Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

infinito

Anëtar Aktiv
1471452804thike-vrasje.jpg
Një ngjarje e rëndë është verifikuar pasditen e kësaj të mërkure në Fier, ku një konflikt fillimisht verbal ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë, në një lokal ku po zhvillohej një ceremoni martesore, bëjnë të ditur burime policore lokale.
Sipas burimeve, rreth orës 17:20, shtetasit A. Bajrami dhe K. Pashko, përkatësisht 21 dhe 33 vjeç janë konfliktuar me tre persona të tjerë, banues në Radostinë, duke përdorur mjete prerëse.
Agjentët e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë shoqërimin e dy agresorëve, ndërsa po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këitj episodi.
Ndërkohë, shtetasit e lënduar, të identifikuar me inicialet L.S, A.S dhe G.N, përkatësisht 54, 19 dhe 25 vjeç, janë shoqëruar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/ Top Channel
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Pse kshu re byrazer? ا'beni kshu?
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

per te pare kush esht me i forti ne dasem qe te bej komand :p
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Dasem shqiptare pa icik sherr,ska lezet ,,,
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Po pija ca ste bo....edhe pasha te bo
Po kur ske kellqe ce konsumon a lumadhi ti
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Gjera normale ne dasmat shqiptare!
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Ska Dasem pa sherr e pa fjal:)
Esht e pamundur kjo gje.
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Gjera normale ne dasmat shqiptare!

Jo aspak nuk eshte normale , pse duhet te quhet norme se kuptoj?
Kesaj i thone te gjeneralizosh.
Ne asnje dasem ku kam qene une prezent nuk ka patur as sherre, e jo me plagosje.

Une e quaj problem te izoluar.
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Jo aspak nuk eshte normale , pse duhet te quhet norme se kuptoj?
Kesaj i thone te gjeneralizosh.
Ne asnje dasem ku kam qene une prezent nuk ka patur as sherre, e jo me plagosje.

Une e quaj problem te izoluar.

ndersa une ne cdo dasem nga fisi mamit ka perher sherr. lol
Eshte nje baxhanak i cili behet tape perher idioti dhe do prishe cdo dasem :(
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

ndersa une ne cdo dasem nga fisi mamit ka perher sherr. lol
Eshte nje baxhanak i cili behet tape perher idioti dhe do prishe cdo dasem :(

po mos e ftoni e bini rehat lol
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

po mos e ftoni e bini rehat lol

haha une s'e ftova :p ose me sakte: i thash babit mos e fto. E babi qe me thote: Mos qaj hall se nuk vje vete ai se te dasma ime s'kish alkol lol Nuk erdhi vertet!
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Eh mire se me arme eshte cik e eksagjeruar ne fakt...Ketej nga ne vetem me grushte :p ziheshin,perlaeshin pertoke ahaha e te nesermen pasi u dilte pija i shikoje kembekryq te pinin kafene bashke lol
 
Titulli: Fier, sherr me armë të ftohta në mes të dasmës

Kishte nje rast, ne Gostivar sme kujtohet kur, ne dasem me arme zjarri, kur personi ka qellon me arme, ka mali, vret nje djale 8 vjec mos gaboj, ai duke mbledh dru...
Kur e kuptojn familjaret ta kerkojn, e gjejn te vdekur... Cfare dasme, nuk behet dasma me arme, lufta behet me arme, po ne sjemi si duhet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top