krijua para godinës së shkollës së mesme industriale, ku ndodhet KZAZ nr.18 në Fier. Dhe në këtë rast mësohet se vendimin për kutitë e shpallura të pavlefshme nga demokratët ta marrë KQZ-ja, ashtu si në rastin e Libofshës. /Panorama/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back