Partia Demokratike e Fierit, ka shpallur fitoren ende pa nisur procesi i numërimit, duke hedhur fishekzjarrë në të gjithë qytetin.
Menjëherë pas kësaj, reagoi numri 2 i socialistëve, Gramoz Ruçi, i cili i cilësoi fishekzjarrët si shenjë e festimit të humbjes.
QV-të në qarkun e Fierit u mbyllën sipas afatit ligjor. Procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe pa tensione. Problem ka shfaqur vetëm QV-ja nr. 3178 në Levan, ku për shkak të dyndjes së madhe të votuesve u kërkua edhe ndihma e policisë për përballimin e situatës.
Momentalisht, puna i ka kaluar 10 KZAZ-ëve të qarkut për dorëzimin e kutive të votimit. Sipas të dhënave të para, mësohet se pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 50.8 %.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/