Fier, shpërthejnë dy puse nafte në Marinzë, evakuohen banorët. Prokuroria nis hetimet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fier, shpërthejnë dy puse nafte në Marinzë, evakuohen banorët. Prokuroria nis hetimet

1427872679marinzgazi.jpg


Dy puse nafte kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e Marinzës të Fierit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes përveç naftës ka shpërthyer edhe gazi, duke shkaktuar kaos në zonën e banuar dhe pranë një shkolle.

Sipas të dhënave janë marrë masat që të evakuohen nxënësit nga godina, ndërkohë forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në Marinzë.

Shpërthimet në këtë zonë nga puset e naftës janë të shpeshta dhe banorët shpesh herë kanë ngritur shqetësimin e tyre në media, por ende nuk është marrë asnjë masë. Zona e banuar është nën pushtetin e naftës, gazit në ajër dhe ujërave të zeza që vazhdojnë të dalin në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prefekti i Fierit, Xhevit Bushi, i cili u ka bërë thirrje banorëve të Marinzës e më gjerë që të largohen sepse nafta mund të kthehet në zjarr, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ndërkaq si pasojë e shpërthimit të pusit të naftës ka pasur dëmtim të rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza.

“Janë marrë masat nga të gjitha institucionet kompetente. Pusi ka qenë në fazën e shpimit, ka pasur shpërthim spontan dhe nuk dihet se në çfarë thellësie ndodhej pusi. Ka shkaktuar dëmtime të rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza. Ka rrezikshmëri për banorët që jetojnë aty pranë. U bëj thirrje banorëve të fshatit Marinzë e më tutje që njerëzit të largohen nga kjo zonë! Mund të ketë viktima se nafta e gazi mund të kthehen në zjarr. Kjo është një fatkeqësi e madhe natyrore”, tha Bushi.

Prokuroria dhe Policia e Fierit, hetime ndaj drejtuesve

Pas shpërthimit të dy puseve të naftës në zonën e Marinzës, Prokuroria dhe policia Fierit kanë nisur hetimet ndaj drejtuesve të kompanisë “Bankers Petrolium”.

Sipas Prokurorisë, hetimet do të zhvillohen në vendin e ngjarjes dhe do të ketë procedime penale ndaj drejtuesve të kompanisë kanadeze që operon në vendin tonë prej vitesh.

Hetimi do të kryhet për thellësinë e punimeve nga distanca me banesat e fshatit.

Ministria e Mjedisit: I kërkuam më parë kompanisë të merrte masat

Duke marrë shkas nga aksidenti i sotëm i katër shpërthimeve të gazit në zonën Patos -Marinzë, të qarkut të Fierit, Inspektoriati Shtetëtor i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) sqaron se shkaqet teknike të këtij incidenti janë akoma të paqarta dhe do të zbardhen shumë shpejt. Megjithatë, arsyet e shpërthimit mund të jenë të lidhura me konstatimet e bëra nga ISHMP gjatë javëve të kaluara, masat administrative të marra ndaj kompanisë ‘Bankers’ dhe rekomandimet e pazbatuara nga kjo kompani, të bëra nga ana e ISHMP-së.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se me 24 shtator 2014 grupi i punës i ngritur nga Ministri i Mjedisit, filloi inspektimin në aktivitetet e kompanisë ‘Bankers Petrolium’ ku një nga çështjet kryesore për ndotjen në mjedis është situata e gropave ekologjike, në të cilat janë depozituar mbetjet e dala nga procesi i shpimit dhe i prodhimit të naftës bruto, të cilat përbëjnë mbetje të rrezikshme. Me Urdhër të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i është kërkuar kompanisë ‘Bankers Petroleum Albania’, me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe ndotjes potenciale të mjedisit, që kjo kompani të zbatojë disa masa.

Ministria e linjës ka kërkuar pezullimin e aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve, rivlerësimin e raporteve të ndikimit në mjedis dhe rishikimin e kushteve të lejeve mjedisore. Gjitashut kompania në fjalë duhet të marrë masat për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga aktiviteti, të depozituara në gropat ekologjike, t’i menaxhojë ato. Një laborator i lëvizshëm është dërguar menjëherë në terren për të kryer matjen e nivelit të ndotjes.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top